Këshilli i Sigurisë së Maqedonisë së Veriut po e monitoron situatën në rajon dhe botë ndërsa për momentin nuk sheh rrezik nga përshkallëzimi ose ndikimi në shtet. Institucionet janë në gjendje gatishmërie dhe vlerësimi në rast nevoje për të rritur nivelin e sigurisë, raporton Alfax.
Këto janë konkluzat nga mbledhja e 19-të e Këshillit të Sigurisë në të cilin u diskutua për luftën në Ukrainë, Palestinë dhe krizën në veriun e Kosovës.
“Si anëtare e NATO-s, Republika e Maqedonisë së Veriut është në koordinim të rregullt me Aleancën dhe aleatët lidhur me aktivitetet e ndërmarra për forcimin e sigurisë në zonën euroatlantike. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit u konstatua nevoja që institucionet kompetente të vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe të përgatisin skenarë të mundshëm sipas zhvillimit të ngjarjeve, me qëllim të ndërmarrjes në kohë të masave dhe aktiviteteve në kompetencë të tyre”, kanë njoftuar nga kabineti i presidentit të Maqedonisë së Veriut.Alfax.