Augusta Philibin, Atasheu për kulturë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, së bashku me Gazmend Ilazin, përgjegjës i programeve arsimore ndërkombëtare në këtë ambasadë, e vizituan dje Fakultetin e Arteve të Universitetit të Tetovës. Në këtë njësi akademike, përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve janë pritur nga Dekani i Fakultetit të Arteve, Prof. Ord. Senad Abduli, Prodekania për Shkencë e këtij fakulteti, Prof. Ord. Nora Halimi dhe shefja e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Doc. Dr. Hatibe Deari-Zeqiri. Qëllimi i vizitës së tyre ishte të njihen nga afër me ecurinë e ligjëratave që artistja e njohur Nicole Stager i…
Author: Hamdi Kumanova
Spasovski: pres që edhe kriminelë të tjerë të dënohen dhe të futen në listën e zezë Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, pret të krijohet mundësi ligjore që kompanitë e personave të cilët ndodhen në Listën e zezë të ShBA-së, të mos mund të marrin pjesë në furnizimet publike në të cilat do të paguhen para publike apo shtetërore, raporton AIM, përcjell Nistori. Pas kontrollit të punëve ndërtimroe në objektin e ri të Stacionit policor në Aerodrom, ministri Spasovski deklaroi se vendimi i listës së zezë të SHBA-së për t’u vendosur biznesmeni rus, Sergej Samsonenko, gruaja e tij Irina,…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (17.11.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushë e komunikacionit, me çka ka shqiptuar 193 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 193 masa, nga të cilat 47 masa për tejkalim të shpejtësisë, 17 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, tri masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit. Janë vendosur 10 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit, katër masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë masa për automjetet me defekte teknike dhe të paregjistruara…”, thuhet në njoftimin e MPB-së…
Poliklinikat “Çair” dhe “Bit Pazar” tani iu ngjajnë institucioneve shëndetësore. Kjo falë angazhimit të drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit – Shkup, Vullnet Selimi. “Gjatë orëve të mbrëmjes ka qenë e vështirë të dallohen poliklinikat “Çair” dhe “Bit Pazar”, kjo sepse atyre me vite u kanë munguar dritat. E gjatë këtyre ditëve fal një donacioni nga njerëz të vullnetit të mirë u bë e mundur ndriçimi i hapsirave të jashtme përreth Poliklinikave”, ka shkruar Selimi në Facebook.
Në Shkup sot mbahet Samiti vjetor i Parlamentit global të kryetarëve të komunave 2023. Tema e samitit, në të cilin është paralajmëruar prani e rreth 150 kryetarëve të komunave nga e gjithë bota është, “Qytete të fuqishme, të angazhuara dhe humane: Sigurimi i demokracisë dhe zhvillimit për gjeneratat e ardhshme”. Siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, samitin do ta hapë kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ndërsa pritet të flasin edhe presidenti Stevo Pendarovski, ambasadori i BE-së në vend, Dejvid Gir dhe sekretari i përgjithshëm i Kongresit të autoriteteve lokale dhe rajonale të Këshillit të Evropës, Matie Mori. Presidenti Stevo Pendarovski…
DPMNE u kapën duke gënjyer komisionin hetimor për Onkologji, duke paraqitur të pavërteta, insinuata dhe shpifje, me qëllim të krijimit të frikës tek qytetarët dhe mosbesimit në institucione. Kështu konstatuan përmes një reagimi nga LSDM-ja në pushtet, prej ku, siç përcjell KlanM, thonë se VMRO po tenton të pengojë hetimet. “Deputeti Antonio Milloshoski gjatë një vërejtjeje procedurale javën e kaluar lexoi një vendim të Qeverisë, për të cilin pretendoi se ishte synimi i qeverisë për të lejuar asgjësimin e materialit dëshmues në Klinikën e Onkologjisë. Megjithatë, është një vendim për të shpenzuar për materiale të harxhueshme dhe të vjetruara, përkatësisht…
