Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se në koordinim me Prokurorinë Publike të Shkupit ka zbardhur rastin e një fëmije të dyshuar të zhdukur në Qendrën Klinike dhe është konstatuar se bëhet fjalë për denoncim të rremë nga L.A. “Menjëherë pas pranimit të denoncimit, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete të duhura nga Njësia për krime të dhunshme në SPB-Shkup. Janë bërë kontrolle të hollësishme në sistemin e Klinikës Gjinekologjike dhe Obstetrike të Shkupit për pacientët e pranuar dhe është konstatuar se L.A është shtruar në spital për herë të fundit në vitin 2019. Kontrolle janë bërë edhe në sistemin…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (24.11.2023) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik më çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 120 gjoba, prej të cilave tetë për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 10 gjoba për vozitje pa patentë shoferi, pesë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit… “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet…

Lexo më Shumë

Njê aksion i gjerë policor u realizua mëngjesin e sotëm në Strugë e rrethinë, në të cilin për tregti me drogë dhe armë, u arrestuan 19 persona, ndërsa tre të tjerë janë në kërkim, përcjell KlanM. Për aksionin ka reaguar aktivisti nga Struga dhe përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoni, Bekim Qoku. Sipas tij, është për t’u shqetësuar shtrirja e madhe e krimit, drogës dhe korrupsionit në njê qytet të vogël si Struga. Struga, që sipas Qokut, dikur ka qenë pararoja e kulturës së shqiptarëve në vend, sot është degraduar, ndërsa përgjegjësinë ia mvesh edhe kreut të Komunës së Strugës.…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska në një intervistë për Zërin e Amerikës është përgjigjur në pyetjet për pjesëmarrjen e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut si anëtare e NATO-s në sistemin e sigurisë kolektive, por edhe për pjesëmarrjen e Ushtrisë në misionet në rajon. Petrovska tha se Republika e Maqedonisë së Veriut, përveç që është pjesë e atij sistemi të sigurisë kolektive, po ashtu është e pranishëm edhe në rajon përmes pjesëmarrjes në misione, në Kosovë dhe në BeH. “Muajin e kaluar ne në një seancë të Qeverisë morëm vendim për të rritur pjesëmarrjen e anëtarëve tanë në misionin e NATO-s…

Lexo më Shumë

Pas tre muaj humbje, nxënësit shqiptarë të Idrizovës nisën mësimin në klasën e gjashtë në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit” në Çair. Siç paralajmëroi ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, fëmijët e Idrizovës në këtë shkollë do të mësojnë përkohësisht, respektivisht deri në fillimin e gjysmëvjetorit dytë kur edhe pritet të hapet paralelja shqipe në shkollën fillore “Njegosh” të Komunës Gazi Babë. “Të gjithë na pritën shumë mirë. Dalëngadalë na treguan mësimet, do t’i mësojmë edhe ne”. “Në ditën e parë shumë mirë na pritën, shokët shoqet, kujdestarja. I kemi marr të gjitha librat, tash na mbetet vetëm të mësojmë”. Pavarësisht…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur në favor të kërkesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke e cilësuar ligjin për çmimet tavan për produktet bazë si të papërshtatshëm me Kushtetutën e vendit. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, vendimin e Kushtetueses e ka quajtur si një hap drejt mbrojtjes së lirisë ekonomike të Republikës së Kosovës. Abdixhiku ka akuzuar Qeverinë për paaftësi dhe për tentativën e vetëdijshme për të shkelur Kushtetutën. “Siç edhe pritej, siç edhe kishim thënë gjithherë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës hodhi poshtë EDHE NJË LIGJ, në gjithë tërësinë e tij, të qeverisë më antikushtetuese që ka pasur…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se një vit më parë në Maqedoninë e Veriut për herë të parë është kryer transplant i mëlçisë, duke e bërë sistemin shëndetësor publik të Maqedonisë një nga sistemet më të mira shëndetësore që kryen procedura të tilla. Në këtë periudhë të shkurtër, theksojnë nga atje, u kryen tre transplante në tre pacientë dhe të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, falënderon të gjithë të përfshirët në proces. “Jam krenar që Komisioni Evropian ka vlerësuar se kemi bërë progres në këtë segment. Dhurimi i organeve është akti dhe procesi më…

