Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski sot ka shënuar Ditën e Alfabetit Shqip, transmeton Almakos. “ Sot në shkollat komunale fillore “Zhivko Brajkovski” dhe “Petar Zdravkovski-Penko” e shënuam Ditën e Alfabetit Shqip. Unifikimi dhe standardizimi i alfabetit është njëri prej elementeve themelore me të cilën ndërtohet vetëdija kolektive dhe kulturore. Duke i respektuar dallimet midis nesh i vërtetojmë synimet tona për ndërtimin e një jete më të mirë për të gjithë qytetarët dhe ndërtimin e një Komune Buteli të fuqishme, progresive dhe evropiane. Të gjithë përfaqësuesve të bashkësisë etnike shqiptare në Komunën e Butelit i uroj Ditën e Alfabetit…
Author: Hamdi Kumanova
“Deri në fund të kësaj jave pritet që Qeveria t’i sjellë masat për të gjitha kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve. Atëherë saktësisht do të dihet se kush do të përfshihet dhe sa do të jetë mbështetja”, tha sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska. Nga Grupi i punës, shtoi, tashmë janë dorëzuar propozime të mbështeten posaçërisht pensionistët me pensione të ulëta. Siç informoi ministrja, po punohet edhe në zgjidhjen për pensionin minimal, por, duke pasur parasysh se është komplekse, me siguri nuk do të jetë gati deri në fund të këtij muaji. “Po, po diskutohet edhe për…
Dje (20-nëntor) në orën 17:10 në SPB-Tetovë është raportuar se në afërsi të kyçjes së Zherovjanit të Tetovës, kishte ndodhë një aksident trafiku në të cilin morën pjesë: një traktor “imt 539” pa targa regjistrimi të drejtuar nga 33-vjeçari I.T. nga Bogovina e Tetovës dhe vetura “folksfagen pasat” me targa regjistrimi të Tetovës, të drejtuar nga 67-vjeçari S.M. nga Zherovjani i Tetovës. Në aksident, bashkëudhëtari në traktor G.T.(60) nga Bogovina ka marrë lënvime të rënda trupore, kurse shoferi i veturës “passat” ka kaluar me lëndime trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot mbajti një fjalim në takimin rajonal të përfaqësuesve të Policisë Kufitare dhe Administratës Doganore nga Evropa Juglindore. Takimi u organizua nga Agjencia për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta në Evropën Juglindore (SEESAC) dhe Agjencia Evropiane për Rojet Kufitare dhe Bregdetare FRONTEX. Zëvendësambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Ben Knupnau, ishte gjithashtu i pranishëm, së bashku me përfaqësues të policisë kufitare dhe shërbimeve doganore në rajonin e Evropës Juglindore. Në fjalën e tij, Ministri Spasovski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe partneritetit me SEESAC dhe FRONTEX për menaxhimin dhe…
Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (20-nëntor) rreth orës 19:10 në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, kanë gjetë 20-vjeçaren M.L. nga Struga, e cila kishte qenë e shpallur në kërkim pasi ajo ishte larguar nga shtëpia e saj.TS
Familjari i të dënuarit Agim Islami, njëkohësisht edhe ish i akuzuar, Ramiz Duati sot tha se është i zhgënjyer nga anulimi i seancës së sotme për rastin “Alfa” në Gjykatën Supreme, përcjell Telegrafi. Dauti thotë se super ekspertiza është dorëzuar para 21 muajve, ndërsa ende zvarritet nëpër gjykata. “Duke pasur parasysh që ne kemi dorëzuar një ekspertizë, një super-ekspertizë tash e 21 muaj, ku Gjykata e Apelit na e vonoi 16 muaj, Gjykata Supreme tash e 5 muaj e vonoi të njëjtën, e zvarriti lëndën për Almirin, kështu që nuk di unë, nuk kam koment. Ditën e sotme e kam…
Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar me gjobë të pandehurin A.K., që akuzohej për sulm ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi. Ai është dënuar me 1000 euro gjobë për sulm ndaj gazetarit, por duke përfshirë edhe kohën e qëndrimit në paraburgim, i njëjti obligohet të paguajë 640 euro. Në të kundërtën, sipas Gjykatës, dënimin do ta zëvendësojë me dënim me burg. “Nëse dënimin e shqiptuar me gjobë i akuzuari nuk dëshiron apo nuk mund ta paguajë, atëherë gjykata në bazë të nenit 43 par. 3 të KPRK-së, dënimin e mbetur me gjobë në shumë prej gjashtëqind e katër dhjetë (640) euro,…
VMRO-DPMNE tashmë ka kërkuar zgjedhje të përbashkëta presidenciale dhe parlamentare, dhe pëlqimin e kanë dhënë BDI dhe Aleanca për Shqiptarët në pushtet, si dhe partitë opozitare shqiptare. Më 8 maj, me gjasë do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare. Kjo mund të konkludohet pasi kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se në maj ka hapësirë të mjaftueshme për organizimin e zgjedhjeve në kohën e tyre të rregullt. Zgjedhjet e përbashkëta presidenciale dhe parlamentare tashmë janë kërkuar nga VMRO-DPMNE, dhe pëlqim për zgjedhje të përbashkëta ka nga BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët në pushtet, si dhe nga partitë…
Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Bekim Qoku ka komentuar raportin midis Aleancës për shqiptarët me BDI-në dhe Ramiz Merkon, transmeton Almakos. “ Sot bëhen 5 muaj prej se Ramiz Merko, së bashku me gruan dhe fëmijët e tij, shpallet person Non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit për korrupsion të madh, krim të organizuar dhe ndërhyrje në gjyqësor. Ky fakt nuk ka ndryshuar aspak qasjen e kësaj qeverie LSDM/BDI/ASH ndaj z. Merko. Nga ana tjetër, vazhdon procesi gjyqësor në të cilin unë jam paditur nga z. Merko, nga personi më i përfolur për korrupsion në MV, për shkak të…
Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë fundjavës në tre raste janë konfiskuar rreth 2.7kg stoli të argjendit, 33 ora të dorës dhe 160 palë rroba, transmeton TV21. Vlera e përgjithshme e gjësendeve të konfiskuara shkon në gjysmë milion denarë. “Janë sekuestruar nga ekipet mobile të departamentit për kontroll dhe hetime në tri kontrolle në pikat kufitare hyrëse në “Bogorodicë”, “Bllacë” dhe “Tabanoc”, gjatë fundjavës së kaluar. Me këto veprime janë shkatërruar përpjekjet për ekonomi gri, gjegjësisht për të shmangur pagesën e doganës prej rreth 150 mijë denarë”, shtojnë nga Doganat.
I gjithë opinioni maqedonas e ka parë me të majtën dhe VMRO-në se çfarë kaosi pason, ata janë tenxhere dhe kapak, thonë nga LSDM. Sipas tyre, tërbimi i së majtës në Parlament është një konfirmim i asaj që ata si parti kanë thënë gjatë gjithë kohës. “Me të Majtën dhe partnerin e tyre të koalicionit VMRO janë të mundshme vetëm incidente, dhunë dhe kaos. Qëndrimi i të majtës dhe VMRO-së ndaj Kuvendit është ndaj shtetit, ndaj qytetarëve. Anëtarët e së majtës duhet të mbajnë përgjegjësi për tërbimin. Presim nga prokuroria publike kompetente që menjëherë të paraqesë kallëzime përkatëse penale”, shtoi…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut planifikon të zgjerojë Bllokun e tretë tarifor të përdoruesve të energjisë elektrike. Kjo do të thotë se disa nga familjet që konsumojnë më pak se 1000 kilovat orë energji elektrike do të kenë fatura më të larta të energjisë elektrike, shkruan 24 News. Shpenzimet për energjinë elektrike do të jenë të ngjashme me ato amvisëri që deri më tani sipas konsumit ishin në bllokun e katërt, pra më të shtrenjtë tarifor. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi ka konfirmuar se është duke u punuar rreth kërkesave që ka bërë Fondit Monetar Ndërkombëtar. Blloqe tarifore Blloku…

