Ish sekretari i Qeverisë, Muhamed Zekiri, pas vendimit të gjykatës se dënohet me dy vite e gjysmë burg, para mediave deklaroi se vendimi është i pabazuar dhe të njëjtin do ta ankimojnë.
“Në asnjë moment nuk është vërtetuar paramendimi për kryerjen e veprës për të cilën mua më ngarkohet pasi që unë kam realizuar dhe kam vepruar në bazë të paramendimit të dikujt tjetër, në këtë rast të Qeverisë, të cilët kanë kërkuar nga unë të firmos marrëveshjet që janë firmosur”, deklaroi Muhamed Zekiri, raporton SHENJA.
Sa I përket vendimit për të kthyer paratë e që janë 71 milionë denarë, Zekiri tha se do të shihet se si do të jetë aktvendimi final. /SHENJA/
Data 09.08.2026
Aktuale
- Afrona në pritje të ëmbël, jep lajmin e bukur në ditëlindje
- Velkovski: Në fusha nuk ka VMRO, LSDM dhe libreza partiake – 50 denarë për specat e ajvarit është kërkesë për mbijetesë
- Brazil, rrëzohet helikopteri në Rio de Janeiro, 4 të vdekur
- Temperaturat sot deri në 40 gradë Celsius, ISHP me rekomandime për mbrojtje shëndetësore
- Temperaturat sot deri në 40 gradë Celsius, ISHP me rekomandime për mbrojtje shëndetësore
- Hiqet flamuri gjigant i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës
- Kompania kosovare Interex blen rrjetin e marketeve Tinex në Maqedoni
- Marrëveshja e Mekës dhe hija e saj në Ballkan



