Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se fatkeqësitë nuk u arritën të gjenden të gjallë të dy personat, por edhe 14 vjeçarja dhe 74 veçari u gjetën të vrarë dhe të varrosur, i pari në rrethinën e Shkupit dhe i dyti në Veles. “Në lidhje me dy rastet janë të dyshuar pesë persona, për tre përcaktuar masa e paraburgimit, një është jashtë vendit, ndërsa personi i pestë, babai i të miturës është arrestuar, është kryer bisedë me të dhe më pas do të ndërmerren masa”, tha Oliver Spasovski, raporton SHENJA. Sipas informacioneve të para qëllimi ka qenë të…

Lexo më Shumë

Komisioni Kuvendor për Financim dhe Buxhet sot duhet ta fillojë shqyrtimin e Propozim-buxhetit për vitin 2024. Propozim-buxheti për vitin e ardhshëm është 5,5 miliardë euro. Qeveria e karakterizoi si zhvillimor dhe të qëndrueshëm Buxhetin i cili i ka të gjitha karakteristikat që njëkohësisht ta mbështesë zhvillimin, por edhe të sigurojë qëndrueshmëri fiskale. Me të, sipas Qeverisë, garantohet pagesë e rregullt e pagave, pensioneve dhe ndihmës sociale, si dhe shlyerje e nevojave tjera të qytetarëve dhe shërbimin e detyrimeve të shtetit. Sipas ministrit të Financave Fatmir Besimi, në Propozim-buxhetin janë planifikuar mjete për pensione dhe paga më të larta në sektorin…

Lexo më Shumë

Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi ka analizuar shpenzimet e politikanëve dhe partive politike në reklama Facebook në tremujorin e fundit (shtator-nëntor 2023). Nga kjo analizë rezulton se kryeministri Kovaçevski dhe partia e tij janë kampionë të padiskutueshëm të reklamimit në Facebook, me mbi 68,000 euro të shpenzuara në tremujorin e fundit, apo mbi 750 euro në ditë. Paga mesatare mujore në Maqedoninë e Veriut në të njëjtën periudhë ka qënë 615 euro. Kryeministri në tre muajt e fundit ka shpenzuar 20,336 euro për 381 reklama, apo mesatarisht 4 reklama dhe 225 euro të shpenzuara çdo ditë. Vlen të theksohet…

Lexo më Shumë

Një veturë e markës Ford të tipit XY Falcon GT, prodhim i vitit 1970, është shitur së fundmi në një ankand për afro 230,000 dollarë (afro 210,000 euro), ani pse qe ndryshkur. Në momentin që u shit, modeli unik i ‘Ford’ ishte i mbuluar nga pluhuri dhe s’ishte larë që moti. Kjo, për shkak se qëndroi në garazhin e një shtëpie për 50 vite rresht. Marka e veturave amerikane ka ndërtuar afërsisht 1500 modele të tilla, që prej 1970-ës. Ky model bart më vete një motor 5.8 litërsh, që vlerësohet si 300 kuaj fuqi.

Lexo më Shumë

Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur së fundmi, në një familje në Prishtinë, ku viktima janë sërish gratë. Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar një 56-vjeçare, e cila ka raportuar se bashkëshorti ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe vajzës së tyre dhe për të mos mbaruar me kaq edhe i ka dëbuar nga shtëpia. Gjithçka dyshohet se kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje mes…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore Penale e pranoi propozimin e Prokurorisë Themelore Publike Shkup dhe caktoi masën paraburgim prej 48 orësh për tre personat të cilët dyshohen për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska. Ndalimi i tyre përcaktohet për shkak të rrezikut të arratisjes, ndikimit tek dëshmitarët dhe kryerjes së një krimi të ri. Që të tre janë dërguar në burgun hetimor në Shutkë.

