Author: Hamdi Kumanova

Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së ministres së Arsimit dhe Shkencës, znj. Vesna Janevska, e cila – sipas tyre – ka shfaqur mungesë respekti ndaj gjuhës shqipe në komunikimin publik dhe para mediave. Në reagimin e dërguar për mediat, Shoqata thekson se sjellje të tilla dëmtojnë frymën e bashkëjetesës dhe japin mesazhe të gabuara për gjeneratat e reja. “Sjellja e ministres Janevska para gazetarëve dhe opinionit publik, në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe në jetën publike, është tregues i gjendjes shpirtërore të njerëzve që duhet të jenë shembull për nxënës,…

Lexo më Shumë

Pas kërkesave të shumta të qytetarëve dhe mërgatës kërçovare, Beslidhja Shqiptare – Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka bërë thirrje për bashkim të këshilltarëve shqiptarë në Këshillin Komunal. Tre listat shqiptare – AKI (5 këshilltarë), VLEN (3) dhe Lista e Pavarur (2) – përbëjnë shumicën shqiptare me 10 këshilltarë, që pasqyron realitetin demografik të qytetit, ku shqiptarët përbëjnë mbi 55% të popullsisë. AKI u bën apel kolegëve nga VLEN dhe Lista e Pavarur të bashkohen për formimin e shumicës shqiptare në Këshill, në mënyrë që kryetari i Këshillit Komunal të jetë shqiptar, si shprehje e vullnetit…

Lexo më Shumë

Kryetari në ardhje i komunës së Bogovinës, Feti Abazi së bashku me këshilltarët e VLEN, kanë marrur sot mandatin nga kryetari në ikje Besnik Emshiu dhe këshilli i kaluar komunal. Përpos që ka falenderuar Komisionin Komunal Zgjedhor, për mbarëvatjen e procesit zgjedhor, Feti Abazi ka falenderuar edhe kryatrin në ikje, Besnik Emshiun, duke i uruar shëndet dhe mbarësi. ” E falenderoj KKZ-në për organizimin e procesit zgjedhor në komunën tonë. Prej sot do të fillojmë menjëherë me punë. Do vazhdojmë me realizimin e projekteve dhe premtimeve. Do e shikojmë edhe pasqyrën financiare dhe situatën me projektet se ku…

Lexo më Shumë

Arben Fetai nga VLEN thotë se koalicioni ka dakordim që Bekim Sali të emërohet zëvendëskryeministër i parë, si zëvendësim i Izet Mexhitit, i cili tashmë ka marrë funksionin e kryetarit të komunës së Çairit, përcjell TV21. Fetai tha se Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i mbetet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit. “Tani Izet Mexhiti dhe Lëvizja Demokratike do të propozojnë sigurisht edh enjë emër për ministër të Mjedisit. Dhe besoj brenda kësaj jave, nesër më së largu, do të ulemi me kryeministrin si mandatar dhe do i shtrojmë këto çështje, të gjejmë një zgjidhje në bazë të…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi Urdhër për të kryer procedurë hetimore kundër një gruaje 23-vjeçare me banim në Rzhaniçino, e cila dyshohet për “neglizhencë dhe keqtrajtim të një fëmije”. Më 9 nëntor në mbrëmje, ajo e neglizhoi rëndë detyrën e saj të kujdesit dhe edukimit si nënë, e braktisi dhe keqtrajtoi djalin e saj 6-muajsh. E bezdisur sepse foshnja po qante, ajo filloi ta godiste me duar dhe grushte në gojë dhe hundë, duke i shkaktuar lëndime nga gjakderdhja. “Lëndimet e fëmijës u vunë re nga pronari i shtëpisë ku qëndronte e dyshuara dhe një mik tjetër,…

Lexo më Shumë

Edhe pse konsumi i cigareve në nivel global është në trend zbritës, numrat po zvogëlohen shumë ngadalë. Pothuajse çdo vit, rreth tetë milionë njerëz vdesin për shkak të sëmundjeve të lidhura me djegien e duhanit me pak tym. Sipas analizës “No smoke – less harm” (Pa tym, më pak dëm), ky të dhënë përfaqëson një sfidë të madhe për shëndetin publik, sidomos në lidhje me numrin e jetave që mund të shpëtoheshin nëse duhanpirësit të fillonin të përdornin produkte nikotinike më pak të dëmshme*. Kjo mundësi u shfrytëzua me sukses në Suedi. Ulja drastike e normave të duhanpirjes gjatë viteve…

