Në prag të ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të posaçme, 3 dhjetori, Zyra e Avokatit të Popullit ka përgatitur një analizë për gjetjet dhe rekomandimet për qasje të plotë për personat me nevoja të posaçme nëpër institucionet e arsimit të lartë. Siç njoftoi këshilltarja shtetërore e Avokatit të Popullit, Vaska Bajramovska Mustafa, rreth 22 fakultete nuk kanë evidenca për numrin e studentëve me nevoja të posaçme. Ajo ankohet se studentët përballen me vështirësi si në transport publik, ashtu edhe në kushtet e fakulteteve kur bëhet fjalë për tualete dhe ashensorë. Sivjet në tre ciklet studimore janë…
Author: Hamdi Kumanova
Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi komentoi deklaratat e sotme të ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekirit. Sipas Bytyqit, është e vërtetë se Qeveria ka sjellë konkluzion për realizimin e studim fizibilitetit për Postën e Maqedonisë dhe Hekurudhat, ndërsa Zekiri ka qenë një prej të përzgjedhurve për ndjekjen e situatës. “Është e vërtetë se ka pasur konkluzion në Qeveri që të kryhet studim fizibiliteti për Postën dhe Hekurudhat – Transport. Konkluzioni mbanë vetëm këtë. Ka qenë i propozuar si një prej personave të caktuar nga Qeveria për të ndjekur situatën në Postë dhe Hekurudhë. Ka qenë i…
VMRO-DPMNE-ja vazhdon të akuzojë institucionet e sigurisë se do të furnizohen me një sistem për përgjimin e të dhënave në internet të të gjithë shfrytëzuesve, në pajisje të ndryshme. Deputeti Igor Janushev kërkoi sqarim nga ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, a ka dhënë leje për një furnizim të tillë dhe a është kujdesur që të respektohet ligji gjatë furnizimit. Pyetjen e bëri në seancën për pyetjet e deputetëve në Kuvend. “Bëhet fjalë për sistem për ndjekjen e komunikimeve përmes të cilit keni qasje deri te i gjithë, pikërisht i gjithë trafiku i internetit në cilëndo pajisje, cilindo telefon, cilindo operatorë,…
Organizatorët e Këshillit ministror të 30të të OSBE-së kanë siguruar edhe dhomë për besimtarët që t’i kryejnë lutjet dhe obligimet fetare. Në Shkup dje dhe sot po realizohet ngjarja më e madhe ndërklmbëtare e organizuar ndonjëherë në RMV që nga mëvetësimi i saj. Nga 1 janarit i këtij viti me OSBE-në ka kryesuar kryediplomati i vendit, Bujar Osmani.
Komisioni për Çështje Juridike dhe të Drejtat e Njeriut i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), në mbledhjen e mbajtur më 30 nëntor dhe 1 dhjetor në Paris, e rizgjodhi Aleksandar Nikolloskin raportues të përgjithshëm për shfuqizimin e dënimit me vdekje, informoi pres shërbimi i Kuvendit. Prej aty thonë se ky është mandati i tij i dytë në këtë pozicion. Përndryshe, mandati zgjat një vit. Nikolloski para Komisionit prezantoi shënimin informativ që përfshinte zhvillimet që nga diskutimi i fundit për këtë temë në dhjetor të vitit 2021, duke përfshirë edhe periudhën kohore kur u zgjodh për herë të parë…
Grupi kriminal që kreu grabitjen e armatosur në Suharekë ra në ‘kthetrat’ e Policisë gjatë ditës së djeshme, pas një operacioni të gjerë policor. Njëri nga grabitësit u vra pas shkëmbimit të zjarrit me Policinë, ndërsa katër të tjerë u arrestuan – teksa kërkimet për ta kapur edhe një të dyshuar po vazhdojnë. Në mesin e të arrestuarve është edhe Bujar Basha, me histori kriminale, të pasur me vepra penale, i njohur kryesisht si ‘ekspert’ i grabitjeve. Gazeta ka siguruar evidencën penale nga Gjykata Themelore në Prizren për Bujar Bashën, veprat penale dhe dënimet e shqiptuara për të tilla raste.…
