Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, nuk pret krizë të re politike në vend, edhe pse sipas tij, katër vitet e fundit opozita po e bllokon Kuvendin. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas hapjes së Konferencës së parë për infrastrukturën rrugore, ai sqaroi se zgjedhjet po vijnë, të cilat do të organizohen në bazë të një Kodi Zgjedhor që do të harmonizohet me të gjitha partitë politike. “Pas përgatitjes së Kodit Zgjedhor nga Ministria e Drejtësisë, ai do të dorëzohet në Kuvend, ku të gjitha partitë politike dhe ato që nuk marrin pjesë nga opozita do…
Author: Hamdi Kumanova
Në ndërmarrjen publike të Shkupit “Ujësjellësi dhe Kanalizime” sot janë përleshur anëtarët e Bordit drejtues dhe sigurimit. Incidentin për Meta.mk e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk. “Me datë 03.11.2023, në ora 13:30, një person nga Bordi drejtues i “Ujësjellësit” ka raportuar se në ambientet e “Ujësjellësit” ka pasur shkelje të rendit dhe qetësisë publike. Për zbardhjen e rastit janë dërguar zyrtarë policorë nga Stacioni policor Qendër”, konfirmojnë nga MPB. Siç njofton portali SDK, problemi ka lindur pasi me urdhër të drejtorit Dragan Ilievski, atyre iu është ndaluar të mbajnë takim në…
Ish-deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi, në një intervistë për gazetën LAJM, tha se problemet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, burojnë nga Kushtetuta dhe se për një të ardhme të sigurtë të vendit, nevojitet një marrëveshje historike mes shqiptarëve dhe maqedonasve, për të ndryshuar aktin më të lartë juridik të vendit. “Një popull i cili është autokton, një popull i cili nuk e dimë sa jemi, prej 700 mijë deri në 1 milion, nuk kemi kapacitete ne me të vërtetë të merremi vesh në formë demokratike, të kemi një marrëveshje historike me maqedonasit për ta ndryshuar dhe ridefinuar Maqedoninë si…
Në procedurën e shkurtuar ka dështuar, por në procedurën e rregullt nuk është dashur. Të paktën kështu pretendon ministri i Drejtësisë, i cili nuk heq dorë nga ligji i amnistisë dhe pret të pranohet në një tentativë të dytë. Në konferencën e sotme për media, ai tha se është i gatshëm të pranojë amendamentin e LSDM-së, por edhe më shumë amendamente, përfshirë edhe nga opozita, vetëm nëse miratohet ligji. Ai mohon të ketë motiv personal për amnistinë dhe pretendon se i vetmi argument i tij janë kushtet e këqija në burgje, korrupsioni dhe torturat ndaj të cilave janë të ekspozuar…
I pari i Diplomacisë, Bujar Osmani, dje me ftesë të Ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok, ka marrë pjesë Konferencën Ministrore “Unioni i zgjeruar, më i fuqishëm” në Berlin, organizuar nga Ministria Federale e Punëve të Jashtme. “Isha i nderuar sot të jem ministri i vetëm nga rajoni pjesëmarrës në panelit e lartë për të ardhmen e Evropës i organizuar nga ministrja e Jashtme e Gjermanisë”, ka njoftuar Osmani. Ministri si bashkëfolës në panel kishte Ministren e Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok, të Sllovenisë, Tanja Fajon dhe MPJ i Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Një banor i Gjevgjelisë ka tentuar të vrasë me armë një përmbarues dhe një avokat, me të cilët është takuar për të rregulluar mënyrën e shlyerjes së borxhit. Ai është përleshur me avokatin dhe pasi i ka premtuar se nuk do ta denonconte është arratisur. Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli ka leeshuar urdhër për hetime ndaj këtij personi i cili më 29 tetor të këtij viti në zyrën e një permbaruesit në Gjevgjeli me dashje ka tentuar t’u marrë jetën dy personave të cilët i ka takuar sipas një marrëveshjen e mëparshme për të rregulluar mënyrën dhe afatin e pagesës…
