Author: Hamdi Kumanova

Jo rrallëherë ndodhin përleshje mes personave që punojnë në të njëjtin vend të punës në Kosovë. Ato shpesh eskalojnë në kërcënime e sulme, për çka intervenon Policia. Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur në Drenas, ku janë përfshirë dy punëtorë të fabrikës së ‘Feronikelit’. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se sherri ka nisur gjatë kohës që ata ishin duke udhëtuar së bashku për në punë, kur për motive ende të panjohura, 49-vjeçari ka sulmuar fizikisht kolegun e tij. 60-vjeçari ka marrë lëndime trupore si pasojë e goditjeve dhe si rrjedhojë ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.…

Lexo më Shumë

E ashtuquajtura “veprimtare për të drejtën e votimit”, Susan B. Anthony, para 151 viteve, konkretisht më 3 nëntor 1872, u përpoq të votonte në zgjedhjet presidenciale, por u arrestua për shkak të kësaj orvatjeje. Ajo kishte provokuar me qëllim arrestimin e saj në Nju Jork për të fituar publicitet për kauzën e të drejtave të grave për të votuar. Ajo u nxor para gjyqit, u shpall fajtore dhe u gjobit me 100 dollarë se ishte përpjekur të votonte. Pas kërcënimit të saj për të mos e njohur vendimin e gjyqit dhe për të mos paguar gjobën, gjykatësi u shpreh se…

Lexo më Shumë

Vite më parë gazetari shqiptar Fahri Musliu vuajti torturat për shkak se disa “gazetarë” serbë “përcaktuan me hulumtime reale” se ai është babai i presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Çfarë mund të thuhet, as fajtor e as përgjegjës, Musliu është në lajme si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Sikur të mos mjaftojë që tabloidët ia mjeruan jetën, është edhe Vuçiqi, i cili pak nga pak dhe publikisht (krejt pa nevojë) thotë se Musliu nuk është babai i tij. Kështu ishte edhe para disa ditësh kur Vuçiq, duke iu përgjigjur kritikave të opozitës, tha në TV Prva: “Më sulmojnë…

Lexo më Shumë

Pjesa e parë e provimit përbëhet nga pjesa teorike dhe praktike që duhet t’i tregojë njohuritë dhe shkathtësitë kompjuterike për programet bazike për punë në zyrë dhe në mënyrë plotësuese për sistemin EMIS, si dhe për ditarin elektronik. “Ka detyra praktike të llojit, të kryejnë një detyrë ne Excel, në Word, në Power Point. Kërkohen shkathtësi bazike kompjuterike, por të plotësuara me softuerin që përdoret në arsim”, thotë Mihajllovska. Provimi përmban edhe pyetja nga fusha të tjera. Ka edhe tema që kandidatëve u jepen me përzgjedhje të rastësishme, gjegjësisht të përgatisin një hulumtim në një temë të lidhur…

Lexo më Shumë

Pas vitesh heshtjeje për vonesën në ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër, Artan Grubi tha se ishte e papranueshme ajo që po ndodhte, dhe kërkoi që të ndërpritet kontrata e autostradës. “Afati skadon deri në fund të vitit, dhe mendoj se është koha që Qeveria dhe Kuvendi ta shqyrtojnë atë marrëveshje, kështu që nëse është e nevojshme, le të ndërpritet dhe t’i jepet dikujt tjetër. Sepse kjo tashmë është skandaloze dhe absolutisht e papranueshme. Mandati ynë është një vit, dy, tre, katër maksimum, nëse nuk japim rezultat gjatë mandatit, neve na dërgojnë në shtëpi. Por, duhet ti dërgojnë në…

