Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka autorizuar MPJ-në që vetë të vendos për dhënien e lejes për ardhjen e ministritë të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov në Shkup, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Në seancën e sotme të Qeverisë, Qeveria solli plotësimin e Vendimit për vendosjen e masave kufizuese në lidhje me aktivitetet e Federatës Ruse, me të cilin kufizohet qasja e aviacionit të Federatës Ruse dhe në përputhje me Rregullativën e Këshillit të BE-së nga Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë me të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut është plotësisht ose 100% e harmonizuar. Përmes këtij plotësimi,…
Author: Hamdi Kumanova
𝐀𝐃𝐌𝐈𝐑𝐈𝐌 𝐀𝐋𝐈𝐓𝐈 𝐌𝐁𝐑𝐎𝐉𝐓𝐈 𝐌𝐄 𝐒𝐔𝐊𝐒𝐄𝐒 𝐓𝐄𝐙𝐄𝐍 𝐄 𝐃𝐎𝐊𝐓𝐎𝐑𝐀𝐓𝐔𝐑𝐄𝐒 Pedagogu nga Fakulteti i Informatikës pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Admirim Aliti mbrojti me sukses tezën e doktoraturës në Universitetin e Evropës Jujglindore në Tetovë, me temë: Përdorimi i teknologjisë blockchain në administratën publike për të përmirësuar besimin, transparencën dhe aksesin e shërbimeve, me çka edhe iu nda titulli Doktor i Informatikës. Aliti tezën e doktoraturës e mbrojti para Komisionit në përbërje: kryetar Dr Artan Luma, anëtarë: Dr. Marika Apostolova, Dr. Azir Aliu, Dr. Majlinda Fetai, Dr. Halil Snopce. Admirim Aliti është ligjerues në Fakultetin e Informatikës pranë Universitetit “Nënë Tereza”…
Dje në SPB Strumicë është raportuar se në ora 16:20 në rrugën kryesore Strumicë – Novosellë, në fshatin Dabile, automjeti “Opel Astra” me targa të Strumicës, drejtuar nga M.D. (35) nga fshati Monospitovë i Strumicës, ka goditur një këmbësor të mitur nga fshati Dabile. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm Strumicë. Në vendin e ngjarjes kontroll kanë kryer policia e SPB-Strumicë./Telegrafi/
Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 23 vjeçarin S.D. nga Tetova i cili paraprakisht ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike. “Dje (24-nëntor) rreth orës 22.00, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 23-vjeçarin S.D nga Tetova, i cili më parë ishte raportuar nga gruaja e tij 19-vjeçare se ai e kishte sulmuar fizikisht atë, por gjithashtu muajin e kaluar ai ishte përpjekur që të kryente një sulm seksual ndaj motrës së saj të vogël. S.D. është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas…
Rasti “Talir 2”, për të cilin ish-kryeministri në arrati Nikolla Gruevski dhe ish-sekretari i përgjithshëm i partisë Kiril Bozhinovski u dënuan në shkallë të parë për ndërtimin e selisë së partisë politike OBRM-PDUKM në Shkup, me siguri do të kthehet që nga fillimi. Dje në seancën publike para Gjykatës së Apelit në Shkup për rastin “Talir 2”, prokurori i lartë publik sugjeroi që aktgjykimi i shkallës së parë të shfuqizohet , ndërsa lënda të kthehet në rivendim, si dhe të merren parasysh ndryshimet në Kodin Penal. Avokati mbrojtës Elenko Milanov, pas seancës së ankesës, përmes një deklarate për media ka…
Pakoja e re me masa antikrizë do të shqyrtohet në seancën e Qeverisë të martën e javës së ardhshme, paralajmëroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, ministrja tha se seanca e Qeverisë është caktuar për të martën dhe se me masat do të përfshihen një numër të madh i qytetarëve dhe sektori privat. “Të martën do të ketë informacion çfarë përmban pakoja e re të masave antikrizë”, tha Trençevska. Sipas paralajmërimeve, në masat antikrizë do të përfshihen kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve dhe pensionistët me pension minimal. Deri në…
