Një 43-vjeçar nga Tetova gjatë ditës së djeshme ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person pas mosmarrëveshjeve në lidhje me një vend parkimi, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë thonë se po merren masa në lidhje me rastin. “Dyzet e tre vjeçari A.S. nga Tetova, dje (05-nëntor) në ora 20:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 21:00 para banesës ku banonte në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga një person, për shkak të keqkuptimeve rreth parkimit të automjetit të tij dhe të sulmuesit. Po merren masa për pastrimin dhe dokumentimin e plotë…
Author: Hamdi Kumanova
Koreja e Jugut tha të hënën se synon ta lëshojë satelitin e parë spiun të ndërtuar nga dora e vet në fund të këtij muaji, në mënyrë që ta vëzhgojë më mirë Korenë e Veriut, e cila po e rrit arsenalin e armëve bërthamore. Vetëm pak ditë më parë, Koreja e Veriut dështoi në zotimin e saj për të tentuar për herë të tretë ta lëshojë satelitin gjurmues në tetor, me gjasë për shkak të telasheve teknike. Jeon Ha Gyu, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut, tha të hënën se sateliti i parë spiun i ushtrisë së…
Në vitet e 80, qindra mijëra punëtor niseshin me tren nga Kumanova për në Gjermani. Trenat ishin plotë edhe në relacionet e ndryshme brenda vendit, njofton agjencia e lajmeve INA. Në stacionet e trenave kishte hotele, kafene shume taksi dhe zhurma e qytetarëve të cilët bëheshin gati për nisur një aventur, një udhëtim me tren në destinacione të ndryshme. Sot, gjithcka ka ndryshuar dhe stacionet e tranave në gjendje katastrofale kanë mbetur fantazma të së kaluarës. Disa trana të rinj të blerë nga qeveria e kaluar lëvizin pothuajse bosh në gjithë territorin e vendit. Nga Shkupi deri në Veles bileta…
Disa deputetë të Partisë Demokratike nuk janë lejuar që të futen në ambientet e Kryesisë së Kuvendit këtë të hënë. Pasi punonjësit e Gardës bllokuan derën e Kryesisë, deputeti Flamur Noka zgjodhi të hipte mbi kangjella duke i kaluar e duke u futur në ambientet e Kuvendit. Mbi kangjella hipi edhe deputeti Saimir Korreshi, por ky i fundit qëndroi vetëm disa sekonda dhe nuk vendosi t’i kalonte. Ndërkohë jashtë derës ndodhen disa deputetë që debatojnë me punonjësit e Gardës. Mes tyre janë deputetët Ervin Salianji, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Helidon Bushati, etj. Ndërkohë disa të tjerë, si deputeti Dashnor Sula…
“Mafia e kanceroze mbrohet nga autoritetet, 2 muaj pas zbardhjes së rastit nuk ka asnjë përgjegjësi për askënd. JO me mosveprimin dhe mosinteresimin me të cilin i qaset rastit, i lejon mafies së kancerit të vazhdojë me parregullsitë”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE. Nga atje, thonë se “sipas dokumenteve që na kanë mbërritur, ka të dhëna të rënda se krimi i Onkologjisë nuk ka të ndalur. Qeveria luan me jetë njerëzish, ndërsa një shitës me shumicë pranë qeverisë është në pikëllim”. “Sipas Raportit për punën e Onkologjisë, blerjet e bëra janë ndryshuar pa pëlqimin e Klinikës. Raporti theksoi – Porositë përgatiten çdo…
Dje në ora 16:00 në Kumanovë, policia nga SPB Kumanovë ka ndaluar A.R. nga Kumanova. Ai dyshohet se më 08.10.2023, në bulevardin “Revolucioni i Tetorit” në Kumanovë, i ka marrë një celular V.J. nga Kumanova. Personi është dorëzuar në stacionin policor, ndërsa pas plotësimit të dokumentacioneve kundër tij do të ngritet kallëzim përkatës./Telegrafi/
“Më datë 04.11.2023 në ora 14:00 në SPB Shkup është raportuar se në banesë në zonën e Shuto Orizares është gjetur i pajetë Z.I.(61) nga Shkupi. Një mjek i Urgjencës mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Pas njoftimit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski për rishikimin e kontratës me kompaninë kineze Sinohydro, e cila ka gati dhjetë vjet që ndërton autostradën Kërçovë-Ohër dhe nuk do të respektojë as afatin shtesë për të përfunduar deri në fund të vitit, përfaqësuesit e kompanisë kërkuan mbledhje urgjente në Qeveri nesër. Të premten, kryeministri Kovaçevsvki njoftoi një rishikim të kontratës për ndërtimin e autostradës për në Ohër dhe shtoi se është e mundur të ndërpritet kontrata, sepse “është e pakuptueshme që edhe pas 10 vjetësh, 40-50 kilometra rrugë nuk do të të ndërtohet”. Afati për përfundimin e punimeve në terren me “Sinohydro”…
Një burrë është arrestuar të dielën në Gjakovë, nën dyshimin se e ka sulmuar seksualisht një grua. Viktima e ka raportuar rastin në Polici, duke thënë se ka ndodhur më 27 tetor rreth orës 13:00. Policia përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimin është dërguar në mbajtje. Rasti është në procedurë hetimore./21Media
Jorgaq Thengjilli është 21-vjeçari që u arrestua mbrëmjen e së dielës për aksidentin me dy të plagosur të ndodhur pranë kryeministrisë në Tiranë. ABC News mëson se kjo nuk është hera e parë që i riu ka shkaktuar problematika në qarkullim pasi është ndëshkuar edhe më parë për për mosrregullim shpejtësie. Gazetari Ervin Leka raportoi më herët se 21 vjeçari i është nënshtruar testit me “Drager” dhe “AquilaScan” dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike apo lëndë narkotike. Sakaq, arrestimi i Jorgaq Thengjillit është bërë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Kuds Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha të dielën se e kanë ndarë Rripin e bllokuar të Gazës në dysh dhe e kanë rrethuar plotësisht qytetin e Gazës, transmeton Anadolu. “Tani ekziston Gaza veriore dhe Gaza jugore”, tha Hagari, duke vënë në dukje se forcat izraelite e kanë rrethuar plotësisht qytetin e Gazës. Hagari deklaroi se do të lejojnë gjithashtu civilët palestinezë në Gazën veriore të kalojnë në jug. Duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me sulmet në Gaza, Hagari theksoi se forcat izraelite aktualisht po kryejnë sulme të rëndësishme në rajon. Forcat izraelite vazhduan të kryejnë sulme ajrore…
Ndaj tij ekzistonte një urdhër-arrest ndërkombëtar për akuzat e mashtrimit me pasoja të rënda që vinte nga Koreja e Jugut, por që gjermani i shumëkërkuar kishte mundur të hynte në vendin tonë i pazbuluar nga policia kufitare e pikave doganore me Greqinë. U tha se ai ishte arrestuar rreth një vit më parë në shtetin helen, por gjykata kishte vendosur ta linte në arrest shtëpie. Mungojnë të dhënat e gjykimit të shtetasit gjerman në drejtësinë greke, por ai mësohet se ka hyrë në vendin tonë dhe se rezulton të ketë edhe nj vilë në periferi të Tiranës. Prokuroria thotë se…

