Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në takimin e sotëm me nënkryetarin e Bundestagut gjerman, Aydan Özoğuz, shprehu kënaqësinë për këtë vizitë të miqve tanë nga Bundestagu dhe theksoi se kjo vizitë është shenjë e interesi i vazhdueshëm gjerman për nxitjen e bashkëpunimit të të gjitha niveleve, duke përfshirë edhe atë parlamentar. “Republika Federale e Gjermanisë është mbështetësja jonë e fortë”, theksoi presidenti Xhaferi, “veçanërisht në rrugën tonë drejt integrimeve evropiane dhe shpresoj që kjo vazhdimësi e bashkëpunimit intensiv të vazhdojë. Ai theksoi vendosmërinë tonë brenda aleancës së NATO-s për të marrë pjesë në…
Author: Hamdi Kumanova
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (01.11.2023) vazhdoi me kontrollimet e shtuara në trafik, me çrrastë në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 327 gjoba, prej të cilave 79 për tejkalimin e shpejtësisë, 29 gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferi, tetë sanksione për kalim në semafor të kuq. Poashtu janë shqiptuar edhe katërmbëdhjetë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, 25 sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë, trembëdhjetë gjoba për automjete në gjendje jo të rregullt teknike dhe të paregjistruara… Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollimet e shtuara në…
Propozim-ligji për amnisti pas procedurës së shkurtuar është në rend dite të seancës së sotme kuvendare. Nga VMRO-DPMNE thonë se do të dorëzojnë 5.000 amendamente për të bllokuar miratimin e këtij ligji, nga amendamentet e LSDM-së për të parandaluar amnistimin e mundshëm të të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë te Smilkovci, ndërsa ministri i Drejtësisë Krenar Lloga njofton se sot. ai do t’u tregojë deputetëve fotografi se si janë kushtet në burgjet në Maqedoni. Deputetët e VMRO-DPMNE-së sot bëjnë të ditur se do të bllokojnë zbatimin e ligjit me të gjitha mundësitë që ofron Rregullorja e punës. Përllogaritja është se…
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa dhe ajo e PS-së, Antoneta Dhima kanë pasur një konflikt mes tyre në sallën e Parlamentit. Në mes të debatit mes tyre, ka ndërhyrë kryedemokrati Berisha, i cili i ka bërë thirrje socialistëve që të mos provokojnë protestën e tyre. Ina Zhupa: Ik o Antoneta, po ik o Antoneta tani. Ik o Antoneta tani, ik. Antoneta Dhima: A ka mundësi që ta marr unë? Ina Zhupa: Po ik o Antoneta, ik! Sali Berisha: Ne nuk kemi asnjë gjë me ju. Jemi në protestë, mos provokoni protestën. Ne po luftojmë për një të drejtë tonë kushtetuese.
Në natën e djeshme, Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, dha një intervistë në RTVM , ku ai trajtoi disa çështje aktuale të mbrojtjes si siguria e Maqedonisë së Veriut, modernizimi dhe pajisja, siguria rajonale dhe kontributi maqedonas për KFOR-in, si dhe ndihma për Ukrainën. “Në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit u konfirmua ajo që unë dhe kolegët e mi e kemi thënë gjatë periudhës së kaluar, që është se Republika e Maqedonisë së Veriut është vend i sigurt dhe për momentin nuk kemi gjetur kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë. Ajo që u konfirmua edhe në Këshill është…
Një person është arrestuar në Podujevë gjatë së mërkurës. Ai dyshohet se ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj kater viktimave kosovare. Sipas policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.
Në prangat e policisë ka përfunduar një 56-vjeçar. Në subjektin e tij tregtar në qytetin e Pogradecit, u gjet një sasi e konsiderueshme kavanozash qelqi të mbushur me produkte ushqimore të konservuara. Nje pjesë e kavanozave ishte pa etiketë, pjesa tjetër me mbishkrime të kompanisë së 65-vjeçarit, e cila aktualisht është me status të bllokuar nga institucionet përkatëse. Gjatë kontrollit u gjetën 15 000 etiketa ngjitëse me emërtime produktesh ushqimore të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara. Këto u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i policisë: Korçë Vijonte të prodhonte në mënyrë të kundërligjshme, artikuj/mallra industrialë dhe ushqimorë, në…
Në shqyrtimin gjyqësorë lidhur me akuzat për mashtrim ndaj Salih dhe Lutfi Zariqit, gjatë seancës së mërkurë, pas diskutimeve midis prokurorit të këtij rasti Menduh Kastrati dhe gjykatësi Eroll Gashi, ky i fundit i nervozuar me ndërhyrjet nga përfaqësuesi të palës së dëmtuar, avokatit Rexhep Kabashit, ka goditur me dorë tavolinë e gjykatores, duke kërkuar qetësi nga palët prezente. “Ka dal bre mos um bani zhurmë allaile”, i ka tërhequr vërejtjen gjykatësi Gashi avokatit Kabashi, raporton “Betimi për Drejtësi”. Gjithashtu në fund të gjykimit patë fjalosje të ashpër midis gjykatësit Gashi dhe avokatit Kabashi, ku madje ky i fundit…
Porsche do të integrojë Google Maps, Google Assistance dhe aplikacione të tjera nga Google Play në makinat e saj të ardhshme. Vendimi shënon një ndryshim nga një ngurrim që kishte më herët Porsche për të përdorur softuerë nga Google, pasi kjo e fundit kërkoi që të ndaheshin shumë të dhëna, transmeton Telegrafi. Megjithatë, shefi financiar, Lutz Meschke tha në tetor se Porsche ishte në bisedime me Google, Apple, Baidu, Tencent dhe Alibaba në Kinë për teknologji të automatizuar të drejtimit dhe argëtimit. Prodhuesit e makinave duke përfshirë General Motors, Renault, Nissan dhe Ford-in përdorin teknologjinë e integruar të Google në…
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht një 51-vjeçare, e cila godiste me këmbë qentë e saj në ashensor. Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se gruaja me iniciale G.K akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”. Në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, kafshët e keqtrajtuara, u vendosën në kujdesin e një shoqate për mbrojtjen e kafshëve. Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetase duke keqtrajtuar disa kafshë, në një ashensor, ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas publikimit të pamjeve…
Paradite pjesërisht i vranët me reshje lokale shiu, pasdite vranësitë do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e dobët, ndërsa në pjesën perëndimore do të fryjë erë mesatare kryesisht nga drejtimi jugperëndimor. Reklama Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 14 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 16 deri në 23 gradë. Deri në fund të kësaj jave do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu. Nga pasditja e së premtes, gjatë natës dhe të shtunën, reshjet do të jenë të dendura dhe të rrëmbyeshme (mbi 30 l/m2)…
Gjatë pandemisë së coronavirusit, ish-kryeministri britanik, Boris Johnson pyeti shkencëtarët më të mirë britanik nëse ishte e mundur të vritet virusi me tharëse flokësh. Kështu tha sot ish-asistenti i tij kryesor, Dominic Cummings, raporton bbc. Cummings, në një tekst me shkrim si pjesë e hetimit për COVID-19, tha se në një moment të pandemisë, Johnson “përcillte një video të një burri që kishte vendosur një tharëse flokësh speciale në hundë për të mbytur virusin”. Cummings, i cili u shkarkua nga Johnson në vitin 2020, tha në dokumentin 115 faqesh se ai më pas pyeti këshilltarin kryesor shkencor të qeverisë së…

