Pasuria e paluajtshme e konfiskuar e ish-shefit të Shërbimit Sekret DSK, Sasho Mijalkov, sot do të dal në shitje.
Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar njoftoi se sot nga ora 9 deri në 12 të mesditës do të shitet një pjesë e pasurisë së konfiskuar të Sasho Mijalkovit, e konfiskuar në rastin “Perandoria”.
Prona do të shitet me ankand publik elektronik.
“Të drejtën e pjesëmarrjes elektronike në ankand publik kanë të gjithë personat fizikë dhe juridikë, përveç të dënuarit të cilit i është konfiskuar pasuria e paluajtshme, punonjësit e Agjencisë për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar, si dhe një person tjetër që ka marrë pjesë zyrtarisht në procedurën e shitjes”, thuhet në një nga kushtet në shpalljen e publikuar nga Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar.
Agjencia për Menaxhimin e Pasurive të Konfiskuara më herët ka kryer dhe realizuar me sukses shitjen e gjithsej tri pasurive të paluajtshme të konfiskuara të Mijallkovit.
Në korrik të këtij viti, aksionet e sekuestruara të Mijallkovit u hodhën në ankand në bursë.
Në rastin “Perandoria”, Sasho Mijalkov e pranoi fajësinë dhe u pajtua me Prokurorinë, ndërsa dënimi ishte tre vjet burg dhe konfiskim i pasurisë në vlerë prej rreth 30 milionë euro, përfshirë 25 apartamente dhe parcelën pranë hotel Marriott.(INA)



