Author: Hamdi Kumanova

Qeveria siguroi qasje në 50 milionë euro shtesë, mjete të favorshme për kompanitë vendase nga Banka e Zhvillimit të Këshillit të Evropës (CEB). Kjo është pjesë e aktiviteteve që kryen shteti nëpërmjet Ministrisë së Financave për të përkrahur kompanitë dhe ekonominë vendase duke siguruar mjete të favorshme për investimet e tyre. “Pas negociatave disamujore ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës së Zhvillimit të Këshillit të Evropës, më datë 17 nëntor, Këshilli Administrativ i CEB-së miratoi vendimin për miratimin e Huasë programore prej 50 milionë eurove për Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili do të realizohet përmes Bankës Zhvillimore…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari njëherit kryetar i komunës së Gostivarit ka pritur sot një numër fëmijësh në nderë të ditës ndërkombëtare të 20 Nëntorit, Dita botërore e fëmijëve, shkruan Top24 Taravari në një postim të tij ka shkruar se: Në Ditën ndërkombëtare të fëmijëve, kujtojmë disa nga të drejtat themelore të më të dashurve tanë. E drejta për tu dëgjuar! E drejta për fëmijëri të lumtur! E drejta për tu shkolluar! E drejta për trajtim të barabartë! E drejta për të qenë të shëndetshëm!

Lexo më Shumë

MPB: AKSIONE JANË ZBATUAR EDHE NË RMV Nga fillimi i këtij muaji ishte zbatuar operacioni i madh I përbashkët I ashtuquajtur “Mozaik 2023” kundër eksploatimit seksual të fëmijëve në rajonin e Ballkanikt, ku ka marrë pjesë edhe Maqedonia e Veriut, njofton KlanM. Operacioni “Mozaik 2023” udhëhiqej nga Policia kombëtare e Sllovenisë dhe ishte e koordinuar me EUROPOL-in. Qëllimi, sic njofton KlanM, ishte identifikimi dhe arrestimi i njerëzve që shfrytëzojnë platforma dhe aplikime online të mesazheve për distribuimin dhe shpërndarjen e materialeve të keqpërdorimit seksual të fëmijëve. Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia, Kroacia dhe…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, hapi konferencën dyditore rajonale “Bashkëpunimi për fuqizimin e ndërmarrësisë dhe rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, organizuar nga Agjencia për Mbështetjen e Ndërmarrësisë, në të cilën përfaqësues të qeverisë dhe marrin pjesë përfaqësues nga komuniteti akademik nga Serbia, Kroacia, Turqia, Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina. – Qyteti i Shkupit punon me përkushtim për përmirësimin e shërbimeve me qëllim të heqjes së barrierave administrative për të cilat shpesh ankohen qytetarët dhe ekonomia. Programet e reja për përkrahjen e ndërmarrësisë dhe inovacionit të qytetit të Shkupit janë pjesë e angazhimeve prioritare mbi të…

Lexo më Shumë

Në Spitalin Klinik të Tetovës dje është kërcënuar një 48 vjeçar nga Tetova i cili është i punësuar në repartin Intern, sipas policisë 44-vjeçari ka vepruar në mnyrë agresive dhe ka kërcënuar, përcjellë Klan M. ”Dje (19-nëntor) në orën 20:50, personi B.F.(48) nga Tetova në SPB-Tetovë ka raportuar se gjysmë ore më parë në Repartin Intern të Spitalit Klinik të Tetovës, ku ishte i punësuar, personi A.J. (44) nga Neproshteni i Tetovës kishte vepruar në mënyrë agresive ndaj tij dhe e kishte kërcënuar. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë. /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi sot tha se shpreson që gjykata do ta ndryshojë vendimin për IRL-në. Në një deklaratë për mediat Bytyqi tha se liria e shprehjes dhe liria e fjalës, pavarësisht se në cilin sektor është askush nuk mund ta kontestojë. “Së pari, mendoj se është e drejtë të mos komentoj një vendim të gjykatave sepse është një pushtet tjetër. Por si njeri që kam qenë pjesë e sektorit civil, mendoj se kufizimi i lirisë së shprehjes, i kujtdo është shumë serioze dhe e dëmshme për zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë. Shpresoj se vendimi i organit më…

