Author: Hamdi Kumanova

Banorët е fshatit Banjicë të Komunës Çashkë të Velesit, me kërkesa të shumta për përmirësimin e infrastrukturës në fshatin e tyre. Shqetësim të madh për to përbën mungesa e kanalizimit që tashmë me vite po shkakton ndotje të mjedisit, shkruan Alsat. Siç rrëfejnë banorët, premtimet për vendosjen e kanalizimit janë dhënë në çdo fushatë parazgjedhore por deri më sot kurrë s’janë realizuar. “Nevoja ka shumë por nuk i bëjnë. Pika e parë është të bëhet kanalizimi. Premtuan se do ta bëjnë kanalizimin, asfaltin prej në fillim të fshatit dhe të dal nga ajo anë, premtojnë por nuk bëjnë…

Lexo më Shumë

Sot, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me zëvendëskryetarin e Qeverisë për çështje ekonomike, Fatmir Bitici dhe ministren e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, zhvilluan një vizitë zyrtare në fabrikën “ATS AMMO” në Samokov, e specializuar në prodhimin e municionit të kalibrit të vogël. Në këtë ngjarje, Kryeministri Kovaçevski shprehu krenarinë për rolin dhe kontributin e kësaj fabrike, e cila, me një traditë prej 42 vitesh, ka arritur të bëhet një nga liderët botërorë në sektorin e prodhimit të municioneve. Ai theksoi se “ATS AMMO” është e vetmja fabrikë maqedonase e licencuar për prodhimin…

Lexo më Shumë

Në 27 dhe 28 nëntor u zhvillua vizitë mes përfaqësuesve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Institutit për të Drejtat e Njeriut zhvilluan një takim pune me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Sllovenisë, Matej Aceto dhe gjyqtarët, Shpelca Mezhnar dhe Katja Shubman Stags. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, u interesua për trajtimin e lirive dhe të drejtave themelore nga këndvështrimi i gjyqësorit kushtetues, në rolin dhe procedurën për paraqitjen e ankesës kushtetuese në Slloveni. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë, Aceto, prezantoi aspektet praktike të punës së Gjykatës dhe efektet e zbatimit të ankesës kushtetuese. Sekretari i Përgjithshëm…

Lexo më Shumë

MPB njofton se me datë 01.12.2023 në ora 12.10 në Veles, zyrtarë policorë nga SPB Veles e kanë privuar nga liria I.V.(21) nga Velesi. Ai dyshohet se ka marrë disa objekte nga objekti i një personi juridik. Sendi i vjedhur është gjetur dhe do t’i kthehet pronarit. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes kundër personit do të bëhet kallëzim përkatës. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Nesër në ora 9:30 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në departamentin për Krime të Rënda, pritet që të dalin Naim Murseli dhe dy personat e tjerë, tashmë të arrestuar nën dyshimin për vrasjen e Liridona Musliut. Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi. Naim Murseli dyshohet se ka paguar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murseli, që ka ndodhur para tri ditëve në Prishtinë. Në lidhje me këtë së bashku me Murselin janë të arrestuar edhe dy persona të tjerë, njëri ndër ta pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lexo më Shumë

Ajri i ndotur në Shkup dhe qytete të tjera të Maqedonisë është në fokus edhe këtë dimër. Dje, kryeqyteti, sipas faqes së specializuar të internetit IQAir, ishte ndër dhjetë qytetet më të ndotura në botë, pra ishte në vendin e gjashtë. Mëngjesin e sotëm ndotja është ulur, ndaj kryeqyteti është në vendin e 21-të. Megjithatë, është qyteti i tretë më i ndotur në Evropë, pas Varshavës dhe Wroclaw në Poloni. Përveç në Shkup, ndotje enorme mbrëmë është regjistruar edhe në Strumicë. /Telergafi/