Lexo më Shumë

Në shortin e 87-të të Loto 7, u shpall një fitues i lumtur, i cili fitoi çmimin kryesor të lojës së fatit Joker, me vlerë 3.152.640 denarë. Shërbimi është kryer në pikën shitëse “Dimpo” në Manastir. Edhe pse fituesi nuk dha pëlqimin për të publikuar të dhënat e tij, ai ndau me ne se për të kjo fitore përfaqëson një tjetër konfirmim se gjithmonë duhet të besosh në fat. Pika shitëse “Dimpo” në Manastir është e njohur për fitoret e lumtura nga lojërat e fatit të Loterisë Shtetërore. Atje është “gërvidhur” edhe çmimi më i madh i lotarisë së çastit…

Lexo më Shumë

Elektorati i Aleancës për Shqiptarët ka qenë gjithmonë opozitar, por opozitë e BDI-së, jo patericë e saj. As Zijadin Sela e as Arben Taravari nuk mund ta përmbysin këtë të vërtetë. Dy herë u përpoqën ta shesin frymën dhe dy herë populli ua ktheu përgjigjen me ZERO! Votuesit e Aleancës janë me frymën, jo me pazaret. Dhe kjo frymë sot jeton në VLEN, aty ku janë njerëzit që nuk u shitën: Arben Fetai, Zeqirija Ibrahimi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti. Këta e mbajtën drejtimin dhe e kthyen opozitën në fitore. Izet Mexhiti e demontoi BDI-në në Shkup,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se qeveria do të emërojnë ushtrues detyre në komunat Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhudhe dhe Mavrovë Rostushë, sapo të marrë njoftimin nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për përfundim të procesit zgjedhor, përcjell TV21. “Absolutisht që këtë do ta bëjmë, sipas ligjit. Që ta bëjmë këtë, duhet fillimisht të marrim njoftim nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, se zgjedhjet kanë përfunduar dhe se në ato 4 komuna zgjedhjet janë të pasuksesshme, dhe më pas qeveria do të emërojë”, tha mes tjerash Mickoski. https://www.facebook.com/watch/?v=1944067453208193

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski sot realizoi takim pune me Rashid Bin Saed Al-Kajari, ushtrues detyre ambasador i Katarit. Dy bashkëbiseduesit, siç kumtoi Ministria e Transportit, konstatuan se bashkëpunimi bilateral është në nivel të mirë, duke e potencuar mundësinë për përforcim të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve. Në takim, zëvendëskryeministri Nikollovski theksoi se Qeveria ka program ambicioz në pjesën e infrastrukturës, gjithashtu në turizëm dhe trafik ajror. “Në atë drejtim, Maqedonia zhvillon politika të shkëkqyeshme në pjesën e trafikut ajror dhe e potencoi mundësinë për vendosjetë linjës ajrore mes Maqedonisë dhe Katarit (Shkup…

Lexo më Shumë

Një shtetase e Kolumbisë ka raportuar se është grabitur. Ajo ka thënë se disa persona i kanë hyrë në banesë dhe ia kanë grabitur 10 mijë euro. Njoftimi: GRABITJE Rr. “Halil Alidemaj”, Prishtinë 10.11.2025 – 20:00-20:40. Viktima femër shtetase e Kolumbisë ka raportuar se tre persona të panjohur kanë hyrë në banesën e saj me armë dhe ia kanë grabitur 10.000 euro para të gatshme. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori.

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, deklaroi sot se shumica në Këshillin e Komunës do të pasqyrojë përbërjen e shumicës që aktualisht qeveris në nivel qendror. „Është më se e qartë se shumica që është në pushtetin qendror do të përfaqësohet edhe në nivel lokal. Për detajet, opinioni do të njoftohet më vonë,“ tha Dimitrievski. Në nivel shtetëror, koalicioni qeverisës përbëhet nga Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë, VMRO-DPMNE dhe VLEN, por ende mbetet e paqartë nëse këshilltarët e DPSM-së do t’i bashkohen këtij blloku. Edhe pse ata janë pjesë e koalicionit të VMRO-DPMNE-së në nivel qendror,…

Lexo më Shumë