Author: Hamdi Kumanova

Vonesa në procesin e integrimit evropian padyshim ndikon në rënien e mbështetjes për anëtarësim në Bashkimin Evropian, thotë Këshilltari Shtetëror për Çështje Evropiane, Dragan Tilev. Ai thotë se nëse në të kaluarën mbështetja për BE-në, ishte mbi 90%, tani ky numër ka rënë në rreth 65%. Sipas Tilev, qytetarët janë të vetëdijshëm se opsioni optimal për vendin është të vazhdojë në rrugën e integrimit evropian. Por kjo rrugë, shton ai, varet nga reformat veçanërisht në gjyqësor, si dhe nga aktorët politikë për shkak të ndryshimeve kushtetuese, për të cilat është i nevojshëm konsensusi. “Nga njëra anë, duhet të konkludojmë se…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës, Bilall Kasami, gjatë inaugurimit të një pjesë së rrugës për te lagjja e vilave në Kodrën e Diellit foli, edhe për ngritjen e kryqit aty. Kasami akuzoi se ata që sulmojnë komunën, nuk duan të shohin investimet që bën Komuna e Tetovës dhe akuzojnë komunën për kompetenca që nuk i takojnë asaj. “Ata që nuk duan të shohin investimet që bën komuna e Tetovës, ata shohin shkaqe sesi të kritikojnë komunën për gjëra që nuk janë përgjegjësi e komunës”, u përgjigj Kasami. Nga ana tjetër ai tha se në pranverë do të legalizohen të gjitha objektet fetare…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, i ka bërë thirrje VMRO-DPMNE-së që të drejtor grupin e punës për ligjin për prokurori. “Ministria e Drejtësisë me qëllim të sigurimit të gjithëpërfshirjes në procedurën e hartimit të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, i cili rezultoi nga takimi koordinues i mbajtur në Ministrinë e Drejtësisë më 15.11.2023, në të cilin ishin hapur dhe diskutuar disa aspekte, të cilat janë të rregulluara me Ligjin për Prokurorinë Publike, për të cilat nga përfaqësuesit e prokurorive publike u theksua se ka nevojë për përmirësimin e…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikoloski, në një deklaratë për media me rastin e takimit të Asamblesë së Përgjithshme të rinisë së Partisë Popullore Evropiane “Bashkimi i së ardhmes, gjeneratës së re dhe Ballkanit Perëndimor” , është pyetur se si e komenton faktin që biznesmeni Miodrag Daka Davidoviq është në listën e zezë të SHBA-së. Nikollovski theksoi se biznesmeni malazez ishte i lidhur me aktivitete biznesi në Maqedoni dhe lidhje me Qeverinë. “T’i kujtoj opinionit e vendit se kjo qeveri e LSDM-së dhe BDI-së është formuar më 30 gusht 2020, ndërsa më 31 gusht, të nesërmen, Këshilli i Komunës së Tetovës…

Lexo më Shumë

Për shkak të erës së fuqishme, teleferiku në Shkup sot nuk do të funksionojë, informuan nga NQP, raporton Portalb.mk. Ndërmarrja Qarkulluese (Transportuese) Publike Shkup (NQP) nëpërmjet rrjetit social Facebook ka informuar se sot (e shtunë) për shkak të erës së fortë që i trejkalon kufijtë e lejuar, teleferiku në Shkup nuk do të funksionojë. Teleferiku do të vazhdojë me punë kur kushtet klimatike të jenë më të përshtatshme. “Të nderuar, Ju njoftojmë se Teleferiku nuk do të nisë punën në orën e zakonshme 10, për shkak të erës së fortë. Forca e erës i kalon kufijtë e lejuar në mënyrë…

Lexo më Shumë

Një 66-vjeçar me një “Opel” është përplasur me rrethojën e një ure në Radovish, ku ka pësuar lëndime të rënda. “Me datë 17.11.2023 në ora 17:30 në Stacionin Policor Radovish është raportuar se në rrugën rajonale Radovish-fshati Oraovicë, në vendin e quajtur “Rudina”, I.G.(66) nga fshati Jargulicë i Radovishit, ka qenë duke vozitur automjetin “Opel” me targa të Shtipit, ku ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur në rrethojën e urës”, njoftojnë nga policia. Në aksident shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Shtëpinë e Shëndetit në Radovish. Në vendin e ngjarjes kontroll kanë kryer ekipi…

