Author: Hamdi Kumanova

A do të shkojë Sali Berisha sot përpara oficeres së policisë gjyqësore në SPAK? Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, për shtetasin Sali Berisha, duhet të paraqitet përpara autoriteteve dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë. 6 nëntori është edhe paraqitja e para që Berisha ka sipas këtij vendimi. Dilema nëse ish-kryeministri do të paraqitet apo jo paraditen e sotme ka ardhur pasi ai vetë është shprehur se nuk e njeh vendimin e Gjykatës së Posaçme, pasi sipas tij është antikushtetues, duke argumentuar se, për të marrë një vendim të tillë ndaj një deputeti, do të…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian është në pritje të palëve, në këtë rast të Kosovës dhe Serbisë, për të ecur para në propozimin evropian, i cili, sipas tyre, në parim është pranuar nga palët dhe i njëjti duhet të zbatohet pa parakushte. Një propozim i ri evropian për avancimin e zbatimit të Marrëveshjes për ‘Rrugën drejt Normalizimit’ tashmë është në tavolinën e Kosovës dhe Serbisë. Ajo çka i është kërkuar Kosovës me urgjencë, ka qenë themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Megjithatë, përmbajtja e cila u është dorëzuar palëve vazhdon të jetë sekret. Për këtë edhe kryeministri Albin Kurti foli gjatë…

Lexo më Shumë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Ndryshe dëshmitari i fundit që ka dëshmuar ka qenë Predrag Dediq. Dëshmitari Predrag Dediq kishte pohuar se djali i tij Bobani ishte 37-vjeçar dhe rezervist në ushtri, në kohën kur ishte rrëmbyer. Ndryshe me 5 nëntor janë bërë 3 vjet nga arrestimi i ish udhëheqësve të UÇK-së, nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë. Megjithatë procesi gjyqësor është ende në periudhën fillestare. Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më…

Lexo më Shumë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti mori pjesë në hapjen e Kompleksit Memorial: “Varrezat e Martirëve të fshatit Sopot”. Në këtë tubim përkujtimor për 64 martirët e masakruar të këtij fshati, Ahmeti tha se, gjaku nuk bëhet ujë dhe se historia duhet të mbahet mend për të mos u përsëritur. “Menduan se me mbulimi e tyre me dhe ata do të harrohen, por gjaku nuk humbet dhe se gjaku nuk bëhet ujë”, u shpreh Ahmeti. Ai tha se, shqiptarët i bëjnë këto vepra për të mos e harruar historinë dhe jo për hakmarrje, si mendojnë dashakëqinjtë. Sipas tij,…

Lexo më Shumë

Një 53-vjeçare që përplasi për vdekje 72-vjeçaren në Shkodër, është arrestuar nga policia. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në lagjen “Skënderbeg”, ku automjeti që drejtonte 53-vjeçarja ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte 72-vjeçarja. Kjo e fundit ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. NJOFTIMI I POLICISË: Shkodër Përplasi me automjet, biçikletën me të cilën lëvizte një 72-vjeçare që humbi jetën më pas, në spital, arrestohet 53-vjeçarja. Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasen A. R., 53 vjeçe,…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja Publike e Ujësjellësit dhe Kanalizimeve në Strugë sot njoftoi qytetarët se për shkak reshjeve të shiut, uji në qytetin e Strugës momentalisht është jo i pijshëm. Nga ndërmarrja shkruajnë se do të ketë njoftim tjetër kur uji të jetë i pastër dhe i pijshëm përsëri. Reshjet në RMV janë shpeshtuar. Vetëm dje, përafërsisht në tërë terrritorin RMV ka patur njëkohësisht edhe reshje të dendura edhe zjarre, sipas njoftimit të Qendrës për Menaxhim të Krizave.

Lexo më Shumë

Vajzat dhe gratë vazhdojnë të mbeten viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Bashkëshortët dhe anëtarët tjerë të familjes në shumë raste ushtrojnë dhunë sistematike në mënyra të ndryshme ndaj tyre. Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi edhe një grua në Prishtinë, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari i ka shkaktuar probleme bashkëshortes së tij, duke i shkuar te vendi i punës, në një qendër masazhi. Bazuar në dëshminë e viktimës, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike…

Lexo më Shumë

Prokurori i Përgjithshëm nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj dy bashkëshortëve, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se si bashkëveprues kanë kryer veprën penale vjedhje nga neni 237 paragrafi 1 në. lidhje me nenin 22 të Kodit Penal, shkruan Pa Censurë. Burri ka bërë një plan së bashku me gruan e tij për t’i marrë me forcë sendet e floririt fqinjës së tyre 72-vjeçare, të cilën e vizitonin shpesh dhe dinin për bizhuteritë që ajo mbante. Më 31 tetor, gruaja e dyshuar e kishte ftuar viktimën që të vinte në…

Lexo më Shumë

Në qytetin industrial lindor të shkatërruar të Avdijivkas, trupat ukrainase po përpiqen të shmangin rrethimin nga një ofensivë e shumëfishtë ruse. Kjo është përpjekja më e madhe e koordinuar që kur Moska filloi pushtimin në shkurt të vitit 2022. Rreth 500 kilometra në jugperëndim po ndodh diçka tjetër: ukrainasit po kalojnë lumin Dnjepër. Tash e dy javë, këmbësoria detare e Ukrainës dhe njësi të tjera janë përballur me sulmet nga parashutistët rusë dhe shpesh janë bombarduar nga avionët luftarakë dhe artileria, në një vendndodhje përgjatë bregut lindor të lumit. Një bloger rus i luftës, i cili ka vëzhguar nga afër…

Lexo më Shumë

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht, pasi shisnin lëndë narkotike në afërsi të një shkolle në Krujë. Në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë, “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se 3 shtetas shitnin kanabis në afërsi të një shkolle në Krujë, kanë organizuar punën për arrestimin e tyre. Si rezultat, në një qendër lojrash, në afërsi të një shkolle në Krujë, u arrestuan shtetasit I. M., 20 vjeç, dhe G. Rr., 24 vjeç, të dy banues në Krujë. Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë një 16-vjeçar. Gjatë…

Lexo më Shumë

Rreth 30 mijë metra kub dru për ngrohje, priten në mënyrë ilegale në vend. Këtë e konfirmoi drejtori i NP “Pyjet Kombëtare”, Valentin Gruevski, përcjell KlanM. “Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë Pyjore dhe kjo është një luftë e përditshme dhe e vazhdueshme kundër hajdutëve të drurit. Nuk mendoj se mund të zhduket shpejt dhe lehtë. Megjithatë, ajo që është inkurajuese janë veprimet më konsekuente të MPB-së. Luftën më të madhe këtu mund ta bëjë Ministria e Punëve të Brendshme. Veprimet e fundit që janë ndërmarrë në muajin e fundit japin shpresë se ai problem…

Lexo më Shumë