Diploma partiake në Maqedoni vlen më shumë se një diplomë Harvardi. Mjafton të kësh lidhje me të fortin e partisë dhe për një kohë të shkurtër emërohesh drejtor, zv/drejtor apo në ndonjë postë tjetër të rëndësishëm. Në këtë shtet mund të udhëheqës sektor dhe drejtori të rëndësishme që nuk kanë të bëjnë fare me kualifikimet tuaja, qoftë edhe pasdiplomike. Sipas evidencës së fundit për personat e papunë, në Agjencinë për Punësim si të papunë janë të regjistruar 623 magjistër të shkencave, si dhe 19 doktorë shkencash. Ka edhe shumë që kualifikimet e tyre nuk i kanë paraqitur tek Enti për…
Author: Hamdi Kumanova
Në 24 orët e fundit më së shumti shi – 87 litra për metër katror kanë rënë në Mavrovë Anovë, më pas Dibër me 65, Kriva Pallanka 57, Berovë 40, Shkup – Petrovec 33, Kumanovë, Gjurishtë dhe Popova Shapka 31, Strumicë 24, Ohër. dhe Krushevë 23 secili, Shkup – Zajçev Rid 22, Tetovë 18, Demir Kapi, Gjevgjeli dhe Manastir secili 17, Shtip 16, Prilep 14, Pretor 13, Veles 12, Vinicë 10, Topolçan 9 dhe Dojran me 8 litra për metër katror thonë nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (DPH). Nga aty theksojnë se gjatë natës ka qenë mot i vranët me…
Rasti i Onkologjisë është një skandal monstruoz në të cilin nuk ka kuptim të komentohet, por duhet ta përsërisim, sepse Maqedonia sot fatkeqësisht po përballet me njerëz të cilët janë pikëlluar nga vuajtjet e qytetarëve, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së, gjatë vizitës së sotme në Prilep.” “Kemi nxjerrë disa përfundime nga analizat e deritanishme. I pari bazohet në Raportin nga mbikëqyrja e jashtëzakonshme e prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë ose në dokumente për periudhën 01.08.2021 deri më 01.08. 2023, si dhe për mbikëqyrjen e pjesshme të periudhës dhjetor 2022 – mars 2023, dhe janë konstatuar parregullsi që janë përforcuar…
Dje, afër orës 11 të natës, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Tetovë kanë arrestuar një të mitur nga fshati i Reçicës Vogël, për shkak se ka pasur në posedim marihuana, shkruan Portalb.mk. Pak më vonë, në koordinim me Prokurorinë Themelore Tetovë, është kontrolluar banesa e saj, ku është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhuri e bardhë. Në prani të prindit dhe përfaqësuesit të Qendrës për Çështjet Sociale, me të miturën është zhvilluar një intervistë zyrtare në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse. Shpërndarja dhe…
Refuzimi i Ligjit për Amnisti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ditë më parë me kundërshtim edhe të partive shqiptare atje, ka ngjallur reagime të shumta. “Propozimi i Ministrisë së Drejtësisë ndaj përfaqësuesve shqiptar është refuzuar, duke e ditur se një numër i madh i personave që do të kapte kjo falje do të ishte në interesin e përgjithshëm të numrit të shqiptarëve. Fatkeqësisht nuk u përkrah nga të gjitha votat e shqiptarëve dhe kjo bëri që gjithmonë partite politike shqiptare t’u shërbejnë partive politike maqedonase dhe jo votuesve shqiptarë”, tha ai. Në rast të miratimit të ligjit, nga 2.114…
“Sipas të dhënave të mia fillestare për muajin tetor, të cilat do të publikohen nga Enti Shtetëror i Statistikave javën e ardhshme, inflacioni në sektorin ushqimor do të jetë nën 2%, ndërsa inflacioni total në vend do të përgjysmohet në krahasim me muajt e mëparshëm dhe kjo është si rezultat i masave që ka marrë Qeveria, veçanërisht Ministria e Ekonomisë”, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi për “TVSitel”. Ministri theksoi edhe një herë se masat kryhen në komunikim të vazhdueshëm, takime me të gjithë aktorët, nga prodhuesit deri te distributorët dhe rrjetet e supermarketeve. Njëkohësisht, ai u ka dërguar mesazh…
