Author: Hamdi Kumanova

Përfundon procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Cërrikut. Pas numërimit të 57 kutive, fitues doli kandidati nga Partia Socialiste Florenc Doka, i cili ka siguruar 66,22% për qind të votave, ose 6201 vota. Ndërkohë kandidati Eligerti Hima nga Shqipëria Bëhet ka marrë 13.62% të votave, pra 1275 vota. Kandidati i pavarur Amarildo Hoxha, I cili mbështetej nga PD ka marrë 20,16% përqind të votave, pra 1888 vota.

Lexo më Shumë

Përfundon procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë Beratit. Përfundon numërimi i kutive të votimit në Berat. Përqindja në votime 19.88%. Pas numërimit të 116 kutive, fitues ka rezultuar kandidati socialist Ervin Ceca me 13.050 vota, 10.443 vota diferencë me kundërshtarin e tij në garën për kryebashkiakun e ri të qytetit. Ndërkohë kandidati Pavllo Shkarpa mori 2.607 vota.

Lexo më Shumë

Më 08 nëntor 2025, rreth orës 00:40, në SPB Shkup është raportuar se në oborrin e një kompanie në fshatin Krushopek, rajoni i Shkupit, ka shpërthyer zjarr në një kamion të markës “Man” me targa të Shkupit, në pronësi të kompanisë. Siç njofton TetovaSot, zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Gjatë ditës së sotme, ekipet hetimore do të kryejnë këqyrjen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.TS

Lexo më Shumë

Më 07 nëntor 2025, rreth orës 23:45, në SPB Shkup, qytetari B.D. (27) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 22:00, në zonën e komunës së Aerodromit, është sulmuar fizikisht nga një person, i cili me forcë i ka marrë çantën që përmbante para, dokumente dhe sende personale. Siç raporton TetovaSot, policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr masa për identifikimin dhe kapjen e autorit të grabitjes.TS

Lexo më Shumë

Më 07 nëntor 2025, rreth orës 15:30, në SPB Shkup, qytetarja XH.A. (72) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 14:25, në zonën e Qendrës së Shkupit, një person ka përdorur forcë fizike ndaj saj dhe i ka marrë stolitë personale. Sipas informacioneve të siguruara nga TetovaSot, policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr masa për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.TS

Lexo më Shumë

Më 07 nëntor 2025, rreth orës 21:00, në Stacionin Policor Qendër, Institucioni Publik për Kujdesin e Fëmijëve ka njoftuar se U.Z. (15), i cili ishte raportuar si i larguar nga institucioni një ditë më parë, është kthyer. Sipas informacioneve të siguruara nga TetovaSot, adoleshenti tashmë ndodhet nën kujdesin e institucionit, ndërsa policia ka mbyllur rastin pas verifikimeve përkatëse.TS

Lexo më Shumë

Më 06 nëntor 2025, rreth orës 18:30, në SPB Shkup, M.P. (45) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 09:00, në zonën e Karposhit, është sulmuar fizikisht nga personi D.F., i cili e ka kërcënuar edhe me një send të mprehtë. Sipas informacioneve të siguruara nga TetovaSot, policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e motivit të sulmit.TS

Lexo më Shumë

Familjarët kërkojnë Islam Beqirin nga fshati Haraçinë në Shkup. Bëjnë të ditur se parë për herë të fundit është parë gjatë ditës së djeshme, kur edhe është nisur me autobus drejt Shkupit. Luten qytetarët që kanë çfarëdo informacioni, që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, të kontaktoni familjarët në numrin 070/555-254, ose Policinë.

Lexo më Shumë

Në vend të një sistemi të ri dhe modern që do të rregullonte automatikisht nivelin e Liqenit të Ohrit, përmes rrjedhës së lumit Drini i Zi, kjo do të vazhdojë të bëhet në mënyrën e vjetër me ndihmën e dërrasave. Këto ditë përfundoi sanimi i objektit rregullator në Strugë. Por modernizimi i tij do të duhet të presë edhe disa vjet. TEC Drini i Zi, shpreson që deri në vitin 2028 të vihet në funksion. “Ky objekt i përkohshëm jorregullues duhet të ndërtohet sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë të tillë, që të mos jetë…

Lexo më Shumë

Entuziazmi dhe krijimtaria shkencore ishin në qendër të vëmendjes teksa nxënës të rinj nga shkolla të ndryshme fillore prezantuan projekte novatore, duke treguar talentin e tyre në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës. Në mesin e tyre ishte edhe një lavatriçe e rikthyer në miniaturë, e ndërtuar me elektromotor, karton dhe ndriçues. Një shembull që tregon se si edhe gjërat e zakonshme mund të marrin jetë të re në duart e nxënësve. “Këtu e kemi lavatriçen të cilën e kemi rikthyer në një element të vogël i cili është i ndërtuar me elektromotorin, karton, ndriçues e të tjerë…

Lexo më Shumë

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) informon se deri të martën në mëngjes do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe reshje të përkohshme lokale shiu. Të hënën reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe më të bollshme (mbi 30 litra për metër katror në 24 orë) me kushte për bubullima. Në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i thatë, njofton DPHM. Reshjet e paralajmëruara të rrëmbyeshme dhe më të bollshme për sot do të shoqërohen me erëra të forta dhe kushte për bubullima. Do të ketë erëra të dobëta deri mesatare, herë pas here të…

Lexo më Shumë