Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Shtetit, Stavros Papastavrou ndodhet në Shqipëri, ku sipas protothema.gr do të takohet me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarrës, Fredi Belern, i cili ndodhet në burg. Takimi do të zhvillohet në mesditë në burgun e Durrësit. Ku ndodhet i burgosur prej gjashtë muajsh. Vizita bëhet në funksion të vazhdimit të gjyqit nesër, për t’i shprehur edhe një herë mbështetjen e tij.

Lexo më Shumë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në Dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, tha se sulmi në Banjska kishte dy qëllime, krijimin e Asociacionit dhe nxitjen e konfliktit në veriun e Kosovës. Sipas saj, me rastin e Banjskës, Asociacioni po lëviz, derisa shtoi se tashmë Kurti dhe gjithë përfaqësuesit e Vetëvendosjes ‘e kanë plotë gojën “Asociacion”. “Banjska ka pas dy qëllime: një qëllim ka qenë me e shty Asociacionin përpara dhe pati sukses sepse si u dridh Banjksa, Kurti që të nesërmen pranoi Asociacionin, tha do ta themelojmë. Nuk e bëri vet por e kishte shty presidenten meqë është bërë si kukull e Kurtit,…

Lexo më Shumë

Helikopterët turq vijuan kërkimet në Detin e Zi në kërkim të 11 marinarëve që u zhdukën kur anija e tyre u mbyt nga stuhitë e forta që vranë të paktën nëntë njerëz. Anija e mallrave me 12 anëtarë të ekuipazhit në bord u mbyt në lindje të Stambollit teksa përpiqej të kërkonte strehë për të shmangur nga erërat dhe dallgët e dhunshme. Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se trupi i një marinari ishte gjetur dhe kërkimet për 11 të tjerë rifilluan të hënën pasi stuhitë ishin shuar. Anija me flamur turk po transportonte mallra nga porti rus i Temryuk…

Lexo më Shumë

Një çift i pasur në Britani që hapën një pishinë pa leje në kopshtin e shtëpisë së tyre janë urdhëruar ta mbyllin tashmë nga zyrtarët pas ankesave të fqinjëve për klithmat e vazhdueshme të fëmijëve që prishnin qetësinë e tyre. Andrew e Richelle Brooks kishin lënë rezidentët e tjerë të shtangur nga kakofonia e zhurmave prej pishinës së tyre, teksa fqinjët ankoheshin për ulërima, këngë dhe zhurma që nuk i lejonin të uleshin të qetë në kopshtet e tyre. Fqinjët protestues thonin se pas dy vjetësh nuk mund të duronin më trazirat teksa çifti Brooks nisi të priste fëmijë të…

Lexo më Shumë

Bora e parë e dimrit ka mbuluar rrugët e gjurmuara nga automjetet e blinduara në rajonin e Donetsk. Dëbora, balta dhe akulli pritet të detyrojnë një kundërofensivë disamujore të Ukrainës për të rimarrë territorin e pushtuar nga forcat e Moskës. Kjo pasi trupat ruse gjatë kësaj periudhe e kanë të vështirë sulmin nga toka pasi lëvizja e tankeve bëhet pothuajse e pamundur. Ndërkohë, Ukraina ka ripërsëritur thirrjen për ndihma ushtarake me qëllim që të zmbraps trupat ruse. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të hënën se mbështetja e Uashingtonit ishte për “afat të gjata”.…

Lexo më Shumë

Më shumë se gjysma e shqiptarëve (55.3%) e konsideronin veten subjektivisht të varfër, sipas një publikimi të Eurostat për vitin 2022, por që të dhënat e Shqipërisë janë deri në vitin 2021. Në këtë renditje, shqiptarët ndihen të dytët më të varfrit e Europë, me mbi dy herë më shumë se mesatarja e BE-së (24.8%). Vendin e parë e mbajnë grekët, 68% e të cilëve kanë deklaruar se ndihen subjektivisht të varfër. Treguesit subjektiv të varfërisë bazohen në rezultatet nga statistikat e Bashkimit Europian (BE) mbi të ardhurat dhe kushtet e jetesës (EU-SILC), një mbledhje e të dhënave që kryhet…