Lexo më Shumë

Të punësuarit në administratën e gjykatave dhe prokurorisë, ata të Fondit për Shëndetësi dhe të punësuarit në Zyrën e Avokatit të Popullit sot kanë vazhduar protestën për rritje të pagave, transmeton TV21. Kreu i AOGJSH-së, Tërpe Deanovski tha se bisedimet me ekzekutivin janë ndërprerë, për shkak të, siç tha ai, “arrogancës së zv/kryeministrit Fatmir Bytyqi.” “Para disa ditës, zv/kryeministri Fatmir Bytyqi e dha ndoshta deklaratën më turpëruese për media në historinë e Maqedonisë. Në deklaratë Fatmir Bytyqi i akuzoi të punësuarit se ata janë fajtorë për lëndët e papërfunduara në gjykata dhe prokurori dhe për gjendjen në shëndetësi. Për shkak…

Lexo më Shumë

Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, në pikën kufitare “Bllacë” është arrestuar një shtetas i Gjermanisë, i cili kërkohej nga Interpoli. Nga MPB shtojnë se i njëjti është dërguar në stacionin e policisë në Kisella Vodë të Shkupit. “Më datë 23.11.2023 në ora 15:50 në pikën kufitare “Bllacë”, punonjësit e policisë kanë privuar nga liria M.L.(31) nga Republika Federale e Gjermanisë, pasi gjatë kontrollit të kryer është konstatuar se në evidencën zyrtare i njëjti është me masën “arresto” me kërkesë të Interpolit. Personi është ndaluar në Stacion të Policisë në Kisella Vodë, për procedim të mëtejshëm”, thonë nga…

Lexo më Shumë

Qeveria hoqi ndalimin e fluturimeve dhe uljeve të avionëve shtetërorë rusë mbi dhe në vend. Kjo është vendosur në seancën e sotme. Seanca u mbajt në formatin online në orët e pasdites. Kjo do të thotë se nuk ka asnjë pengesë formale që një aeroplan, në pronësi të shtetit rus, të ulet në një nga aeroportet në Maqedoni. Vendimi, ose më mirë ndryshimet në masat aktuale kufizuese për Federatën Ruse të miratuara pas agresionit të Ukrainës, vjen në prag të Këshillit Ministror të OSBE-së, i cili duhet të mbahet nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor në Shkup. Deri më…

Lexo më Shumë

Punonjësit e organeve të gjyqësisë dhe prokurorisë publike, Fondit të Shëndetësisë, si dhe nga Zyra e Avokatit të Popullit, në organizim të Sindikatës së Punëtorëve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve (AOGJSH), sot kanë protestuar para Kuvendi, nga ku thirrën deputetët e të gjitha partive politike, të cilat tashmë kanë propozim për buxhetin e vitit të ardhshëm, t’i mbështesin në kërkesat e tyre për rritje pagash. Protesta, e cila u përkrah nga disa zyrtarë administrativë dhe disa sindikata, para Kuvendit, siç ishte paralajmëruar, do të vazhdojë para Ministrisë së Drejtësisë dhe do të përfundojë para Qeverisë.

Lexo më Shumë

Ligji për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile hyri në fazën e debatit publik. Dispozitat ligjore parashikojnë konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar, përkatësisht pasurisë së përfituar përmes korrupsionit dhe veprave më të rënda kriminale. Denoncimi mund të bëhet edhe në mënyrë anonime deri tek institucionet përkatëse, ndërsa konfiskimi duhet vërtetuar përmes aktgjykimit. Kufiri mbi të cilin krijohet baza për procedim drejt konfiskimit është 50.000 euro. “Derisa gjatë procedurës gjykata konstaton se pasuria nuk është përfituar në rrugë ligjore, e njëjta pasuri me vendim të plotfuqishëm konfiskohet dhe shkon në llogari të shtetit, apo në llogari të palës së dëmtuar në…

Lexo më Shumë