Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska ka takuar kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilal Kasami. Në takim u diskutua për mbrojtjen e fëmijëve dhe rëndësinë e zgjerimit të kapaciteteve të kopshteve ekzistuese si dhe ndërtimin e të rejave në mënyrë që të kujdesen për sa më shumë fëmijë në kopshte dhe të mundësohet rritja dhe zhvillimi i duhur. Kryetari i komunës, përfaqësuesit e Komunës së Tetovës dhe ministri shqyrtuan hapat e nevojshëm për përfundimin e objektit të ndërtuar – klon i çerdhes “Rinia” në Tetovë, financuar nga Bashkimi Evropian. Trençevska në takim theksoi se ndërtimi i çerdheve të…
Author: Hamdi Kumanova
Në adresën tonë kanë arritur disa fotografi nga vetura e udhëheqësit të Poliklinikës së Çairit me denoncimin e tyre se i njëjti po keqpërdorë detyrën zyrtare. Vetura zyrtare e drejtorit shikohet e parkuar para banesës personale të drejtorit, e parkuar keq dhe që rrezikon jetën e njerëzve. Kjo torturë dhe kjo gjendje nga ana e udhëheqësit të Poliklinikës së Cairit është duke zgjatur me muaj. Qytetarët kërkojnë zgjidhjen urgjente të këtij problemi, pasi që jetët e familjarëve të tyre dhe njerëzve që i drejtohen Poliklinikës së Cairit janë në rrezik. Sic shihet në foto drejtori, veturën zyrtare është duke e…
Në kuadër të projektit, 20 familje nga komunat e Radovishit, Konçes, Demir Kapisë, Negotinës, Gradskos dhe Resnjës do të përfitojnë me materiale të dhuruara nga TIKA Agjencia Turke për Koordinim dhe Zhvillim (TIKA) në kuadër të programit të mbështetjes së zhvillimit rural në Maqedoninë e Veriut ka dhuruar materiale për kultivimin e dredhëzës, raporton Anadolu. Në kuadër të projektit, 20 familje nga komunat e Radovishit, Konçes, Demir Kapisë, Negotinës, Gradskos dhe Resnjës do të përfitojnë me materiale të dhuruara nga TIKA. Në aktivitetin për dhurimin e materialeve përveç koordinatorit të TIKA-s në Shkup, Mehmet Bayrak, morën pjesë edhe familjet përfituese…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Loga, në konferencë për media tha se me vendimin për të mos votuar Ligji për amnisti, Maqedonia e Veriut është shtet më i padrejtë se dje. “Ajo që ndodhi sot neve edhe e prisnim është një fal lloj hakmarrje për mos votimin tonë për ndyrhsiumet në Kodin Penal”, tha ministri Lloga, raporton SHENJA. Në pytjen nëse tani, Aleancan për Shqiptarët do të largohet nga Qeveria, ministri LLoga tha se Jo. Lloga tha se nuk ka krizë brena koalicionit qeverisës. Ai tha se që nga dita e parë ka treguar se është në anën e qytetrarëve dhe…
Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (01- nëntor) rreth orës 13:00, në rrugën “Goce Delçev” në Gostivar kanë privuar nga liria, 61-vjeçarin E.B. nga Gostivari, për shkak të dyshimit se ai kishte ri-transmetuar kanalet televizive pa licencë përkatëse dhe se shërbimet e tij, sipas setit, janë përdorë nga 2800 klientë që paguanin nga 100 euro në vit. Në objektin biznesorë ku ai punonte dhe në disa vende të tjera, atij iu gjetën dhe konfiskuan dy kompjuterë, dy resiverë dhe tre telefona celularë. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pas dokumentimit të plotë rastit kundër tij do të…
Mbrëmë (01-nëntor) në orën 21:50 në SPB-Tetovë është raportuar se një e mitur nga një fshati i Tetovës është sjellë në Spitalin Klinik të Tetovës me lëndime nga një mjet i mprehtë në pjesën e shpinës dhe me disa lëndime të tjera nëpër trup. Gjatë inspektimit më vonë është zbuluar se plagët ia kishte shkaktua motra e saj më e madhe, pasi që më parë kishin patë një zënkë verbale dhe fizike me njëra-tjetrën. Janë marrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përgaditet parashtresë përkatëse” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.
