BDI-ja kundërshton shfuqizimin e qeverisë teknike siç kërkoi ditë më parë VMRO DPMNE-ja. Sipas nënkryetarit të partisë, Bujar Osmanit opozita maqedonase këmbëngul për një gjë të tillë pasi është kundër kryeministrit shqiptar. Osmani nuk deshi të zbardh emrin e numrit “një” të qeverisë teknike që do të jetë nga radhët e BDI-së. Ai tha se emri i tij do të mësohet në fillim të dhjetorit. Osmani gjithashtu tha se muajin e ardhshëm liderët e partive politike do të ulen në tryezë për ta dakorduar datën e zgjedhjeve. “Unë mendoj se ky qëndrim i Mickovskit ka vetëm një qellim, të vazhdoje…
Author: Hamdi Kumanova
Të shprehurit më mirë në gjuhën angleze se në gjuhën shqipe është fenomeni që po shqetëson prindërit e fëmijëve të moshave të ndryshme. Sipas profesorit të gjuhës shqipe Asllan Hamiti, përveç se po humbet dëshira për të komunikuar shqip po humbet edhe dëshira për të ruajtur dhe kultivuar traditën e mirëfilltë shqiptare. “Këtë e lidha pikërisht me atë që një pjesë e madhe e shqiptarëve dhe një pjesë e madhe e jona bën që të duam shumë të huajën dhe nuk e duam tonën dhe në këtë pikëpamje e kam fjalën edhe në veshje, në kulturë, në sjellje dhe tani…
Duke komentuar paralajmërimet për kryeministrin e parë shqiptarë në 100 ditët e fundit të qeverisë, ish deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu, në intervistë për Alsat tha se shqiptarët nuk përfitojnë asgjë nga posti i kryeministrit teknik, në 3 muajt e fundit të qeverisë. Ai tha se me poste teknike e simbolike nuk zgjidhet asnjë problem i shqiptarëve në Maqedoni. Fazliu paralajmëroi gjithashtu koordinime për kthimin në politikë përmes një subjekti të ri. Në këtë drejtim, Fazliu tha se kanë kontakte me opozitën shqiptare dhe janë të gatshëm për bashkëpunim me të gjithë ata që, siç tha ai, të cilët duan…
Aleanca për Shqiptarët hedh dyshime se Komuna e Tetovës në mënyrë të parregullt ka hapur tenderin për rindërtimin e stadiumit të qytetit. Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët, ka kërkuar nga Kasami po ashtu edhe sqarime mbi ndërtimet e dy fushave të reja të sportit që parashihen me këtë projekt, si dhe atë nëse Komuna e Tetovës ka planifikuar buxhet për ndërtimin e stadiumit të qytetit dhe kur ky buxhet është votuar në këshillin komunal. “Si është e mundur një ndërmarrje transportuese e cila ka paraqitur humbje në anën tjetër të shpall tender milionëshe euro? A është paraparë ky furnizim…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani thotë se sipas vlerësimeve të shërbimeve të tij, ndoshta do të shpenzohen gjysma e mjeteve të parashikuara për automjetet e marra me qera për Këshillin e ardhshëm të ministrave të OSBE-së. Siç informoi Osmani në brifiungun e sotëm me gazetarët, deri më tani vetëm një kryetar komune dhe dy konsuj nderi i kanë ofruar automjetet e tyre zyrtare. “Sipas vlerësimit nga shërbimet e mia, ndoshta do të shpenzohen gjysma e mjeteve të planifikuara, por do të jetë fluide dhe do të varet se sa automjete do t’i nevojiten MPB-së, sepse shumica e automjeteve…
Dje u hap Zyra e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Kosovë. Dhe në këtë ceremoni krahas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si i ftuar nderi i Rrjetit Global të Biznesit të Diaspoërs ishte edhe sipërmarrësi i njohur Lazim Destani. Ai tha se hapja e një zyre të tillë në Prishtinë ishte një hap i rëndësishëm për ekonominë dhe se do të krijojë më shumë lehtësira për investime, shkruan Zeri.info. “Në fjalën time përshëndetëse në këtë ceremoni nënvizova se për shumë afaristë të suksesshëm nga Gjermania e Kosova kjo Zyrë tash e tutje do të krijojë më shumë lehtësira dhe mundësi…
