Author: Hamdi Kumanova

Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski gjatë fjalimit të tij të mbajtur në debatin “Platformë për ardhmërinë – parime ekonomike”, tha se me këtë qeveri, qytetarët nuk kanë ujësjellës, kanalizime, asfalt, nuk kanë shkolla dhe çerdhe. Sipas tij, qeveria vazhdimisht flet për Evropë, ndërsa nga ana tjetër qytetarët në Maqedoni nuk i kanë mundësitë t’i kenë kushtet themelore për jetë. Ai tha se, qasja e tyre, në rast se hynë në qeveri, do të jetë për integrimet e vendit në BE, por prioritet do të jenë qytetarët. “Ne nuk do të jemi qeveri e cila do të investojë vetëm…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, përmes një letre me shkrim kërkon nga Këshilli Gjyqësor për shkak të konfliktit të interesit të lirojë Loreta Gjorgieva nga Komisioni i raportuesve sipas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të gjykatës. “Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga në shkresën e tij drejtuar Këshillit Gjyqësor thekson se, edhe përkundër udhëzimit paraprak për dorëzimin në kohë të materialeve, ato nuk i janë dorëzuar as para dhe as pas mbajtjes së seancës, e cila është mbajtur më 23 nëntor. Është e palejueshme që Ministri i Drejtësisë të informohet për pikat e rendit të ditës nga…

Lexo më Shumë

Mickoski ia hoqi maskat OBRM-PDUKM-së dhe pranoi publikisht se është për koalicion me “Të Majtën”, e cila është hapur kundër NATO-s dhe BE-së, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së. Mickoski mund të shkojë edhe vitin e ardhshëm t’i përulet diktatorit Enver Hoxha, siç bëri Apasiev. Vlerat reale për të cilat përfaqëson Mickoski janë të njëjta me ato të partnerit të tij të mundshëm të koalicionit, “Të Majtës” anti-evropiane. Nga një partner i botës demokratike, SHBA dhe BE duan ta kthejnë vendin në kohën kur ishte i izoluar dhe i kapur”, akuzojnë nga LSDM. Mickoski, shtojnë nga atje, është në…

Lexo më Shumë

Pesë vajza adoleshente janë lënduar në një aksident të rëndë që ka ndodhur në Aerodrom të Shkupit, njoftojnë nga MPB. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e ditë së diel, në orën 3:25. “Sot (26.11.2023) në ora 03:25 minuta është raportuar se në Shkup, në kryqëzimin e rrugëve “Simeon Kavrakirov” dhe “Veniamin Macukovski”, automjeti “Porsche” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.C. (19) nga Shkupi, ka dalë nga rruga. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar rëndë A.C. dhe S.P.(18), ndërsa tre udhëtarë të tjerë J.M.(18), E.B.(18) dhe AM.K.(18), të gjithë nga Shkupi, kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Kompleksin e…

Lexo më Shumë

Luftëtarët e Redut-it gjatë trajnimeve në qendrën trajnuese në Rambov të Rusisë. Planifikuesit ushtarakë kanë rekrutuar ushtarë edhe përmes njësive të tjera vullnetare joformale – njëra e njohur me akronimin rus BARS dhe tjetra e quajtur Redut. Këto njësi janë, gjithashtu, grupe mercenare private – në dukje si Wagneri i dikurshëm, por më të vogla, më të ndryshme dhe me burime të ndryshme financimi. Rruga e kthimit Autoritetet, në anën tjetër, kanë rritur zemërimin e grave dhe nënave të ushtarëve, duke mos i zëvendësuar ushtarët e lodhur me të rinj. Në fillim të shtatorit, një kanal në Telegram me rreth…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është shënuar për familjen Buzhala nga fshati Llazicë e Malishevës, pasi djali i tyre Durim Buzhala është ndarë nga jeta në moshën 20-vjeçare. I ndjeri dyshohet se humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti në Gjermani atje ku edhe jetonte. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, teksa për ceremoninë e varrimit nuk është dhënë ndonjë detaj deri më tani.

Lexo më Shumë

Ia kishin rrëmbyer djalin, në luftën e fundit në Kosovë. Një burrë nga fshati Mejë i Gjakovës për një kohë u dha edhe të holla personave të tjerë kinse për t’ia gjetur të vetmin djalë që e kishte. Besonte se i biri i tij është gjallë dhe po mbahej diku në një kamp të fshehtë në Mal të Zi. Por, sikur kjo mos të mjaftonte. Ai shiti edhe tokën për të siguruar të holla të tjera. Ky është vetëm njëri prej rrëfimeve që edhe pas shumë viteve pas luftës e kujton me shumë emocione drejtori i Fondit për të…

Lexo më Shumë

Gjatë vitit 2000 dhe gjysmës së parë të vitit 2001 territoret e Komunës së Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës kanë qenë fushë e konfrontimeve të armatosura të policisë dhe Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB). Pjesëtarët e saj për herë të parë u paraqitën publikisht në fund të janarit 2000 në Dobrosin, komuna e Bujanocit, gjatë varrimit të vëllezërve të vrarë Shaqipi. Konfrontimi i armatosur dhe incidentet u intensifikuan posaçërisht pas tërheqjes së policisë nga punktet e kontrollit në fshatrat shqiptare nga komuna e Bujanocit më 27 nëntor 2000. Tërheqja është bërë pas sulmit të UÇPMB-së mbi patrullën…

Lexo më Shumë

Në takimin e parë pas rreth katër vjet, kryediplomatët e Koresë së Jugut, Japonisë dhe Kina ranë dakord të dielën për të ringjallur bashkëpunimin mes vendeve fqinjëve aziatikë dhe për të rifilluar takimet trepalëshe mes udhëheqësve të tyre. Megjithatë nuk u përcaktua një afat specifik mbi këtë çështje. Tre vendet, të lidhura ngushtë ekonomikisht dhe kulturalisht me njëri-tjetrin, së bashku përbëjnë rreth 25% të Prodhimit të Brendshëm Bruto global. Por përpjekjet për të nxitur bashkëpunimin shpesh kanë hasur në pengesa për shkak të një sërë çështjesh, përfshirë mosmarrëveshjet historike që rrjedhin nga agresioni i Japonisë gjatë kohës së luftës dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar se sot në objektin e Komunës së Preshevës do të vendoset flamuri kombëtar shqiptar. Përmes një njoftimi për media Arifi ka thënë se vendosja e flamurit do të bëhet në ora 12:30, një ditë para 28 nëntorit. ”Në godinën e Komunës së Preshevës, nga ora 12:30 do të vendosim flamurin kombëtar. Prandaj, jeni të ftuar të përcjellni si dhe më pas do te jem ne dispozicion për intervista.”, thuhet në njoftim..

Lexo më Shumë

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se ai e quan “dominimin monopolist” të sistemeve teknologjike perëndimore në Rusi, në sferën e inteligjencës artificiale, “të rrezikshëm dhe të papranueshëm”. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass. “Është e domosdoshme të përdoren zgjidhje ruse në fushën e krijimit të sistemeve të besueshme dhe transparente të inteligjencës artificiale që janë gjithashtu të sigurta për njerëzit”, tha Putin, sipas Tass, duke argumentuar se “bota teknologjike e së ardhmes duhet të jetë shumëpolare”.

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e “Ditës së Forcës”, sot, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 13:00 organizojnë “Ditën e Hapur”. Manifestimi qendror do të mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetëror, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë. “Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete…

Lexo më Shumë