Avokati i Popullit Naser Ziberi, thotë se ka shumë çështje të hapura në lidhje me incidentin gjatë fundjavës në burgun “Idrizovë”, kur u sulmuan disa të burgosur. Ziberi në Telma, tha se janë siguruar të gjitha video-incizimet për të cilat theksoi se nuk janë me cilësi të mirë, ndërsa gjithashtu tha se disa prej tyre nuk kanë qenë fare në funksion, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ziberi ka treguar se të dielën të burgosurit kanë qenë në pavijonin gjysmë të hapur, por për shkak se ishte ditë jopune, nuk kanë arritur të sigurojnë të gjitha provat e nevojshme që kërkonin, pas së…
MPB-ja njofton se në datë 01.11.2023 në ora 06:00 në Strumicë, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë kanë privuar nga liria E.I.(19) nga Strumica. “Gjatë bastisjes në banesën e tij, e cila është kryer me urdhër të gjykatës, i është gjetur dhe konfiskuar marihuana”. Nga MPB-ja njoftojnë për këtë ngjarje është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personit do të bëhet kallëzim përkatës. /Telegrafi/
Autoritetet kufitare në Gazë publikuan një listë prej 596 shtetasve të huaj dhe persona me shtetësi të dyfishtë nga 15 vende të cilëve u është lejuar që sot të largohen nga Gaza, në mesin e të cilëve edhe katër shtetas të Maqedonisë së Veriut. Më shumë se 500 njerëzve u ishte lejuar që të largohen dje, kur për herë të parë pas disa javëve ishte hapur vendkalimi. Autoritete palestineze e publikuan listën me emra para orës 2 të mëngjesit sipas kohës lokale, duke treguar se personat duhet të jenë në vendkalimin kufitar në orën 7 të mëngjesit. Ministria e Punëve…
MPB Maqedoni informon se sot (02.11.2023) rreth orës 01.30 në hyrje të fshatit Prdejci, Gjevgjeli, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Vëzhgim Kufitar Bogorodicë kanë arrestuar dy persona, G.Z.(20) dhe D.M.(19), të dy nga Kosova. Gjatë kontrollit në automjetin “Volkswagen Turan” me targa të Kosovës, i cili është drejtuar nga Z.G, ndërsa M.D ka qenë bashkudhëtar, pasi janë gjetur shtatë emigrantë nga Siria. “Ata janë ndaluar në Stacionin Policor Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Në seancën e sotme të 129-të, ndër pikat e rendit të ditës janë edhe Propozimi për interpelancë për punën e prokurorit shtetëror, Lubomir Joveski, i dorëzuar nga deputetët e opozitës, si dhe propozimi për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Interpelanca e Joveskit është vendosur si pika e 13-të e rendit të ditës të seancës. Propozuesit e interpelancës të publikuar në ueb faqen e Kuvendit- Afrim Gashi, Izet Mexhiti, Kastriot Rexhepi, Merita Kolçi Koxhaxhiku, Safije Sadiki Shaini, Fadil Zendeli dhe Hysni Ismaili theksojnë se ajo bazohet në pretendime serioze se Prokuroria ka fshehur fakte dhe informacione gjatë gjithë…
Ende pa nisur seanca, disa nga deputetët e “Rithemelimit”, kryesuar nga Sali Berisha kanë shkuar në Kuvend duke krijuar kaos. Sikurse duket nga pamjet, ata kanë marrë karriget e deputetëve të PS dhe i kanë përmbysur ato para Foltores së parlamentit. “Ne jemi këtu për të kërkuar të drejtat tona kushtetuese, të mohuara në mënyrën më brutale, por që janë interesi, në vlerësimin tonë, i të gjithë shqiptarëve që duan pluralizmin, por janë interesi i të gjithë atyre që votuan kundër qeverisë, për një opozitë të vërtetë dhe jo një opozitë, kryetarin e të cilës, përfaqësuesin e të cilës,…