Përderisa prodhuesit dhe tregtarët kritikohen mes veti se kush po fiton më shumë e kush më pak në industrinë ushqimore, qytetarët vazhdojnë të paguajnë çmime të shtrenjta për produktet elementare. Odat Ekonomike thonë se vërejtja kryesore që është bërë në propozim Ligjin për tregti jo korrekte është që prodhuesit kanë shpenzime marramendëse dhe mezi arrijnë të fitojnë 3%, kurse tregtarët që marrin nga bujqit prodhimet dhe i furnizojnë marketet fitojnë nga 30%. Ky hendek i thellë pritet të normalizohet një herë e mirë me ligj, në normën e fitimit me 10% për secilin nga aktorë në zinxhirin e tregut të…
Reshjet e borës kanë shkaktuar rrëmujë në disa rrugë të Maqedonisë së Veriut. Janë publikuar disa pamje në rrugën për në Strazhë, e cila shihet se është në gjendje të rënduar. Shihet se janë bllokuar dhjetëra kamionë dhe makina. Gjithashtu shihet se rrugët nuk janë pastruar. Nga LAMM thonë se ka ndalesë për lëvizjen e makinave të rënda në këto drejtime rrugore: Kërçovë – Ohër, Gostivar – Strazhë, Gostivar – Mavrovë, Dibër – Mavrovë. LAMM gjithashtu paralajmëron të përdoren pajisjet dimërore në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit./Telegrafi/
Nën ndikimin e një vale të lagësht dhe të ftohtë, moti ne Maqedoninë e Veriut përjetoi ndryshim drastik, fillimisht me reshje shiu e më pas edhe me reshje të borës në viset malore. Drejtoria për Punë Hidrometereologjike thotë se në viset malore do të formohet shtresë më e madhe e dëborës, e cila nuk do të mungojë as edhe nëpër qytete sidomos në pjesën perëndimore të vendit. Bora ka zbardhur edhe qytetin e Dibrës, shkruan Lideri.mk. Në Qendrat e Skijimit metereologët parashikojnë shtresë dëbore deri në 50 centimetra që do të jetë ideale për adhuruesit e sporteve dimërore./Lideri
Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA ka analizuar numrin dhe shumën e kredive të shpejta të marra nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut nga viti 2018 deri në gjysmën e parë të vitit 2023. Në Maqedoninë e Veriut ekzistojnë 35 shoqëri financiare të cilat operojnë në pjesë të ndryshme të shtetit. Secila prej tyre ka filialet e saja në qytete të ndryshme, ndërsa vetëm një prej tyre, të cilën Instituti IDEA e ka hulumtuar, ka gjithësej 29 filiale. Në numrin total të kredive të shpejta të dhëna nga shoqëritë financiare prej vitit 2018 deri…
Të gjithë punonjësit e qendrës tregtare janë evakuuar nga hyrjet anësore, ndërsa brenda nuk ka as blerës, transmeton Portalb.mk. “Sot në orën 13:42 është raportuar se në qendrën tregtare East Gate Mall kanë rënë alarmet e zjarrit dhe menjëherë është përgjigjur sigurimi dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për një automjet Renault Laguna që digjet në parkingun e nëndheshëm. Zjarri është shuar nga sigurimi”, njoftoi MPB.
“Disa institucione janë duke punuar në përgatitjen e samitit ministror të OSBE-së, i cili javën e ardhshme do të mbahet në Shkup”, thotë ministri i Brendshëm Spasovski. Ai tha se MPB është duke u përgatitur për këtë ngjarje gjatë gjithë vitit. Më shumë se 70 delegacione të huaja dhe mbi një mijë pjesëmarrës njoftuan praninë e tyre në samit. Sipas Spasovskit, është një aksion i gjerë që duhet të zbatohet nga pikëpamja e sigurisë dhe të gjitha shërbimet janë plotësisht të përgatitura. “Pres që çdo gjë të shkojë mirë. Ky është një samit i rëndësishëm. Ne kemi…