Lexo më Shumë

Kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski thotë se me BDI-në kanë marrëveshje të qartë të koalicionit, që thekson se është publike që nga viti 2020. Kovaçevski pohon se punohet për të ashtuquajturin “Front Europian”, por nuk jep detaje nëse i është ofruar BDI-së që të shkojnë me kandidat të përbashkët për president, me lista të përbashkëta në zgjedhjet parlamentare, në këmbim të asaj që integristët të heqin dorë nga marrëveshja për kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit të kësaj Qeverie. “Ne me BDI-në kemi marrëveshje të qartë të koalicionit që është publikuar në opinion në vitin 2020, gjithsesi se…

Lexo më Shumë

Incident në Parlament. Seanca është ndërprerë pasi dy deputetët e “Levicës”, Apasievi dhe Krrmovi kanë thyer kompjuterin e Zv/Kryetarit të Kuvendit, Goran Misovskit dhe kanë gjuajtur me letra në drejtim të tij. Incidenti ndodhi pasi 87 deputetë nuk pranuan kërkesën e Levicës që nga rendi I ditës të tërhiqet debate për Rregulloren e Kuvendit. Seancën e ka ndërprerë Kryeparlamentari Talat Xhaferi./KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Qeveria siguroi qasje në 50 milionë euro shtesë, mjete të favorshme për kompanitë vendase nga Banka e Zhvillimit të Këshillit të Evropës (CEB). Kjo është pjesë e aktiviteteve që kryen shteti nëpërmjet Ministrisë së Financave për të përkrahur kompanitë dhe ekonominë vendase duke siguruar mjete të favorshme për investimet e tyre. “Pas negociatave disamujore ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës së Zhvillimit të Këshillit të Evropës, më datë 17 nëntor, Këshilli Administrativ i CEB-së miratoi vendimin për miratimin e Huasë programore prej 50 milionë eurove për Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili do të realizohet përmes Bankës Zhvillimore…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari njëherit kryetar i komunës së Gostivarit ka pritur sot një numër fëmijësh në nderë të ditës ndërkombëtare të 20 Nëntorit, Dita botërore e fëmijëve, shkruan Top24 Taravari në një postim të tij ka shkruar se: Në Ditën ndërkombëtare të fëmijëve, kujtojmë disa nga të drejtat themelore të më të dashurve tanë. E drejta për tu dëgjuar! E drejta për fëmijëri të lumtur! E drejta për tu shkolluar! E drejta për trajtim të barabartë! E drejta për të qenë të shëndetshëm!

Lexo më Shumë

MPB: AKSIONE JANË ZBATUAR EDHE NË RMV Nga fillimi i këtij muaji ishte zbatuar operacioni i madh I përbashkët I ashtuquajtur “Mozaik 2023” kundër eksploatimit seksual të fëmijëve në rajonin e Ballkanikt, ku ka marrë pjesë edhe Maqedonia e Veriut, njofton KlanM. Operacioni “Mozaik 2023” udhëhiqej nga Policia kombëtare e Sllovenisë dhe ishte e koordinuar me EUROPOL-in. Qëllimi, sic njofton KlanM, ishte identifikimi dhe arrestimi i njerëzve që shfrytëzojnë platforma dhe aplikime online të mesazheve për distribuimin dhe shpërndarjen e materialeve të keqpërdorimit seksual të fëmijëve. Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia, Kroacia dhe…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, hapi konferencën dyditore rajonale “Bashkëpunimi për fuqizimin e ndërmarrësisë dhe rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, organizuar nga Agjencia për Mbështetjen e Ndërmarrësisë, në të cilën përfaqësues të qeverisë dhe marrin pjesë përfaqësues nga komuniteti akademik nga Serbia, Kroacia, Turqia, Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina. – Qyteti i Shkupit punon me përkushtim për përmirësimin e shërbimeve me qëllim të heqjes së barrierave administrative për të cilat shpesh ankohen qytetarët dhe ekonomia. Programet e reja për përkrahjen e ndërmarrësisë dhe inovacionit të qytetit të Shkupit janë pjesë e angazhimeve prioritare mbi të…

Lexo më Shumë