Author: Hamdi Kumanova

Franca ka testuar me sukses një raketë balistike me rreze të gjatë M51.3, duke rritur besueshmërinë e aftësive parandaluese bërthamore të Francës. Kjo për faktin se pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, presidenti Vladimir Putin ka paralajmëruar vazhdimisht Perëndimin, se do të ishte gati të përdorte armë bërthamore “për të mbrojtur Rusinë”. Raportohet nga mediat se raketa e cila nuk mbante armë bërthamore, u shkrep nga vendi i testimit të raketave Biscarosse të ushtrisë franceze në Francën jugperëndimore dhe u ul në Atlantikun e veriut. Raketa M51.3 është një version i përmirësuar i M51, një…

Lexo më Shumë

“Autoritetet ruse ishin në gjendje të parandalonin kolapsin ekonomik që kërcënoi vendin pas futjes së sanksioneve të paprecedentë në vitin 2022.”. Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. “Kishte një kërcënim për një kolaps, ne vërtet duhej të mobilizonim të gjitha burimet dhe forcat e brendshme për të parandaluar këtë kolaps”, theksoi ai, duke vënë në dukje se ekonomia ruse u godit më pas nga barra e sanksioneve të paprecedentë. “Asnjë vend në botë nuk është përballur ndonjëherë dhe teorikisht asnjë vend në botë nuk është në gjendje të përballojë një goditje të tillë,”- tha Peskov.

Lexo më Shumë

Avokati Genc Gjokutaj është shprehur se predha e plumbit me të cilën është qëlluar Aleks Nika në 21 janar është përftuar nga eutopsia, është eksperimentuar dhe konkluzionet nuk janë kundërshtuar nga askush. Komentet Gjokutaj i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se predha me të cilën është qëlluar Aleks Nika, nuk ka dalë nga arma e gardistëve. Ai shprehet tejet i bindur se akt-ekspertimi është kryer saktë dhe thotë me ironi se jo Gjykata e Strasburgut, por edhe ajo e “Plutonit” dhe “Neptunit” nuk e ndryshojnë dot të vërtetën. “I ndjeri Aleks Nika është dërguar direkt në…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot do të qëndroj për vizitë në Kosovë. Sipas njoftimit nga NATO, gjatë vizitës së tij në Kosovë, Stoltenberg do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. “Sekretari i Përgjithshëm do të vazhdojë udhëtimin e tij në Kosovë, ku do të ketë bisedime me znj. Vjosa Osmani-Sadriu dhe z. Albin Kurti. Ai gjithashtu viziton kampin Nothing Hill të KFOR-it të NATO-s, ku do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş dhe do t’u drejtohet trupave. Ai do të takohet gjithashtu me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s,…

Lexo më Shumë

Për periudhën 2017-2024, buxheti i shteti ka paguar dhe pritet të paguajë me paratë e taksapaguesve rreth 86 miliardë lekë (810 milionë euro) për 12 kontrata koncesionare, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, të përpunuara nga Monitor (shiko tabelën: Pagesat faktike nga buxheti i shtetit për koncesionet 2017-2024). Të ndara sipas sektorëve, pjesa më e madhe e kësaj shume, me rreth 31 miliardë lekë (290 milionë euro), ose 36% e totalit ka shkuar dhe pritet të shkojë për katër koncesionet e shëndetësisë (sterilizimi, check up, laboratori, dializa). Rreth 28 miliardë lekë (206 milionë euro) është për projektet e infrastrukturës (Rruga…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se sot ministrja Albulena Haxhiu, do të japë dëshmi për rastin Dehari. “Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në orën 10:00, do t’i përgjigjet ftesës për të dhënë dëshminë në raport me rastin Dehari”, thuhet në njoftim. Sipas njoftimit pas intervistës, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrja Haxhiu do të mbajë Konferencë për medie. Më 5 nëntor të vitit 2016, në orët e para të mbrëmjes u raportua për një vdekje të një personi brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren. Vetëm pak minuta më pas u raportua se brenda qelisë së tij ishte gjetur i vdekur…