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e datës 15.11.2023, portali “4news” botoi titullin sanesacionalist: “FOTO Apel dramatik po përhapet në rrjetet sociale! “Këta janë rrëmbyes të fëmijëve në Shkup”. Në artikull publikohet një fotografi me 5 persona dhe citohet “përdorues i Facebook-ut”, i cili ka postuar një “njoftim”: “KËTA 5 VETA JANË rrëmbyes të fëmijëve!”. Dhe momentalisht lëvizin rreth Shkupit, më saktësisht në Batincë!”. Një orë e gjysmë më vonë, po i njëjti portal publikoi edhe demantin: “MPB: Qytetarët të mos bien pre e dezinformatave, policia e garanton sigurinë”, në të cilin MPB-ja “i demanton gënjeshtrat që disa persona i përhapin përmes rrjeteve sociale për dofarë rrëmbyes…

Lexo më Shumë

Shtëpia Muze e Alfabetit në Manastir edhe në këtë përvjetor të 115 po vazhdon të përballet me probleme. Derisa deri para pak muajve ky institucion kishte llogarinë e bllokuar, tanimë është problem edhe pronësia dhe mbetja pezull, pasi që për këtë objekt paguhet qira. Drejtori i këtij institucioni, Zait Aliu thotë për Alsat se ky monument i rëndësishëm historik vazhdon të ketë problemin e një pjese të pronës për të cilën sipas drejtorit detyrohen të paguajnë 1500 euro në muaj qira vetëm të mos hapet dyqan për shitjen e arkivoleve në shtëpinë e alfabetit. “Në këtë objekt paguhet 1500 euro…

Lexo më Shumë

-Nuk bëhet fjalë për bindje, qoftë që unë të bind dikë, apo dikush të më bind mua. Kur bëhen koalicione, është kyçe që të ndahen vlerat e përbashkëta, këtë e tha mes tjerash kryeministri njëherë edhe kryetar i LSDM-së, Dimimtar Kovaçevski në pyetjen nëse kanë arritur që ta bindin Aleancën për Shqiptarët që të bëhet pjesë e atë ashtuquajturit “Front Europian”, përcjell TV21. Kovaçevski tha se mendon edhe ASH ka vizion për një shoqëri moderne. “Mendoj se Aleanca e ka atë kapacitet që të flitet për tema të tilla, duke marrë parasysh edhe potencialin e tyre të kuadrove dhe programit…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka dërguar tri mesazhe me rastin e situatës me kryqin 15 metra në truallin kishtar të Popova Shapkës, për të cilat disa parti janë përgjigjur me reagime. “E para është që politika të heqë duart nga feja sepse ne jemi shtet laik dhe çdo qytetar ka të drejtë të praktikojë fenë e tij. Vendi ynë është dëshmuar se është multietnik dhe multifetar në të cilin respektohen të gjitha të drejtat. Së dyti, është vërtetuar ajo që kam thënë në të kaluarën, se në vend ka politikanë, e kam fjalën për opozitën që aktualisht udhëheq qytetin e Tetovës,…

Lexo më Shumë

Nga mesnata derivatet e naftës do të lirohen për 0,5 denarë. Nga 77,5 do të bëhen 77 denarë, derisa çmimi i benzinës do të jetë i njëjtë. / Alsat.mk

Lexo më Shumë

Grupi i punës ende nuk i ka dorëzuar propozimet ligjore për uljen e pagave të funksionarëve, përcjell TV21. Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se këtë javë do të takohet me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu dhe se deri në fund të nëntorit do të prezantojnë zgjidhjet ligjore. “Mendoj se do të duhet të ketë zgjidhje të caktuar deri në fund të muajit nëntor, sepse gjithsesi vijojnë ndryshime ligjore që duhet tutje të kalojnë në Kuvend”, tha Bytyqi. I pyetur se çfarë do të bëhet me paratë nga rrogat e funksionarëve, Bytyqi tha: “Do t’i kthejmë…

Lexo më Shumë