Kryeparlamentari Talat Xhaferi sot gjatë Briffingut me gazetarët tha se ende nuk është i informuar detajisht për çështjen e kryeministrit shqiptar, pavarësisht se edhe emri i tij ka qarkulluar në media si kandidat i mundshëm. Xhaferi shtoi se për një vendim të tillë ende pritet të vendoset se kush do të jetë në pozitën e kryeministrit shqiptar. “Po, përmendet edhe emri im për kryeministër shqiptar, flitet gjithçka. Unë nuk mundem të ua ndaloj këtë. Zyrtarisht ende nuk jam i informuar për çështjen e kryeministrit shqiptarë. Unë jam përfaqësues që vi nga një parti politike dhe aty do të vendoset se…
Author: Hamdi Kumanova
Para pak çastesh, një makinë ka goditur një vajzë në rrugën industriale në Tetovë. Kjo makinë ka goditur një vajzë e cila tashmë është dërguar në Spitalin Klinik, dhe bëhet e ditur se është në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan “Alsat”. Momentalisht në vendin e ngjarjes ka arritur policia dhe prokurori publik, derisa po bëhen hetime për aksidentin.
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,50 % në raport me vendimin e datës 20.11.2023. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të EUROSUPERIT BS-98 dhe të ЕURODIZELIT (D-Е V) ulen për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,256 den/kg…
Vanja Gjorçevska nga Shkupi, 14-vjeçare në klasën e nëntë, është zhdukur që nga mëngjesi i sotëm. Siç shpjegon për “Fokus” nëna e saj Zorica, në orën 7:20 të mëngjesit të sotëm është nisur drejt shkollës, e cila ndodhej shtatë minuta larg shtëpisë së tyre. Në orën 7:34 telefoni i saj ishte fikur dhe nuk kishte asnjë shenjë të Vanjës. Ajo është parë herën e fundit në Dibër Maalo, rrugës për në Pestaloci. – Asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë, vajza ime është një nxënëse shembullore, një person i përgjegjshëm. Dyshoj se ajo është kidnapuar. Zakonisht shkon në shkollë me…
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, gjatë brifingut me gazetarët, komentoi sjelljen e ashpër të deputetëve të “Levicës”, Dimitar Apasiev dhe Borisllav Kërmov, të cilët shkaktuan dëme materiale në folotren e kuvendit dhe në tavolinën e kryesisë së kuvendit. Sipas Xhaferit dëmi që është bërë kap shifrën e rreth 9 mijë eurove, dhe sipas ligjit të mardhënies së punës, dëmi duhet të kompensohet nga ai që është kryer, në këtë rast nga deputeti Kërmov. TALAT XHAFERI, KRYEPARLAMENTAR “Ka procedurë ligjore për çdo veprim, dëmi që është bërë duhet të kompensohet nga ai që e ka bërë. Sipas ligjit, ne jemi të…
Mbi 400 mijë qytetarë – pensionistë, nxënës, studentë, prindër vetushqyes, do të përfshihen me masat anti-krizë që do të miratohen nesër në seancë qeveritare. Këtë e tha zv.kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, duke folur për masat e reja që duhet t’i miratojë qeveria. I pyetur se sa kompani janë bllokuar për shkak të mos pagesës së tatimit solidar, Bytyqi tha se sipas të dhënave të fundit numri i tyre është nën 20. Ai tha se ende nuk janë bllokuar të gjitha kompanitë dhe se numri ndryshon çdo ditë. “Mjetet do të përdoren për masat kundër krizës që presim të…
Nga Ambasada e Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se aplikimet për termine për muajin janar do të bëhen nga 4 deri më 12 dhjetor. “Aplikimet për termine për muajin janar 2024 të bëhen duke u regjistruar në listën e pritjes për termine nga data 04.12.2023 në orën 10:00 deri më 12.12.2023 në orën 15:00. https://skopje.diplo.de/mk-sq/visa-service/einreise-visa/-/2537224“, njoftojnë nga Ambasada gjermane në Shkup.
Në bazë të konkluzioneve të arritura në seancën e 199-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 14.11.2023, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se administrata publike në qytetin e Shkupit ditën e mërkurë do të punojë me orar të shkurtuar, ndërsa ditën e enjte nuk do të punojë. “Të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe publike në territorin e qytetit të Shkupit me datën 29.11.2023 (e mërkurë) do të punojnë me kohë të pjesshme deri në ora 12:00, ndërsa 30.11.2023 (e enjte) është caktuar si ditë jopune për të gjithë të punësuarit në…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot në Briffing me gazetarët tha se mendohet që data 8 maj të jetë datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Xhaferi tha se sipas kësaj pritet të vendi të funksionoj me Qeveri teknike nga 27 ose 28 janari. “Nëse zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare mbahen më 8 maj, zgjedhjet nënshkruhen më 28 shkurt. Pra zgjedhjt nënshkruhen 70 ditë para ditës së mbajtjes së tyre, ateherë qeveri teknike do të kemi nga 27-28 janari”, deklaroi Xhaferi. /indeks.mk
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe deputet aktual në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka të paraqitura dy pasuri të paluajtëshme, një makinë dhe një depozitë bankare. Ahmeti posedon tokë bujqësore në Shqipëri me hapësirë prej 700 metër katrorë, një shtëpi në fshatin Zajas të Kërçovës, një makinë në emër të bashkëshortes së tij dhe një xhirollogari. Më poshtë e keni pasurinë e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, të paraqitur në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. – Tokë prej 700 metër katrorë në Shqipëri me vlerë 30.000 dollarë ose 1.635.000 denarë. –…
Sot, Ministria e Financave realizoi emetimin e 22-të të fletobligacioneve për denacionalizim në vlerë prej 4.5 milionë eurove, të cilat mbulojnë të gjitha aktvendimet e plotfuqishme për denacionalizim, në periudhën prej 01.01.2022 deri më 31.12.2022, me të cilat, si kompensim jepen fletobligacionet. Fletobligacionet për denacionalizim janë letra me vlerë, të regjistruara në emër të personit të caktuar, me valutë – euro dhe transferohen në afat të pacaktuar. Vlera nominale e një fletobligacioni është 1 euro, ndërsa norma e interesit është 2% në nivel vjetor. Vlera nominale dhe norma e interesit për poseduesin e fletobligacioneve paguhet për periudhë 10 vjeçare. Pagesa…
Pasuria e paluajtshme e konfiskuar e ish-shefit të Shërbimit Sekret DSK, Sasho Mijalkov, sot do të dal në shitje. Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar njoftoi se sot nga ora 9 deri në 12 të mesditës do të shitet një pjesë e pasurisë së konfiskuar të Sasho Mijalkovit, e konfiskuar në rastin “Perandoria”. Prona do të shitet me ankand publik elektronik. “Të drejtën e pjesëmarrjes elektronike në ankand publik kanë të gjithë personat fizikë dhe juridikë, përveç të dënuarit të cilit i është konfiskuar pasuria e paluajtshme, punonjësit e Agjencisë për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar, si dhe një…