Javën e ardhshme, ose më së voni deri në fund të muajit, Qeveria do ta sjellë pakon e re të masave anti krizë, dedikuar disa grupeve të shoqërisë, mes tyre edhe pensionistëve që marrin pension të ulët. Kështu njoftoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska. Jovanka Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale “Me masat anti krizë do të përfshihen edhe pensionistët të cilët do të mbështeten financiarisht gjatë dimrit dhe deri në harmonizimin e ardhshëm të pensiooneve, në mars të vitit 2024”. Përndryshe, për kërkesat e pensionistëve për rritje lineare të pensioneve dhe rritjen…
MPB Maqedoni informon se njësiti për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB Shkup dje (16.11.2023) ka dorëzuar kallëzim penal kundër personave A.I. (18) dhe Z.A. (42) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer “falsifikim parash” nga neni 268 i Kodit Penal. “Gjegjësisht, pas masave dhe veprimeve të ndërmarra nga punonjësit e policisë, gjatë kontrollit të automjetit, te personat janë gjetur para të falsifikuara në vlerë prej 3500 dollarësh në prerje prej 100 dollarësh, e më pas janë ndaluar në stacionin policor”. “Pas kontrollit në tri lokacione në Shkup, një personi i janë gjetur…
VENDIMI VJEN PAS RRITJES SE NUMRIT TE AZILKERKUESVE QE MBERRIJNE NE KUFIRIN LINDOR Rritja e numrit të aplikantëve për azil ka detyruar Finlanden qe te marri masa te rrepta. Nje numer i madh emigrants jane duke ardhur nga Rusia, ndaj Helsinki ka vendosur qe te mbylle disa prej pikave te hyrese nga ky vend. Finlanda do të mbyllë katër nga nëntë pikat e kalimit në kufirin e saj me Rusinë gjatë fundjavës për të frenuar fluksin e azilkërkuesve. Presidenti i Finlandës ka deklaruar se rritja e numrit të aplikantëve për azil që mbërrinin në kufirin lindor dukej si hakmarrje e…
Ligjvënësit e Bashkimit Evropian dhe vendet anëtare kanë arritur një marrëveshje për të rishikuar rregulloren e bllokut për dërgesat e mbeturinave dhe për t’i dhënë fund eksporteve të llojeve të caktuara të tyre në vendet e treta që nuk janë në gjendje t’i përpunojnë siç duhet, tha Parlamenti i BE-së. Eksportet e disa mbeturinave jo të rrezikshme dhe përzierjet e tyre do të lejohen vetëm në vendet që nuk janë anëtare të OECD-së që pranojnë dhe përmbushin kriteret për trajtimin e mbetjeve të tilla në një mënyrë të shëndoshë mjedisore”, tha Parlamenti. Në vitin 2021, Komisioni Evropian propozoi një rinovim…
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu ka treguar se tashmë ka filluar puna për hekurudhën Prishtinë-Durrës. Aliu këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ku ndër të tjera ka thënë se tashmë është shpallur kompania fituese për studimin e fizibilitetit për realizimin e kësaj linje të rëndësishme hekurudhore. “Fillon puna për hekurudhën Prishtinë – Durrës. Tashmë është shpallur kompania fituese për studimin e fizibilitetit për realizimin e kësaj linje të rëndësishme hekurudhore”, ka shkruar Aliu në Facebook. Ndryshe, në vitin 2025, do të jetë gati projekti për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë, e cila…
Sipas përditësimit të nëntorit të fundit të listës së këshilltarëve dhe bashkëpunëtorëve të punësuar në Qeverinë e Maqedonisë, rezulton se ata kanë pasur rritje të madhe të pagave neto gjatë këtij viti. Nëse kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zëvendësit e tyre ende nuk duan të shpallin pagat e reja të rritura për 78 për qind, të paktën nëse asgjë tjetër mund të shohim se sa janë tani pagat e këshilltarëve dhe bashkëpunëtorëve në Qeveri, dhe tani janë shumë më të larta, përcjell Faktor.mk. Këshilltari për Siguri Kombëtare Zoran Verushevski mbetet me pagë rreth 75.000 denarë apo mbi 1250 euro, por tani…

