Shtesa natyrore e popullsisë u përmirësua në tremujorin e tretë të vitit 2025, falë rënies së numrit të vdekjeve, por lindjet vijojnë të pakësohen. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se Shqipëria po përballet me një rënie të vazhdueshme të lindjeve, e cila nuk kufizohet më vetëm në zonat e thella apo rurale, por po shtrihet në gjithë territorin. Qendrat e mëdha urbane, që dikur kompensonin deficitin demografik të qarqeve të tjera, po shfaqin shenja ngopjeje dhe frenimi, ndërsa qarqet e brendshme dhe veriore po boshatisen. Në nëntëmujorin e vitit 2025 kanë lindur gjithsej 16,052 foshnja, me një…
Author: Hamdi Kumanova
I dërguari i posaçëm i SHBA gjatë kohës së luftës në Kosovë, Christopher Hill do të vazhdojë sot dëshminë e tij në seancën gjyqësore ndaj ish krerëve të UÇK-së para Dhomave të Specializuara në Hagë. Hill filloi dëshminë e tij para dy ditësh ku tregoi se si kishte nisur të mirrej me çështjen e Kosovës. Ai tha se kjo ishte kërkesë e ish sekretares amerikane, Madeline Albright që ia bëri atij në atë kohë. “Së pari jam përfshirë [në çështjen e Kosovës] nga SHBA në maj të vitit 1998, mora telefonatë nga Madeline Albright që më kërkoi të merrja…
Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, dha një intervistë për ‘El Chiringuito’, në atë që shënoi rikthimin e tij në qendër të vëmendjes së medias pasi u dënua për puthjen jo konsensuale me Jenni Hermoson. Ish-presidenti kërkoi falje në mënyrën e tij dhe filloi t’u përgjigjej të gjitha pyetjeve të bëra nga Josep Pedrerol, duke zbuluar disa detaje dhe si e përjetoi të gjithë procesin. Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, u dënua për sulm seksual pasi puthi Jenni Hermoson pa pëlqimin e saj në vitin 2023. Ai u gjobit me 10,800 euro dhe u…
Kryeministri Hristijan Mickoski sot mohoi se mjetet nga IPARD janë bllokuar pas arrestimeve për korrupsion në Agjencinë për Mbështetje të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural se hetimi po thellohet sepse ka informacione edhe për keqpërdorime të mëparshme të mjeteve. “Jo. Përkundrazi. Është përshëndetur aksioni pozitiv nga ana e njerëzve nga Komisioni Evropian”, deklaroi kryeministri Mickoski, i cili sot në mëngjes ishte për vizitë në fabrikën Kostal në Ohër. Kryeministri Mickoski tha se ka kërkuar që të bllokohet pagesa e parave nga IPARD, që të shihet deri ku kanë shkuar keqpërdorimet. .Duhet të shohim deri ku shkojnë keqpërdorimet. Sepse…
Nisja e projektit “Drejt mjedisit të sigurt dhe të shëndetshëm të punës në Maqedoninë e Veriut” është hap i rëndësishëm në promovimin e politikës kombëtare për sigurinë dhe shëndetin në punë, theksoi sot Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi në fjalën e tij në promovimin zyrtar të Projektit. “Mbrojtja e shëndetit dhe jetës së punëtorëve është vlerë themelore dhe detyrim ligjor, por mbi të gjitha detyrë morale e të gjithëve. Me këtë projekt, fillojmë fazë të re në të cilën do të krijojmë një sistem modern, me strategji të qartë, vegla digjitale dhe inspektim më të fortë. Deri…
Më datë 10 nëntor 2025, rreth orës 15:30, në rrugën “Beliçica” në Gostivar, zyrtarë policorë të Stacionit Policor Gostivar kanë ndaluar personin M.T. (30) nga Gostivari. Siç mëson TetovaSot nga burime policore, gjatë kontrollit të kryer ndaj tij janë gjetur dhe konfiskuar një boks metalik, një shkop metalik dhe sasi marihuane. Personi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse, konfirmojnë nga policia për TetovaSot. Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.TS
