Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski sot ka shënuar Ditën e Alfabetit Shqip, transmeton Almakos.
“ Sot në shkollat komunale fillore “Zhivko Brajkovski” dhe “Petar Zdravkovski-Penko” e shënuam Ditën e Alfabetit Shqip.
Unifikimi dhe standardizimi i alfabetit është njëri prej elementeve themelore me të cilën ndërtohet vetëdija kolektive dhe kulturore.
Duke i respektuar dallimet midis nesh i vërtetojmë synimet tona për ndërtimin e një jete më të mirë për të gjithë qytetarët dhe ndërtimin e një Komune Buteli të fuqishme, progresive dhe evropiane.
Të gjithë përfaqësuesve të bashkësisë etnike shqiptare në Komunën e Butelit i uroj Ditën e Alfabetit dhe i thërras të gjithë qytetarët që bashkërisht të punojmë në respektimin e bashkëjetesës të cilën e ndërtuam bashkërisht”, shkroi midis tjerash Kostovski./Almakos/