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) njoftoi se do të miratojë një kredi prej 9 milionë euro për mbështetjen e sipërmarrësve të rinj, për hapjen e biznesit të ri dhe për promovimin e kreditimit të gjelbër në Maqedoninë e Veriut. Mjetet do të ofrohen përmes Bankës ProKredit. Dy milionë euro janë hua nga programi i BERZH-it Youth in Business (YIB) dhe janë të dedikuara për mbështetjen e ndërmarrjeve lokale mikro, të vogla dhe të mesme në pronësi ose të menaxhuara nga sipërmarrës nën moshën 35 vjeç. Programi YiB mbështetet nga qeveritë e Suedisë, Italisë dhe Luksemburgut, dhe ka për…
Data për zgjedhje është mjet konsensusi. Duhet të ulemi që ta finalizojmë dhe precizojmë punën. Ne do të luftojmë të afrohemi ose pse jo, të fitojmë shumicën në Parlament menjëherë, ajo është 61 deputetë, porositi sonte lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Ai në emisionin “Samo intervju” në Kanal 5, ku ishte mysafir, përkujtoi se VMRO-DPMNE-ja ka propozuar dy opsione për zgjedhjet. “Një opsion është që rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale të jetë më 24 prill, gjegjësisht më 8 maj rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. Kjo do të nënkuptonte fillimin fushatës më 4 prill ose qeveri teknike…
Kryeministri Dimitat Kovaçevski, sot tha se nuk do të ulen pagat e zyrtarëve. Ai shpjegoi se paga të caktuara janë të rregulluara me ligj, prandaj është zgjidhje komplekse. “Për disa nga zyrtarët ka dispozita ligjore që nuk mund të ulet paga. Për shembull, pagat e gjyqtarëve. Në këto pjesë të ligjeve, pjesa e deputetëve është e rregulluar me Ligjin për deputetët, ndërsa deputetët janë mbi ata që i zgjedhin, që është Qeveria, prandaj them se është një zgjidhje komplekse”. “Kjo, në fund të fundit, duhet të sjellë barazi në pagesën e punës në përputhje me përgjegjësitë që ka secili në…
Të premten, gazetarët protestuan në mënyrë solidare para Gjykatës Civile, duke reaguar ndaj vendimit skandaloz me të cilin kolegët e Investigative Reporting Lab (IRL) u dënuan për shpifje për njohuritë e paraqitura në emisionin dokumentar “Konspiracion kundër ajrit” në lidhje me biznesmenin dhe ish Zëvendëskryeministrin Koço Angjushev. Shoqata e Gazetarëve së bashku me ekipin ligjor të IRL po përgatit ankesë kundër aktgjykimit dhe pret që gjykata më e lartë të konstatojë ende një gjendje faktike të gabuar në këtë rast sepse aktgjykimi kërcënon seriozisht profesionin e gazetarit, lirinë e shprehjes dhe vlerat demokratike, duke mohuar se kolegët e IRL-së se…
Me Planin e rritjes së Ballkanit Perëndimor, pritet dyfishim i BPV-së në 10 vitet e ardhshme dhe afrimi me standardet e BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni. Avantazhi i Planit të BE-së për rritjen e Ballkanit Perëndimor është se ai nuk është i lidhur me kriteret politike në procesin e integrimit në BE, por bazohet në zbatimin e agjendës së përcaktuar reformuese, tha për AIM-n ministri i Financave, Fatmir Besimi në takimin e djeshëm në Bruksel me përfaqësuesit e Komisionit Evropian për të përcaktuar elementët bazë të agjendës së reformave që duhet të përgatiten për realizimin e projekteve nga Plani. “Me këtë…
Maqedonia e Veriut po hy në fazën finale të kryesimit me OSBE-së në vitin 2023. Krahas vitit të kaluar, vendi po përgatitej intensivisht për Kryesimin edhe një vit e gjysmë më herët, periudhë në të cilën u bënë përpjekje të mëdha për të qenë në krye të detyrës. “Fjala është për njerëzit” ishte motoja dhe motivimi për punën tonë gjatë Kryesimit të OSBE-së. E pozicionuam veten si Kryesim i fokusuar te njerëzit, sepse në një botë të trazuar, nevojat dhe kërkesat e njerëzve janë gjithmonë të parat. Siguria e tyre duhet të jetë gjithmonë në qendër të përpjekjeve të të…

