Author: Hamdi Kumanova

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në një konferencë për shtyp paralajmëroi se me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d për gjatë 4 viteve të ardhshme do të ndërtohen 23 kilometra rrugë për çdo vit. Ai njoftoi se për herë të parë pas 30 viteve në vend po realizohet një projekt i madh infrastrukturorë siç janë korridori 8 dhe 10-d të cilat janë korridore Evropiane, me këtë do të lidhem lindjen dhe perëndimin. Ai shtoi se këto korridore do të të sjellin 8.000 vende pune të reja dhe dhe investim prej 1.3 miliardë euro, por gjithashtu hap edhe mundësi…

Lexo më Shumë

Pasi “E Majta, përmes një peticioni, kundërshtoi Udhëzimet për mbajtjen e regjistrave të Ministrisë së Drejtësisë, Gjykata Kushtetuese vendosi të fillojë një procedurë të bazuar në të njëjtën gjë, duke u ndalur kështu në dëshirat e qeverisë etnotribaliste për të poshtëruar dhe nënshtruar kombin ndaj dëshirave secesioniste të partive neoballiste të minoritetit shqiptar”, thonë nga “E majta”. “Gjykata Kushtetuese me shumicë votash vendosi ta anulojë këtë Udhëzim, me të cilin vendimi ka fuqi prapavepruese, pra konsiderohet nga momenti i miratimit të aktit që anulohet. “Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, përmes këtij akti ka tentuar të fusë dygjuhësinë dhe rubrikën për…

Lexo më Shumë

Rritja e pagave dhe pensioneve, më shumë mjete për subvencione në bujqësi, për shëndetësi dhe arsim sigurohen nga ndarja e re buxhetore, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së. “Sigurojmë 4,25 miliardë denarë shtesë për rritjen e pagave në sektorin publik dhe për pagesën e K-15. Për harmonizimin e pagave me rritjen e pagës minimale gjatë vitit 2023 janë ndarë 480 milionë denarë. 3,5 miliardë denarë shtesë janë siguruar për 336 mijë pensionistë për rritje të pensioneve për rreth gjashtë për qind, duke filluar nga shtatori i këtij viti. Sa i përket subvencioneve bujqësore, 800 milionë denarë shtesë janë ndarë…

Lexo më Shumë

Garancia më e mirë për ruajtjen e identitetit maqedonas është pas inkuadrimit në NATO, vendi të bëhet anëtar i BE-së, thekson në një intervistë për gazetën gjerman Frankfurter algemajne cajtung (FAC), ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani. Megjithatë, shënon se Maqedonia e Veriut është vendi më i keqtrajtuar në procesin e zgjerimit të BE-së. I pyetur nëse ka garanci se Bullgaria nuk do të bëjë kërkesa të tjera pas miratimit eventual të ndryshimeve kushtetuese, Osmani thotë se askush nuk mund ta dijë se ç’farë do të sjellë e nesërmja, transmeton Dojçe vele. Advertisements “Fatkeqësisht, shpesh herë jemi zhgënjyer, ndërsa…

Lexo më Shumë

Lojtari shqiptar i Përfaqësueses së Maqedonisë, Ezgjan Alioski teksa është suke qëndruar në Arabinë Saudite, ku zhvillon karrierën prej futbollisti, ka zgjedhur të kryejë edhe aktivitetin fetar – umren, përcjell TV21. A ndodhet në Mekë, ku nga fotografia që ka shpërndarë në rrjetin social instagram shihet i veshur me veshjet të dedikuara po për këtë ritual islam. Kujtojmë se Alioski tashmë është pjesë e klubit të futbollit arab – Al-Ahli.

Lexo më Shumë

Dogana e Maqedonisë së Veriut njofton se ka konfiskuar 20 ora dore në vlerë të 178.050 denarëve. Reklama Orat janë konfiskuar nga një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut, në vendkalimin kufitarë të Novosellës. “Pas zbulimit të orëve të padeklaruara, personi, përndryshe shtetas i Maqedonisë, ka deklaruar se ato janë blerë nga Zvicra. Orët e konfiskuara do t’i dorëzohen Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar, ndërsa kundër personit është bërë kallëzim përkatës për shkelje të rregullave doganore”, thonë nga Doganat e Maqedonisë së Veriut.