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara kanë premtuar 3 miliardë dollarë për Fondin e Gjelbër të Klimës, tha Zëvendëspresidentja Kamala Harris të shtunën në Dubai në samitin e klimës COP28 të OKB-së. Fondi, me më shumë se 20 miliardë dollarë premtime, është fondi më i madh ndërkombëtar i dedikuar për mbështetjen e veprimit klimatik në vendet në zhvillim. Premtimi i fundit, të cilin Reuters e raportoi i pari, do të jetë shtesë për 2 miliardë dollarë të tjerë të dorëzuar më parë nga Shtetet e Bashkuara. Burimet thanë se zotimi ishte subjekt i disponueshmërisë së fondeve. Kongresi i ndarë politikisht i SHBA-së duhet…

Lexo më Shumë

Parlamenti Evropian më 4 dhjetor 1991 i ndau Çmimin Saharov, veprimtarit Adem Demaçi, duke e konsideruar si luftëtar të paepur për lirinë e mendimit dhe mbrojtës të lirive dhe të drejtave të njeriut. Duke e pranuar çmimin si homazh për popullin e Kosovës, Demaçi tha se “liria e fjalës është hapi i parë vendimtar drejt demokracisë. Pa lirinë e fjalës nuk ka dialog, pa dialog e vërteta nuk mund të vendoset dhe pa të vërtetën përparimi është i pamundur.” Këtë çmim deri më tash e kishin marrë: Saharovi, emrin e të cilit e mban, Dubçeku, Nelson Mandela, Marçenko, Aung Sun,…

Lexo më Shumë

Gjenerali George Washington para 240 vjetësh ishte komandanti i Ushtrisë Kontinentale dhe më 4 dhjetor 1783, u takua me oficerët e tij të lartë në një tavernë të Nju Jork-ut për t’u lënë lamtumirën. Oficerët ishin të emocionuar ngaqë gjenerali Washington nuk ishte vetëm komandanti, por edhe heroi i tyre. Historianët thonë se disa nga oficerët e këshilluan që ta shpallte veten sundimtar të Shteteve të Bashkuara. Ata e siguruan se do të kishte edhe mbështetjen e ushtarëve. Washington hodhi poshtë idenë si të gabuar, duke thënë se nuk dëshironte asgjë tjetër veçse të kthehej në plantacionet e tij në…

Lexo më Shumë

Të hyrat prej shitjes së armëve dhe shërbimeve ushtarake të 100 kompanive më të mëdha në këtë industri, kanë arritur në 597 miliardë dollarë më 2022, 3.5 për qind më pak sesa më 2021, ndonëse kërkesa është rritur dukshëm, sipas raportit më të ri që është publikuar nga Instituti Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes, me bazë në Stokholm (SIPRI). Kjo ulje ka qenë rezultat i zvogëlimit të të ardhurave të kompanive të armëve në Shtetet e Bashkuara. Të hyrat janë rritur dukshëm në Azi, Oqeani dhe Lindje të Mesme. Rritja e madhe e numrit të porosive dhe nënshkrimi i kontratave…

Lexo më Shumë

Shoqata SOS Vita ka shënuar 3 dhjetorin,ditën Ndërkombëtare të personave me aftësi të veçanta. Manifestimi u organizua me prezencë të shumë mysafirëve, duke nisur nga Kryetari i BFI-së reis efendi Shaqir Fetai dhe bashkëpunëtorët e tij, myftiu Myftinisë së Tetovës, ish ministri i shëndetësisë Bekim Sali, shumë dashamirë të shoqatës, si dhe anëtarë të SOS Vita me familjarët e tyre. Ndërsa drejtori i Byrosë për Metrologji Abdul-Selam Selami para të pranishmëve ka deklaruar se është nder dhe kënaqësi të jetë pjesë e manifestimit për shënimin e kësaj dite dhe 4 vjetorin e themelimit të kësaj shoqate! Selami në profilin e…

Lexo më Shumë

Muajt ​​e fundit në Shqipëri është kryer një regjistrim i popullsisë dhe banesave në vend. Por ajo u zgjat disa herë sepse Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian në Shqipëri (nënkuptohet partia etnike e maqedonasve në Shqipëri, e cila mbështetet financiarisht dhe organizativisht nga Zyrat në Shkup) nuk ishte e kënaqur me rezultatet. Fillimisht disa media shqiptare në gjuhën “maqedonase” publikuan periodikisht materiale që falsifikonin fakte historike dhe e paraqiste komunitetin bullgar në vend si minoritet “maqedonas”. Në edicione të drejtpërdrejta janë përfshirë Vera Todorovska, korrespondente e Agjencisë Informative të Maqedonisë (MIA) nga Shqipëria dhe Nikolla Gjurgai, kryetar i shoqatës “Ilinden”.…

Lexo më Shumë