Shoqatat e gazetarëve profesionistë dhe organizatat e shoqërisë civile nga sektori i medias në Maqedoninë e Veriut janë kategorikisht kundër përpjekjeve të fundit për të rikthyer reklamat shtetërore në media. Në deklaratën e përbashkët, theksohet se një qëndrim i tillë vjen nga vlerësimi i ekspertëve se ndryshimet e propozuara do të jenë jashtëzakonisht të dëmshme për pluralizmin mediatik, pavarësinë e mediave dhe lirinë e gazetarëve dhe punëtorëve mediatikë në vend, përcjell INA. Ja komunikata e plotë: Ne, shoqatat profesionale të gazetarëve dhe organizatat e shoqërisë civile nga sektori i medias kundërshtojmë kategorikisht përpjekjet e fundit për të rikthyer reklamat shtetërore…
Ministria e Punëve të Brendshme ka zbardhur tri vjedhje të veturave në Prilep, pasi autori i arrestuar ka pranuar krimet e ndodhura në periudhën e kaluar. “Nga ana e zyrtarëve policorë nga SVR Manastir-OVR Prilep-Zyra e Jashtme për Punë Kriminale Prilep, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve paraprake operative, dje (11.03) ia kanë hequr lirinë E.Q.(28) nga Prilep. Ai dyshohet se ka vjedhur automjetin e pasagjerëve “Zastava 128” me datë 14.07.2023, mjetin “Tiko” me datë 28.10.2023 dhe automjetin “Opel Astra” me datë 11.03.2023. I dyshuari ka pranuar plotësisht krimet. “Dy nga automjetet e sekuestruara janë gjetur dhe i janë kthyer…
Mediat gjermane shkruajnë për azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor të cilët kanë aplikuar për azil prej disa vitesh me radhë. Shanset e tyre për azil janë të vogla, por ata vazhdojnë të vijnë. Pak ditë para takimit të krizës mes kryeministrave të landeve dhe kancelarit Olaf Scholz për temën e refugjatëve dhe azilkërkuesve, që ka për qëllim parandalimin e ardhjes së peranave që nuk kanë të drejtë azili, si dhe dëbimin e atyre që janë refuzuar,mediat gjermane raportojnë për historitë e kërkesave të përsëritura për azil nga qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Gazeta Berlinit Tagesspiegel dhe disa media të tjera gjermane, përfshirë…
Zv/Ndihmësi Sekretar Amerikan i Shtetit i ngarkuar për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, gjatë një interviste telefonike për “Zërin e Amerikës” në gjuhën maqedone, ka theksuar se kolegët bullgar e kanë bindur se nuk kanë qëllime për të vënë kushte tjera për Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së, njofton KlanM. “Bullgaria dëshiron të sheh progres të udhërrëfyesit. Dhe, duam të jemi të sigurtë se mund të punojmë me të gjitha palët që të sigurohemi se kushtet janë përmbushur. Por, kjo duhet të bazohet në fakte dhe në obligimet ekzistuese që të sigurohemi se RMV-ja mund të lëviz përpara…
Lidhur me prokurimin e automjeteve për nevojat e delegacioneve të larta që do të mbërrijnë në vend për Këshillin Ministror të OSBE-së ka reaguar MPJ-ja duke theksuar se nuk është e vërtet se MPJ do të shpenzojë mbi 900 mijë euro për veturat me qira. “Nuk është e vërtetë se Ministria do të shpenzojë mbi 900 mijë euro siç pretendohet në media për marrjen me qira të automjeteve. Bëhet fjalë për marrëveshje kornizë dhe nga ofertuesit kërkohet të përcaktojnë çmimin e qirasë për ditë dhe për automjet. Kjo do të thotë se vetëm pasi të jenë shteruar të gjitha kapacitetet…
Një muaj na ndan nga përfundimi i procesit të skriningut, pas të cilit pritet që Maqedonia praktikisht të fillojë hapjen e kapitujve të negociatave. Siç informuan autoritetet vendase, por më parë edhe ambasadori evropian Dejvid Gir, faza e skriningut po lëviz në përputhje me dinamikën e paraparë. “Kanë mbetur tre kapituj deri në fund të skriningut, përkatësisht kapitulli 12- Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare, kapitulli 30- Marrëdhëniet e jashtme dhe skriningu përfundon me kapitullin 31- Politika e jashtme, e sigurisë dhe mbrojtjes më 7 dhjetor 2023″, njoftojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane. Megjithatë, që vendi të…

