Author: Hamdi Kumanova

Vizita e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Shkup, nuk çoi në ndonjë ndryshim në pikëpamjet e partive politike në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Ish ambasadori Ivica Bocevski thotë se çështja e ndryshimit të Kushtetutës nuk duhet të jetë në fokus të publikut për momentin. “Është e qartë se opozita, të gjitha partitë në opozitë nuk do ta votojnë këtë propozim për ndryshime kushtetuese. Është e qartë se ka një përçarje të brendshme serioze në LSDM, jo vetëm për shkak të “ZNAM” të Maksim Dimitrievskit, por brenda ka ende personazhe në LSDM, që janë edhe më…

Lexo më Shumë

Këshilli i Sigurisë së Maqedonisë së Veriut po e monitoron situatën në rajon dhe botë ndërsa për momentin nuk sheh rrezik nga përshkallëzimi ose ndikimi në shtet. Institucionet janë në gjendje gatishmërie dhe vlerësimi në rast nevoje për të rritur nivelin e sigurisë, raporton Alfax. Këto janë konkluzat nga mbledhja e 19-të e Këshillit të Sigurisë në të cilin u diskutua për luftën në Ukrainë, Palestinë dhe krizën në veriun e Kosovës. “Si anëtare e NATO-s, Republika e Maqedonisë së Veriut është në koordinim të rregullt me ​​Aleancën dhe aleatët lidhur me aktivitetet e ndërmarra për forcimin e…

Lexo më Shumë

Nëse Bullgaria nuk i liron kapacitetet për furnizim me gaz, me taksën e re të vendosur, çmimi i energjisë elektrike dhe ngrohjes do të rritet për 20%, paralajmëron kryeministri Dimitar Kovaçevski duke shtuar se për këtë çështje kanë reaguar edhe në BE, ndërsa theksoi se nuk do të rreshtin së kërkuari heqjen e taksës si dhe lirimin e kapaciteteve. “Ne nuk do të heqim dorë nga kërkesa për lirimin e kapaciteteve të gazit si dhe të kërkojmë që taksa mos të vlejë sepse është vendosur në mënyrë të padrejtë dhe nuk ka asgjë të përbashkët me parimet e tregut dhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se mirëpret vendimin për hapjen e vendkalimit kufitar Rafah, i cili mundëson evakuimin e shtetasve të huaj, përfshirë edhe pesë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Siç informuam më herët, qytetarët tanë që ndodhen në Gaza tashmë janë të përfshirë në listat e evakuimit dhe presim që e njëjta së shpejti të realizohet sipas rrethanave në terren dhe dinamikës së evakuimit, duke pasur parasysh numrin e madh të shtetasve të huaj në Gaza, të cilët janë pjesë e këtij operacioni. Nëpërmjet komunikimit të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Egjiptit dhe Izraelit, si…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se po punohet për caktimin e datës së zgjedhjeve, por pa precizuar nëse grupet e punës janë pranë marrëveshjes së mundshme ose jo, shkruan Alsat. Jozyrtarisht 8 maji mbetet opsioni më i mundshëm, përkatësisht në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. 100 ditë para zgjedhjeve do të ketë Qeveri teknike. “Kur saktë do të jenë zgjedhjet, opinioni do ta mëson pasi atëherë kur do të arrihet marrëveshja. Atë vendim do ta sjell Kuvendi, ndërsa zgjedhjet i shpall kreu i këtij institucioni. Duhet ta kemi parasysh se në pranverë kemi festa fetare…

Lexo më Shumë

Shkruan: Fejzi Hajdari Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë (sipas të gjitha gjasave me ndihmën e ministrit Spasopvski) e ka kthyer në punë “policin huligan”, që ishte pjesë e grupit të 15 huliganëve maqedonas të maskura me fantomka dhe shkopinjë bejzbolli, të cilët e kishin ndjekur të riun shqiptar në mes të qytetit, në Lagjen “Orta Bunar”, që gjendet vetëm qindra metra larg nga Polica e Kumanovës, Gjykatës e Kumonës. Për të qenë skandali edhe më i madh se kaq, policin në fjalë e kishte suspenduar nga puna Komisioni disiplinor (për shkak të aktakuzës). Edhe krahas të gjithë këtyre…

