Këtë vit në vend janë regjistruar 46 raste të reja me HIV/AIDS, 10 më shumë se vitin e kaluar, njoftoi Instituti për Shëndet Publik. Shumica e të sapodiagnostikuarve janë të rinj. 20 e morën infeksionin përmes transmetimit heteroseksual, dhe 26 janë burra që kishin marrëdhënie seksuale me burra. Sipas të dhënave, në vend me virus jetojnë rreth 500 qytetarë. Organizatat joqeveritare alarmojnë se shteti ka mbetur prapa programit të parandalimit të HIV-it dhe nuk arrin të diagnostikojë në kohë personat, pasi numri i rasteve të fshehura vlerësohet të jetë dyfishi i numrit aktual. Në vitin 2018 në këtë program janë…
Author: Hamdi Kumanova
Punon në shtëpi të shëndetit por për vete nuk ka sigurim shëndetësor, ka të ardhura minimale dhe nuk gëzon asnjë të drejtë përfshirë edhe të drejtën për pushim mjekësor, shkruan Alsat, përcjlell Telegrafi. Kjo është historia e Biljana Xhonovës, e cila është njëra prej 2 300 të punësuarve të përkohshëm në shëndetësi që ndajnë të njëjtin fat. Ajo ishte pjesëmarrëse në protestën e Konfederatës së Organizatave Sindikale të Maqedonisë, ku mes tjerash u kërkua rritje e pagave për 79 për qind. “Punoj me kontratë në vepër për më shumë se pesë vite, në shtëpinë e shëndetit në Shkup. Punojmë për…
Finlanda mbylli të gjithë kufirin prej 1340 kilometrash me Rusinë, duke e akuzuar Moskën se i nxit azilkërkuesit të kalojnë kufirin. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, Finlanda thotë se për shkak të anëtarësimit të saj në NATO, Rusia po i ndërmerr këto veprime në kuadrin e një sulmi hibrid. Rusia i mohon këto akuza. Mbi nëntëqind azilkërkues nga vende si Kenia, Maroku, Pakistani, Somalia, Siria dhe Jemeni hynë në Finlandë nga territori i Rusisë në muajin nëntor, njoftoi roja kufitare finlandeze. Më përpara, mesatarja ishte më pak se një person në ditë. Deri më 24…
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku zbuloi detaje të reja në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit, e cila u ekzekutua në një plan të mirëmenduar nga bashkëshorti i saj. Shala zbuloi dhe veprimet operative të policisë së Kosovës të cilat çuan në zbardhjen e ngjarjes. Sipas tij, pasi ndodhi vrasja e pretenduar si grabitje, policia në bashkërendim me prokurorinë e Kosovës vendosën kamera të fshehta në zonën e krimit, ku u regjistruan takime mes bashkëshortit dhe personit të cilin kishte kontraktuar për të kryer vrasjen. “Kjo ngjarje ka tronditur opinionin…
Në shtator të këtij viti ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska kishte takim me homologun e tij norvegjez, Bjorn Arild Gram, në të cilin u bë e ditur se deri në fund të vitit, Norvegjia do t’i dhurojë Maqedonisë së Veriut 76 automjete ushtarake deri në fund të vitit, shkruan TV21. E pyetur se deri ku është procedura, Petrovska tha se pret që të njëjtat të promovohen pas Vitit të Ri. “Për momentin punohet rregullimin e procedurës juridike, e dini se nga të dy anët duhet të kalohen procedura të caktuara dhe besoj që shumë shpejt, pas Vitit të Ri, do…
Është hapur seanca për ndryshimet kushtetuese, është votuar rendi i ditës dhe është hapur një diskutim në të cilin të gjithë qytetarët janë kujdesur që të mos ketë asnjë vërejtje për amendamentet e paraqitura. Procesi nuk mbyllet pas datës 31 dhjetor. Ajo do të jetë e hapur derisa të përmbushet obligimi që ka Maqedonia e Veriut sipas kornizës së negociatave, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski. Në pyetjen e një gazetari se çfarë do të ndodhë me ndryshimet kushtetuese, duke qenë se fundi i vitit është afati për hapjen e kapitujve, Kovaçevski ka treguar se ato janë ende në rend dite. “Është…