Qendra për Komunikime Qytetare ka publikuar hulumtim mbi prokurimin publik në sektorin e shëndetësisë në periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2024. Hulumtimi “Shëndeti publik shpenzon gjithnjë e më shumë, ndërsa ofron më pak” tregoi ndër të tjera se shpenzimet për prokurime publike në sektorin e shëndetësisë janë rritur dy herë e gjysmë në 10 vitet e fundit, nga 126 milionë euro në vitin 2015 në mbi 315 milionë euro në vitin 2024. Kjo rritje po ndodh në një kontekst ku qytetarët vazhdimisht shprehin pakënaqësi për cilësinë dhe disponueshmërinë e shërbimeve shëndetësore. Diskrepanca evidente midis shpenzimeve si dhe sasisë…
MPB njofton se dje (10.11.2025), punonjësit e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë – Njësia e Punëve të Brendshme Radovish, ndaluan M.B. (40) nga fshati Gabrevci, Lj.M. (64) nga fshati Lipoviq i Poshtëm, M.D. (50) nga fshati Gabrevci, V.R. (52) nga fshati Rakitec, M.M. (67) nga fshati Rakitec, S.R. (34) nga fshati Rakitec, G.R. (69) nga fshati Rakitec, V.I. (48) nga fshati Rakitec, V.N. (72) nga fshati Dolni Lipoviq, G.K. (51) nga fshati Dedino dhe J.B. (47) nga fshati Gabrevci, të gjithë në komunën Konçe. Të ndaluarit, së bashku me J.P. (46) nga fshati Rakitec, komuna Konçe,…
Pas dy operacioneve në Klinikën për Kirurgji Digjestive në Shkup, ka ndërruar jetë një 37-vjeçare, paciente me sëmundjen e Kronit, përcjell TV21. Familja dyshon për gabim mjekësor, duke thënë se pas operacionit të dytë, gjendja e saj është përkeqësuar dhe se mjeku kryesor ka udhëtuar jashtë vendit, duke ia lënë trajtimin specialistëve të rinj. Sipas familjes, pacientja ka vdekur ditën që është lëshuar nga spitali, pa u përmirësuar. Nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor konfirmuan se kanë marrë ankesën dhe po kryejnë kontroll të jashtëzakonshëm, ndërsa drejtori i klinikës, Ognen Kostovski, njoftoi se do të formohet edhe komision i brendshëm për…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka mbajtur fjalim në në Konferencën Rajonale për Siguri, të organizuar nga Këshilli e Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Qeveria e RMV dhe partnerët italian. “Ky forum, mblodhi figura të larta nga rajoni rreth sigurisë në Europë dhe në Ballkanin Perëndimor. Theksova se siguria e Europës nuk mund të jetë e plotë pa sigurinë e Ballkanit Perëndimor, aq sa siguria jonë nuk mund të jetë e qëndrueshme pa integrimin e plotë të rajonit në BE. Inkurajova për partneritet mes rajonit duke besuar fort se për të ndërtuar besim në Europë, duhet së pari…
Gruaja 88-vjeçare nga Manastiri viktimë e një mashtrimi të fshehtë. Policia në Manastir ka zbuluar e zgjidhur një mashtrim, në të cilin një grua 88-vjeçare nga Manastiri, ishte viktimë e një gënjeshtre telefonike të tipit “djali juaj pati një aksident me makinë”, përcjell gazeta Lajm. Ngjarja ndodhi më 25 gusht të këtij viti, kur dy mashtrues – njëri 54-vjeçar nga Prilepi dhe tjetri 31-vjeçar nga Krusheva – e telefonuan gruan duke iu prezantuar si zyrtarë. Me një ton shqetësues, ata i thanë asaj se djali i saj dyshohet se kishte shkelur një fëmijë tetëvjeçar, se ai dhe gruaja…
Nëse kryetari i Bashkisë së Shkupit, Orce Gjorgjievski ka dëshmi për keqpërdorime, dokumentet t’i dorëzojë në MPB ose Prokurorinë Publike, tha kryeprokurori, Ljupço Kocevski për deklaratat e Gjorgjievskit për keqpërdorimet që i zbuloi në ndërmarrjet publike. “Lidhur me deklaratat e kryetarit të Bashkisë se Prokuroria Publike duhet të veprojë sipas një informacioni, do të them vetëm se si kryetar bashkie, nëse ka prova dhe është kompetent, mund t’i raportojë ato te autoritetet kompetente, që është Ministria e Brendshme, dhe t’i sjellë ato dokumente, ndoshta te Prokuroria Publike. Prokuroria Publike ka vepruar në këtë mënyrë deri më tani, që do të…