Lexo më Shumë

Rastet e falsifikimit të parave në Kosovë, janë shtuar viteve të fundit. Së fundmi në rast i tillë është raportuar që ka ndodhur në qytetin e Pejës. Policia ka njoftuar se një person ka deponuar në bankë 1675 euro që dyshohet se janë të falsifikuara. closevolume_off “Është raportuar se nga klient janë deponuar 1675 € të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.

Lexo më Shumë

Njohësi i çështjeve politike në vend, Arton Demhasaj, ka thënë për Front Online se nuk ka kuptim që të shkohet në Bruksel nëse Bashkimi Evropian nuk vendos sanksione ndaj Serbisë. Dhe, këtë e thotë për një arsye “Për aq kohë sa Bashkimi Evropian ka sanksionuar dhe ka vendos masa ndaj Kosovës vetëm pse nuk po merr masa me dëpërshkallëzu situatën në veri, e në anën tjetër tash është e faktuar çështja që shteti i Serbisë në një mënyrë apo tjetër, ka kryer veprime terroriste në Kosovë dhe nuk sanksionohet nga Bashkimi Evropian, atëherë përnjëmend nuk ka kuptim që të mbahen…

Lexo më Shumë

Mbrëmë Dukagjini u trondit nga një krim i rëndë, ku babë e bir u bënë shënjestër e një sulmi me armë zjarri. Për pasojë nga të shtënat, babai ndërroi jetë Zef Guri dhe u plagos rëndë, i biri, Gjin Guri. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se autorë të dyshuar të krimit janë Martin Qershija, Edmon Nika, Kujtim Dholla, Çesk Serraj si dhe Gjovalin Guri. Sakaq, mësohet se në pyetje në polici janë marrë Martin Qershija, Edmon Nika, Kujtim Dholla dhe Çesk Serraj. Ndërkohë, Gjovalin Guri është djali i xhaxhait, ndërsa është person i shpallur në kërkim më herët për…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës dhe forcat e NATO-s në veriun me shumicë serbe të vendit penguan një rebelim të armatosur gjatë fundjavës. Një polic i Kosovës dhe katër terroristë u vranë dhe disa u arrestuan. Por shumica duket se kanë ikur, tha për peacefare.net Daniel Serwer, profesori në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins në Uashington. Sipas tij, Serbia dhe përfaqësuesit e saj politikë të Listës Serbe në Kosovë shpallën ditë zie. Ai thotë se kjo konfirmon mbështetjen e tyre për rebelimin. “Burrat e gjelbër” duket se kanë gjetur një strehë të sigurt në Serbi. “Presidenti serb…

Lexo më Shumë

Dy persona, një mashkull dhe një femër janë arrestuar ditën e djeshme në Prizren pasi që dyshohet që kanë kryer veprën penale “shpërlarje të parave” në qershor të vitit 2019. Në raportin e Policisë thuhet se dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa rasti është në hetime. “Prizren 01.06.2019-16:00. Më 27.09.2023 janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë, nën dyshimin se vite më parë kanë kryer veprën e cekur. closevolume_off Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti në hetime”.

Lexo më Shumë

Një i ri, i cili nuk posedonte patentë shofer, kishte aksidentuar një tjetër veturë. Policia raporton se në vendin e ngjarjes kishte shkuar babai i të dyshuarit, i cili ka kërkuar ka zyrtarët policor që të merrte përgjegjësinë e aksidentit. Sipas policisë, të njëjtit i është refuzuar kërkesa nën sqarimin se nuk lejohet ligjërisht një gjë e tillë. closevolume_off Babai i shkaktuesit të aksidentit u arrestua pasi i njëjti kishte filluar të fyejë dhe kanosë zyrtarët policorë. “Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje” bëhet e ditur në njoftim të Policisë.

Lexo më Shumë