Sërish shtyhet seanca e sotme për rastin kundër Klinikës Zhan Mitrev dhe doktorit Zhan Mitrev për shkak të qëndrimit joserioz të prokurorisë. Megjithëse ishte planifikuar siç duhet dhe ftesa iu dërgua të gjitha palëve të interesuara, gjyqtari u detyrua ta anulonte atë. Në seancën e sotme ishin parashikuar të jepeshin deklaratat e dëshmitarëve të prokurorisë. Por njëri nga dëshmitarët është paraqitur pa kartën e identifikimit, e cila është e detyrueshme gjatë dhënies së dëshmisë para gjyqtarit dhe dëshmitari i dytë nuk është paraqitur për shkak se nuk është njoftuar për prani në seancën e sotme. Seanca e ditës së sotme…
Me buxhetin e ri për vitin 2024, i cili tashmë është duke u krijuar dhe është në fazën përfundimtare, nuk do të ketë mjete për paga më të larta të zyrtarëve, tha sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. Sipas Bytyqit, të zgjedhurit dhe të emëruarit nuk do të heqin dorë nga rritja e pagave prej 10 për qind, por Qeveria do të vendosë që të mos rritet. Jemi duke punuar për një zgjidhje sistematike dhe së shpejti, siç ka bërë të ditur Bytyqi, pritet të dorëzohet një propozim në Qeveri. Zëvendëskryeministri theksoi se në vitin 2025 do të ketë…
Dyzet vjeçari B.V. nga Tetova, dje (02-nëntor) në ora 13:00 në SPB-Tetovë, ka raportuar se një natë më parë në një kazino në rrugën “Iliria” në Tetovë, kanë hyrë dy persona dhe tek punonjësja kanë shkëmbyer 900 dollarë në apoena prej 100 dollarësh, për të cilat menjëherë është konstatuar se ishin të falsifikuara. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.TS
Për shkak të dyshimeve të bazuara për fitimin e parave nga shpina e pacientëve dhe trajtim joadekuat të pacientëve me kancer, kryetarja e Komisionit Hetimor në Kuvend për skandalin e Onkologjisë, Rashela Mizrahi, njoftoi se sot pasi të dëgjojnë dëshmitarët e fundit, ata do të kërkojnë vazhdimin e kompetencave dhe punës së komisionit. Ajo tha se në rastin e Onkologjisë ka gjetje të reja nga të cilat, sipas saj, janë të qarta tri gjëra, gjegjësisht se Fondi ka urdhëruar dhe përgatitur një raport që lë dyshime se edhe sot të sëmurët marrin trajtim joadekuat, se edhe sot barnat paguhen në…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili ishte folës në panelin me temë “Roli i ndërtimit në zhvillimin ekonomik të vendit” në kuadër të Konferencës për infrastrukturë rrugore, ku pjesë e panelit dhe të pranishëm ishin edhe profesorë universitarë, theksoi se vërtet duhet të mendojmë seriozisht në interes të ekonomisë, nëse arsimi i mesëm duhet të jetë i obligueshëm në vendin tonë. “Duhet të themi sinqerisht se ne të gjithë përballemi me të njëjtat probleme dhe duhet të fillojmë realisht të bëjmë një përzgjedhje që do të përfitojë ekonomiа në tërësi. Flasim për papunësi prej 13 ose 14%, nëse shikoni…
U ndërpre gjyqi për ndërtimin e autostradave kineze, që ish-PSP-ja e ushëhiqte me emrin e koduar Trajektorja. Prokurorja Lile Stefanova në seancën e sotme tërhoqi akuzat ndaj Nikolla Gruevskit, Vlladimir Peshevskit, Mile Janakieskit dhe Ljupço Gjorgjievskit, të cilët ishin përgjegjës për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Në vendimin për tërheqjen e aktakuzës, Stefanova tha se këtë e bën për shkak të ndryshimeve të Kodit Penal, me të cilat u zvogëluan dënimet dhe kështu u vjetëruan veprat penale që i ngarkoheshin të pandehurve, transmeton Portalb.mk. Gjyqi për këtë rast ka filluar në vitin 2018 dhe nuk ka marrë asnjëherë vendim të shkallës…

