Në adresën tonë kanë arritur disa fotografi nga vetura e udhëheqësit të Poliklinikës së Çairit me denoncimin e tyre se i njëjti po keqpërdorë detyrën zyrtare.
Vetura zyrtare e drejtorit shikohet e parkuar para banesës personale të drejtorit, e parkuar keq dhe që rrezikon jetën e njerëzve.
Kjo torturë dhe kjo gjendje nga ana e udhëheqësit të Poliklinikës së Cairit është duke zgjatur me muaj.
Qytetarët kërkojnë zgjidhjen urgjente të këtij problemi, pasi që jetët e familjarëve të tyre dhe njerëzve që i drejtohen Poliklinikës së Cairit janë në rrezik.
Sic shihet në foto drejtori, veturën zyrtare është duke e parkuar edhe në hapësira të gjelbëra, para dyerve, etj – thonë disa nga qytetarët.