Lexo më Shumë

Nënkryetari dhe zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani mendon se çështja e kryqit në Kodër të Diellit është pjesë e lojës parazgjedhore me shumë gjasa, siç tha, e dakorduar mes forcave nacionaliste që përpiqen emocionet fetare t’i keqpërdorin për garë parazgjedhore. “Ata në mungesë të programeve dhe mungesës së mundësive dhe kapaciteteve për të garuar me tema për politika sociale, ekonomike dhe Bashkimit Europian, e shihni se gjithë fushatën e kufizojnë në disa tema që bazohen në tensione ndëretnikë dhe nder fetarë. Prandaj temë dominuese e keni Bullgarinë dhe “rrezikun nga Bullgaria”, keni një farë albanofobie që përpiqet të imponohet nga…

Lexo më Shumë

Epilogu i Samitit të dhjetorit është i qartë se si do të jetë me faktin se parakushtin e kemi në kornizën negociuese evropiane, nuk mund ta përmbushim, kjo është e dukshme. Ndërkohë, për fat të keq, për shkak të qëndrimit të ngurtë të opozitës, asgjë nuk ka ndryshuar në atë drejtim. Dhe është e qartë se në Samitin e dhjetorit nuk mund të ketë vendim pozitiv për ne, përcjell Nistori. Samiti i sivjetshëm titullohet “Qytetet e fuqishme, gjithëpërfshirëse dhe të kujdesshme: Sigurimi i demokracisë dhe zhvillimit për brezat që do të vijnë” dhe në të marrin pjesë mbi njëqind kryetarë…

Lexo më Shumë

Drejtori i Qendrës së Menaxhimit të Krizave, Stojançe Angellov i ka quajtur të ekzagjeruara reagimet për kryqin i cili u vendos disa ditë më parë në Kodrën e Diellit. Ja reagimi i plotë i Angellovit: Reagimet për kryqin 15 metra në oborrin e kishës në “Kodër të Diellit”, jo vetëm janë të ekzagjeruara në të gjitha bazat, por edhe shprehje e mosrespektimit, hipokrizisë ekstreme dhe standardeve të dyfishta nga ana e faktorëve politikë shqiptarë në Maqedoni. Sidomos po të kihet parasysh se jetojmë në një periudhë kur “Kodra e Diellit” po vlon nga objektet e ndërtuara pa leje, në një…

Lexo më Shumë

Në Tetovë prej sot do të ketë ndërprerje të përkohshme në furnizimin me ujë çdo ditë gjithsej gjashtë orë e gjysmë për shkak të reduktimeve të cilat i ka vendosur ndërmarrja publike komunale. Shkak është defekti në filtrat e stacionit pastrues në sistemin e ri të furnizimit me ujë. “Mungesa e ujit është pasojë e defektit të filtrave nga stacioni i pastrimit në burimet e Leshnicës, të cilët aktualisht janë jashtë përdorimit. Jemi të detyruar të marrim masa reduktuese për furnizimin me ujë sipas orarit të mëposhtëm – në intervalin kohor nga ora 12:30 deri në 15:30 dhe në intervalin…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koordinim i Dikastereve Ekonomike dhe Investimeve, Fatmir Bytyqi dhe ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, sot do të jenë për vizitë pune në Veles. Siç bënë të ditur nga shërbimi për informim i Qeverisë, Bytyqi dhe Shukova do të mbikëqyrin rrugën e sapondërtuar për në fshatin Slivnik dhe ndërtesën me banesa sociale në Veles.

Lexo më Shumë

MPB dje ka kryer bastisje në Shkup, ku ka kapur disa sasi të lëndëve narkotike. “Me datë 17.11.2023 në Shkup, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale në kuadër të MPB-së kanë ndaluar K.K.(35) nga Shkupi dhe LJ.B.(30) nga Shtipi, me vendbanim të përkohshëm në Shkup. Gjegjësisht, pas marrjes së masave dhe aktiviteteve, rreth orës 16:00 në zonën e Kisella Vodës, nga punonjësit e policisë është kryer kontroll tek K.K. pranë shtëpisë së tij ku u gjetën 50 pilula ekstazi, kokainë dhe një pako me drogën sintetike kristal. Më pas me urdhër të gjykatës i është kontrolluar shtëpia dhe janë…

Lexo më Shumë