Ish sekretari i Qeverisë, Muhamed Zekiri, pas vendimit të gjykatës se dënohet me dy vite e gjysmë burg, para mediave deklaroi se vendimi është i pabazuar dhe të njëjtin do ta ankimojnë. “Në asnjë moment nuk është vërtetuar paramendimi për kryerjen e veprës për të cilën mua më ngarkohet pasi që unë kam realizuar dhe kam vepruar në bazë të paramendimit të dikujt tjetër, në këtë rast të Qeverisë, të cilët kanë kërkuar nga unë të firmos marrëveshjet që janë firmosur”, deklaroi Muhamed Zekiri, raporton SHENJA. Sa I përket vendimit për të kthyer paratë e që janë 71 milionë denarë,…
Nëpunës policorë të SPB Kumanovë në ora 03:40 minuta të mëngjesit, e kanë privuar nga liria S.D. (28) nga Kumanova. Në bulevardin “Revolucioni i Tetorit” në Kumanovë, ai është pikasur gjatë tentimit të vjedhjes të më shumë sendeve nga një automjet i parkuar. “Gjithashtu, ai dyshohet se gjatë natës së kaluar me përdorimin e forcës ka hyrë në disa automjete në lokacione të ndryshme në Kumanovë dhe ka vjedhur më shumë sende. S.D. është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, sqarojnë nga MPB-ja.
Zv.kryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, deklaroi sot se ndryshimet kushtetuese janë vendimtare që Maqedonia e Veriut të ecë përpara në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe bëri thirrje që të gjitha partitë politike t’i mbështesin ato. Ajo theksoi se është përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe është thelbësore që Maqedonia e Veriut të ecë drejt BE-së. “U bëj thirrje të gjitha partive përgjegjëse në këtë vend që t’i ndërmarrin hapat e nevojshëm, siç është ndryshimi i Kushtetutës, që të mundet ky proces i zgjerimit dhe negociatave paraaderuese të vazhdojë. Është përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe qytetareve…
16 DITËT E AKTIVIZMIT KUNDËR DHUNËS ME BAZË GJINORE Si të kalojmë nga gjërat për të cilat nuk flasim në gjërat për të cilat duhet të flasim, ishte fokusi i ngjarjes së fillimit të fushatës së përbashkët 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, që u zhvillua sot në Shkup. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup, Misioni i OSBE-së në Shkup dhe familja e Kombeve të Bashkuara janë bashkuar edhe një herë për të rritur vetëdijen për kaosin afatgjatë që dhuna me bazë gjinore shkakton në shoqërinë tonë. Duke filluar me ngjarjen qendrore në Shkup…
Spasovski: Janë kontrolluar mbi 50 kamera, kërkime në Vardar, bodrume, manastire, kisha… Më shumë se 100 policë janë të kyçur në operacionin e kërkimit të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, e cila tashmë pesë ditë konsidertohet e zhdukur dhe pas denoncimit të nënës së saj gjatë të hënës. Ministri i Brendshëm potencoi se për momentin nuk mund të jepen informacione të detajuara, duke u zotuar se kërkimet për 14-vjecaren e zhdukur paraqesin prioritet mbi prioritetet. Ministri Spasovski tha se kërkime janë zhvilluar edhe në shtratin e lumit Vardae dhe në hapësira të bodrumeve si dhe po mblidhen të dhëna…
Ish sekretari i Qeverisë, Muhamed Zeqiri u dënua me burg prej 2 vjet e gjysmë. Nga 2 vjet e gjysmë ai do të mbajë vetëm 2 muaj, kjo për shkak se do t’i llogaritet edhe koha që ka kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak. Zeqiri u shpall fajtor për lidhje të kontratave për shërbime konsulente për analizimin e situatave në Postat dhe Hekurudhat e RMV-vë, pa procedurë për prokurim publik dhe me këtë, sipas Prokurorisë, e ka keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar./Alsat