Artisti i njohur strugan Argjend Lloga i cili jeton në Amerikë ka publikuar këngën e tij më të re që mban titullin ” Lule Katalea” e cila u pëlqye jashtëzakonisht nga publiku mbarë shqiptar, ku numri do të arrij shume shpejt mbi miilona klikime. Argjend Lloga gjithmonë di te bëj këngë hite të cilat dëgjohen kudo me shumë dashuri pasi zëri i tij i ëmbël të jep gjithmonë ngrohtësi. Artisti strugan nuk di të ndalet kurrë, ai jeton me këngën, e dashuron këngën që nga fēmijëria.Ai ftohet kudo në Amerikë ku ka ngjarje kulturore artistike. Artisti është krenari strugane dhe…
Punon në shtëpi të shëndetit por për vete nuk ka sigurim shëndetësor, ka të ardhura minimale dhe nuk gëzon asnjë të drejtë përfshirë edhe të drejtën për pushim mjekësor, shkruan Alsat. Kjo është historia e Biljana Xhonovës, e cila është njëra prej 2 300 të punësuarve të përkohshëm në shëndetësi që ndajnë të njëjtin fat. Ajo ishte pjesëmarrëse në protestën e Konfederatës së Organizatave Sindikale të Maqedonisë, ku mes tjerash u kërkua rritje e pagave për 79 për qind. “Punoj me kontratë në vepër për më shumë se pesë vite, në shtëpinë e shëndetit në Shkup. Punojmë për pagë 18.200…
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se çdo mundësi që Qeveria të ndihmojë punëdhënësit për rritjen e pagave në sektorin privat, nuk duhet të shihet si paraqitje e problemeve, përcjell TV21. Bytyqi thotë se çdo punëdhënës në vend po lufton për një punëtor më tepër. “Çdo punëdhënës, lufton për një punëtor më shumë dhe gjithsesi se çdo ndihmë që vjen e përbashkët këtu, nga Qeveria, dora e shtrirë e Qeverisë deri tek punëdhënësit që të kenë mundësi të japin paga më të larta, nuk duhet të shihet si…moment i caktuar i problemeve që do të paraqiteshin. Unë mendoj se…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot dha para mediave disa informacione në lidhje me 14-vjeçaren e zhdukur, përcjellë Klan M. Ai thotë se janë arrestuar pesë persona mbrëmë. ”Pesë persona janë arrestuar mbrëmë vonë në lidhje me rastin e zhdukjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, hetimi ka përparim por në interes të hetimit nuk mund të jepen më shumë informacione” – tha Spasovski. /KlanMacedonia/
-LSDM-ja i mban premtimet, këtë e tha mes tjerash kryetari i kësaj partie, njëherë edhe kryeministri aktual, Dimitar Kovaçevski, përcjell TV21. Kovaçevski tha se LSDM është “veturë” që të çon në Uashington dhe Bruksel. “LSDM, nëse shihni në vitet e kaluara, ne premtuam integrim të vendit në NATO, e realizuam. Krahasojeni këtë me një veturë që e shihni, është veturë që ju vozit në Uashington, ku janë deponuar nënshkrimet për anëtarësim në NATO, është veturë që siguroi nisjen e negociatave me BE-në, iu çon në Bruksel, është veturë që mundësoi mbi 600 euro pagë mesatare në shtet, që mundësoi…
Sipas një deklarate të fundit nga Lëvizja Besa, qytetarët janë njoftuar për akuzat e tyre të forta kundër Qeverisë, duke e konsideruar atë për manipulim politik para zgjedhjeve të ardhshme. Në deklaratë, Besa akuzon ministrat e BDI-së, LSDM-së dhe aleatët e tyre për mosndërgjegjësi dhe përdorim të ndihmave ekonomike si mjet për të korruptuar qytetarët. Kritikat më të forta në deklaratë drejtohen rritjes së pagave të ministrave, duke krahasuar atë me ndihmën e ofruar pensionistëve, studentëve dhe nxënësve, të cilat konsiderohen të pamjaftueshme për nevojat e tyre. Nga Lëvizja Besa bën thirrje për një rritje dinjitoze…