Lexo më Shumë

Agjencia teknike-operative (ATO) ka një rëndësi jetike për çështjet e sigurisë në vendin tonë, është konkluzioni i përbashkët i më të thirrurve dhe kompetentëve për punën e saj. Si organ i pavarur shtetëror, edhe pse Agjencia është themeluar me ligj të veçantë, ka dy muaj që është pa drejtor. Kryetarja e Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime, Marija Georgievska, ka bërë të ditur se në konkurs janë regjistruar jo më pak se 21 kandidatë. Në deklaratën e saj, Georgievska ka theksuar se ekzistojnë disa aplikacione që janë vlerësuar si të diskutueshme dhe mendojnë se duhet të kontrollohen për të…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë informon se dje janë arrestuar tre persona, të cilët dyshohen për ndërtim të paligjshëm në pronë të një personi tjetër. “Të martën rreth orës 15:30, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar kanë arrestuar personat M.B. (70) dhe S.R.(39) nga Vrapçishti i Gostivarit, si dhe D.S.(54) nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit se kishin ndërtuar në mënyrë të paligjshme një objekt në vend, pronë të një personi tjetër”. “Për shkak të qëndrimit të padeklaruar, gjegjësisht keqpërdorimit të qëndrimit turistik, shtetasi shqiptar D.S. është mbajt në Stacionin Policor të Gostivarit për procedurë të…

Lexo më Shumë

-Për pjesëmarrjen në zgjedhje, këtë kur të marrin vendime organet e partive, do të informohen të gjithë, këtë e tha sot kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në pyetjen nëse në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të garojnë së bashku me BDI-në, shkruan TV21. Sa i përket çështjes së Qeverisë teknike, Kovaçevski tha se Qeveri teknike do të ketë 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare. “Duhet të kemi parasysh që gjatë muajve të pranverës kemi edhe festa fetare që bashkëqytetarët tanë i respektojnë, duke i marrë parasysh të gjitha këta supozime, do të vendoset edhe data, ndërsa normalisht në afatet ligjore, marrë…

Lexo më Shumë

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, të martën mbrëma rreth orës 21:30, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, kanë arrestuar23-vjeçarin N.A. nga Reçica e Madhe e Tetovës, i cili ishte raportuar një orë më parë nga një 22-vjeçare nga Tetova me të cilën kishte qenë më parë në lidhje dashurisë se e kishte sulmuar fizikisht derisa po lëviznin me veturë nëpër zonën qendrore të qytetit. Ai është mbajt në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës do të përgatitet një parashtresë e përshtatshme.

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se Milikije Halimi është emëruar drejtoreshë e Shoqërisë Aksionare Shtetërore “Aeroportet e RMV-së” me propozim të Qeverisë, transmeton TV21. Kovaçevski thotë se e njëjta posedon diplomë të universitetit sikurse të gjithë funksionarët tjerë. “Ajo është zgjedhur nga ana e Bordit Mbikëqyrës sipas kritereve që i ka N.P. për shërbime të aeroporteve, që gjithsesi është një ndërmarrje e vogël dhe në bazë të diplomës universitare që e ka parashtruar”, tha Kovaçevski. -Me propozim të Qeverisë? “Po, megjithatë në bazë të diplomës universitare që e ka dhe diplomë universitare që e kanë edhe funksionarët tjerë që ushtrojnë funksione…

Lexo më Shumë

Albert Zorba, 31 vjeç nga Elbasani është njëri prej viktimave që humbi jetën tragjikisht në kantierin e ndërtimit në Hamburg mëngjesin e të hënës. Vëllai i të ndjerit Zorba ndodhet i burgosur në Angli, ndërsa i ati i moshuar ka mbërritur në Hamburg. Viktima e dytë e identifikuar është një i ri nga Kukësi me inicialet R.H. Shqiptarët, punonjës në të zezë në kantier janë paraqitur me dokumente të rreme bullgare dhe kjo është arsyeja e paqartësisë së identiteteve të tyre nga shteti gjerman. Besohet se numri i shqiptarëve që kanë humbur jetën në skelën që u shemb është pesë,…

Lexo më Shumë