Lexo më Shumë

Banjat termale luksoze janë ndër vendet që udhëtarët dëshirojnë për t’u çlodhur, shkruan në një artikull e përditshmja britanike “The Guardian”. Banjat e Bënjës të Shqipërisë janë renditur mes nëntë ujërave termale më tërheqëse natyrore në Europë. Po ashtu prestigjozja britanike shkruan se vizitorët mund të shijojnë madhështinë e luginës, urën e saj të lashtë prej guri dhe pafundësinë e kaltër të qiellit. “Banjat termale të Bënjës në jug të Shqipërisë janë një perlë e vërtetë. Ujërat termale të Bënjës, te cilat njihen si Banjat Termale të Bënjës ndodhen 14 km larg qytetit te Përmetit. Banjat termale ndodhen pranë lumit…

Lexo më Shumë

Një i arratisur nga “Idrizova” është kthyer në vuajtje të dënimit me burg “Sot (18.11.2023) në ora 13:45 në zonën e Qendrës, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në kuadër të SPB Shkup kanë arrestuar A.B. (48) nga Shkupi. Ai ishte në kërkim me urdhër qendror, me urdhër të “Burgu Idrizovë”, ku ka vuajtur dënimin me burgim prej 7 vitesh për krime të kryera nga neni 131 dhe neni 237 i Kodit Penal. A.B. do të dorëzohet në burgun e Idrizovës, ku duhet të vuajë edhe 2 vjet, 6 muaj e 14 ditë burgim”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Përgatitjet teknike për mbajten e këshillit ministror të OSBE-së i cili pritet të mbledh 76 delegacione dhe mbi 1000 pjesëmarrës, janë kah fundi, por akoma nuk dihet saktë nëse ministri i jashtëm rus Llavrov do të merr pjesë, e që nga pjesëmarrja e 57 përfaqësuesve të vendeve anëtare varet e ardhmja e OSBE-së, nësë do të shuhet apo jo, thoë kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani. Ndërkaq për sekretartin amerikan Blinken, Osmani thotë se tani për tani, informacionet pohojnë ardhjen e tij në samit. “Për mua është e rëndësishme që të gjithë të jemi këtu në Shkup dhe po bëjmë…

Lexo më Shumë

Në 10 vitet e fundit, vazhdimisht rritet numri i studentëve të vendit që vendosin që të studiojnë në shtetet e huaja. Të dhënat tregojnë se ka rritje të numrit të studentëve që largohen nga Maqedonia për shkak të arsimit. Sipas informacioneve, në nivel vjetor rreth 1500 studentë nga Maqedonia largohen që të studiojnë në vendet e huaja, ndërsa pjesa dërmuese studiojnë në Slloveni, Gjermani, Turqi, Bullgari, Serbi, Kroaci, Holandë, Austri dhe vende të tjera. Për shembull, në vitin akademik 2017/2018 në Slloveni kanë shkuar 783 student, ndërsa ky numër vazhdon të rritet çdo vit, duke arritur deri në 1 307…

Lexo më Shumë

I pyetur nëse duke pasur drojë nga tensionimi i marrëdhënieve në shtet, pas vendosjes dhe reagimeve për kryqin në Kodër të Diellit por edhe pllakën në Sopot, Presidenti Stevo Pendarovski, tha se këto gjëra po bëhen në prag të periudhës parazgjedhore dhe që individë apo subjekte të fitojnë ndonjë votë më shumë. “Kjo është aventurë absolutisht e panevojshme për këdo të Maqedoni, sepse e dimë se si i kemi kaluar në të shkuarën kur kemi pasur tensione dhe konflikt ndëretnik” u shpreh Pendarovski, duke siguruar se shteti nuk do të destabilizohet nga këto raste. “Dua që të gjitha ato përpjekje,…

Lexo më Shumë

Integrimi i lëndëve në bazë të konceptit të ri mësimor ka shkaktuar rrëmujë në organizimin e orëve mësimore në arsimin fillor, posaçërisht në klasën e gjashtë, Lënda “Historia dhe shoqëria” në të cilën tashmë janë shkrirë lëndët: Arsimit Qytetar, Historia dhe Gjeografia do të ligjërohet nga tre mësimdhënësit adekuat por me orë dhe njësi mësimore të shkurtuara. Gjithashtu, për këtë lëndë nxënësit do të marrin tre nota për ta rrumbullaksuar në fund në një të përbashkët. Mësimdhënësit ankohen se në këtë mënyrë nxënësit nuk marrin njohuri të plota por të përgjysmuara e të paqarta. “Krejt ndryshe doli. Shumica e kolegëve…

Lexo më Shumë