Lexo më Shumë

Në deklaratën e fundit të bërë nga VMRO pas Dimitar Kovaçevskit, kritikohet se Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, mer një rrogë mujore prej mbi 153,000 denarë, duke e shpallur atë si paaftë në detyrën e tij. Në kundërshtim me deklaratat e LSDM dhe autoriteteve, qytetarët do të marrin vetëm 1,000 denarë për 7 muajt e ardhshëm. Ndërkohë, Oliver Spasovski merr një pagë prej mbi 2,500 euro, duke shtuar 50 euro çdo ditë pune, duke e vendosur atë në qendër të kritikave për moslidhjen me realitetin ekonomik të qytetarëve. “Nëse Kovaçevski mendon se 1,000 denarë do t’i blejë votën…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në tremujorin e tretë të vitit 2023 numri i lindjeve të gjalla është 4453 fëmijë dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë është më i ulët për 9,8%. Numri i të vdekurve në tremujorin e tretë të vitit 2023 ka shënuar një rënie prej 6,8% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, pra kanë vdekur 4747 persona, prej tyre 8 foshnja. Shtesa natyrore është negative, – 294 persona, që do të thotë se numri i lindjeve të gjalla është më i ulët se numri i të vdekurve…

Lexo më Shumë

LSDM ka bërë një njoftim zyrtar duke shpallur një masë të re për të lehtësuar barrën ekonomike të qytetarëve. Nga ky moment, do të bëhet kthimi i tarifës së lirë të energjisë elektrike për amvisëri. Energjia elektrike do të jetë e lirë për gjithë qytetarët çdo ditë për një periudhë prej 11 orë, nga ora 13:00 deri në ora 15:00. Kjo masë vjen si një ndihmë konkrete për të zvogëluar kostot e energjisë për familjet dhe individët. Gjithashtu, nga ora 22:00 deri në ora 07:00, energjia e lirë do të mbetet në fuqi çdo ditë, duke përfshirë edhe fundjavën. Të…

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një aksident në rrugën Tetovë-Neproshten, ku një veturë ka goditur një ari të vogël, që sipas QMK-së, po kalonte rrugën bashkë me një arushë të madhe dhe dy arinjtë tjerë të vogël, përcjell TV21, përcjell Telegrafi. Nga QMK njoftojnë se në veturë ka pasur një familje prej 4 anëtarëve, që ka marrë lëndime të lehta trupore. “Ariu i cili u godit nga automjeti mbeti i lënduar, fillimisht pothuajse i palëvizshëm dhe më pas me lëvizje të kufizuara. Rreth një orë më vonë, filloi të lëvizte dhe gradualisht u…

Lexo më Shumë

Kolumnë me rastin e Fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës Gjinore” nga Ambasadori David Geer Shef i Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut   Po e shënojmë këtë vit fushatën ’16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës Gjinore’ në një sfond befasues. Një në tre gra në mbarë botën përjeton dhunë nga partneri ose dhunë seksuale gjatë jetës së saj. Kjo është pavarësisht prejardhjes, kulturës, origjinës etnike, moshës apo fesë së saj. Kjo po ndodh në shekullin e 21 -të . Maqedonia e Veriut nuk bën përjashtim në këtë aspekt. Pavarësisht përpjekjeve të shumta, asnjë vend nuk ka arritur…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) njofton se regresi për pushim vjetor për vitin 2023 duhet që t’u paguhet të gjithë punonjësve në shkollat fillore dhe të mesme, ndërkaq mjetet për këtë qëllim sigurohen nga vendi ynë, nëpërmjet bllok-dotacioneve të cilat në baza ditore iu paguhen komunave. “MASH apelon deri te të gjitha vetëqeverisjet lokale që të respektojnë rregulloret ligjore dhe të realizojnë pagesën e regresit për pushim vjetore për vitin 2023, në përputhje me nenin 21 të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive për Sektorin Publik (Gazeta Zyrtare nr. 154 të datës 20.07.2023) në të cilën është përcaktuar se punonjësi ka…

Lexo më Shumë