Lexo më Shumë

Fronti opozitar njofton se ka siguruar nga denoncuesit e tyre informacionin se një kërkesë e re po përgatitet në adresë të një gjykatësi tjetër të Gjykatës supreme, për të rikthyer në fuqi faljen e ish presidentit Gjorge Ivanov me të cilën faleshin shumë ish funksionarë. Sipas tyre, presionin e ushtron BDI-ja dhe disa eksponentë të saj, me qëllim që të falet dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski. Një kërkesë e tillë ishte dorëzuar dhe pak kohë më parë, por avokati që e dorëzoi, e tërhoqi atë pas presionit publik. “BDI-ja dhe disa individë të caktuar që janë instaluar në…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke përshëndetur vendimin e Kuvendit kundër propozim-Ligjit për amnisti deklaroi se drafti nuk ofronte zgjidhje, pasi nuk do të shpopullonte burgjet, shkruan Alsat. Kovaçevski tha se Qeveria e kaloi paraprakisht ligjin për t’i dhënë mundësi Llogës ta arsyetojë atë para deputetëve. “Kishte argumente të cilat dëshmonin të kundërtën e draftit, përkatësisht ligji paraprak nuk i ka arritur efektet e dëshiruara. Numri më i madh i atyre që ishin amnistuar, menjëherë kishin kryer vepra të ngjashme penale dhe ishin burgosur. Argumenti i dytë është se mbi 2 mijë persona presin për t’u nënshtruar dënimit me burg, kjo…

Lexo më Shumë

UDHËZOJMË FARMACISTËT TË KENË KUJDES GJATË DHËNIES SË BARIT OZEMPIK Agjencia Evropiane e Barnave ka njoftuar se në nivel të Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar është zbuluar një tretësirë injektuese e falsifikuar e Ozempic (semaglutid) 1 mg, përcjellë KlanM. Stilolapsat e parambushur janë shënuar në mënyrë të rreme si bar për diabet Ozempic me numër serial MP5E511 dhe NP5G866. MALMED-i ka marrë raportime për bar të falsifikuara në territorin e shtetit tonë nga poseduesi i lejes për vënien në qarkullim të barnave për barin Ozempik i cili përdoret për trajtimin e diabetit të llojit 2 me numrat serik: MP5B060,…

Lexo më Shumë

27 të përjashtuarit nga puna në Ndërmarrjen e Qarkullimit Publik (NQP) kërkojnë që të kthehen në punë. Nga Sindikata e NQP-së thonë se hoqën një pjesë vitale të stafit që do të vështirësoj funksionimin e punës. Kreu i kësaj sindikate Miqo Stojanovski tha se janë në bisedime me drejtorinë për të kthyer një pjesë të tyre përndryshe janë të gatshëm të futen në grevë me të gjithë 1,150 të punësuarit sa kanë mbetur në NQP. “Në NQP mbetemi pa kuadër që na duhej aktualisht, shpresoj se në bisedimet me drejtorin Krste Petrevski do përpiqemi që një pjesë të madhe të…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot në konferencën për shtyp tha se ka informacione të reja për Klinikën e Onkologjisë për periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2023. Mickoski prezantoi raporti nga Fondi për sigurim shëndetësor, i cili ka kryer kontroll të jashtëzakonshme financiare të furnizimeve publike në Ministrinë e Shëndetësisë për periudhën nga 1 gushti i vitit 2021 deri më 1 gusht të vitit 2023 dhe në Klinikën e Onkologjisë për periudhën nga dhjetori i vitit 2022 deri në mars të vitit 2023. Raporti, siç theksoi Mickoski, tregon se ilaçet për pacientë janë vonuar, ndërsa për këtë askush…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka reaguar pasi në Kuvend dështoi votimi i nevojës për miratimin e Ligjit për Amnisti, që ishte propozim i Ministrisë së Drejtësisë. Lloga këtij vendimi të Kuvendit i referohet si padrejtësi. “Sot Maqedonia e Veriut është shtet më i padrejtë se dje!”, ka shkruar Lloga në Facebook. Ndryshe, sot deputetët e Kuvendit të Maqedonisë me 66 vota “kundër” nuk e pranuan propozimin që të miratohet Ligji për amnisti./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka vizituar sot pikën e vaksinimit në Poliklinikën “Bit-Pazar”, për t’u njohur nga afër se si po shkon procesi i vaksinimit kundër gripit sezonal. Mexhiti u shpreh i kënaqur me reagimin e deritanishëm të qytetarëve, duke theksuar se kjo tregon se ata janë të përgjegjshëm për shëndetin e tyre dhe janë të informuar se vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, i cili parandalon shfaqjen e komplikimeve më të rënda, veçanërishtë midis grupeve të rrezikut. “Vetëm në një javë në qendrën e vaksinimit në Poliklinikën “Bit-Pazar” vaksinën kundër gripit sezonal…

Lexo më Shumë