Author: Hamdi Kumanova

Me një sërë manifestimesh sot, 8 Dhjetor shwnohet Dita e Shën Klimentit të Ohrit. Me këtë rast në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do ët ndahet dhe çmimi shtetëror “Shtën Klimenti i Ohrit” për arritje shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe në veprimtarinë shoqërore. Në Kuvend sot do të ndahet çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2023. Sipas vendimit të Këshillit për dhënien e çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2023, fitues i sivjetshëm për arritje në fushën e edukimit dhe arsimit është prof. Dr. Rabije Murati, profesoreshë universitare,…

Lexo më Shumë

Në Konferencën e Dytë Rajonale të Liderëve të Mjedisit dhe Biznesit, e mbajtur në Serbi, zëvendësguvernatorja e Bankës Popullore, Ana Mitreska, ka shprehur nevojën për investime të konsiderueshme në tranzicionin e gjelbër dhe ka theksuar rëndësinë e një qasje gjithëpërfshirëse. Mitreska përmendi se për të arritur synimet e tranzicionit të gjelbër, është e nevojshme një angazhim i fortë nga qeveritë, sektori privat dhe mbështetje e fortë nga institucionet ndërkombëtare. Ajo po ashtu theksoi nevojën për një përfshirje shumë më të madhe të sektorit privat në investimet e gjelbra, sidomos në vendet në zhvillim, ku analizat e FMN-së sugjerojnë një rritje…

Lexo më Shumë

Skenarët për vitin e ri janë ogurzi. Sipas Doomsday Clock, viti 2024 do të shënojë fundin e njerëzimit, shkruan gazeta britanike ‘Mirror’. Ora me akrepat e saj që rri pezull afër mesnatës (‘Ora e Ditës së Gjykimit’) është një pajisje simbolike e krijuar për të paralajmëruar botën se sa afër është dënimi. Në vitin 2024, pas një viti të shënuar nga lufta, kaos politik dhe fatkeqësi natyrore, situata do të jetë aq dramatike sa do të çojë në zhdukjen e specieve njerëzore, por edhe të mbretërisë së kafshëve. ‘Kur ora të shënojë mesnatë, ose do të ketë një…

Lexo më Shumë

Numri i të punësuarve në sektorin publik në vitin 2022 është zvogëluar për 3722 krahasuar me vitin 2021, tregoi Avokati i Popullit Naser Zyberi duke prezantuar Raportin për monitorimin e zbatimin e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë në sektorin publik. Etnikisht, përfaqësimi i shqiptarëve në sektorin publik ka shënuar rritje të vogël, ndërsa ulje të vogël ka tek komuniteti maqedonas. “Numri i të punësuarve nga komuniteti maqedonas është zvogëluar për 0.9 për qind, dhe ky trend pra për vite me radhë vazhdon. Në raport me vitin e kaluar kur ka qenë 72.8 për qind, tani është 71.9. Në vitin 2022,…

Lexo më Shumë

Tre korsitë e autostradës bllokohen pothuajse çdo ditë derri në një km kolonë në këtë periudhë kohore, gjegjësisht nga ora 16:00 deri në 17:00, por ndodh edhe gjatë ditës kur ka frekuentim të shtuar të automjeteve dhe atë prej se është lëshuar edhe aksi drejt Shtipit, me çrrastë e gjithë zona veri lindore përdorë këtë aks rrugorë. Si zgjidhje kërkohet renovimi dhe zgjerim i pikës pagesore. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot priti në takim shkëlqesinë e saj, ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në vendin tonë, Petra Drexler. Në takim u bisedua rreth projekteve të realizuara në Komunën e Gostivari si partneriteti i SHFK “Ismail Qemali” me Goethe Institute, zhvillimin e sportit dhe aktiviteteve me shkollat që realizohen me GIZ-n gjerman si dhe Memorandum bashkëpunimin për shkëmbimin e nxënësve me qytetin e Oberhausen. Po ashtu u vizitua Qendra për Autizëm “Blue Puzzle” ku u promovua këndi i lojërave që u financua me mjetet e Ambasadës së Gjermanisë si dhe Qendrën për resurse “ICan”.…

Lexo më Shumë

“Maqedonia po mbetet pa njerëz”, kështu thotë VMRO DPMNE nga ku fajësojnë politikat e pushtetit për ikjen e të rinjve jashtë vendit, përcjell TV21. Vllatko Gjorçev nga kjo parti thotë se në vitin 2023  kemi 16000 mijë foshnja, ndërsa në vitin 2016 kishim 23000. Sipas tij kemi një recesion demografik prej 30%.  “Këtë vit 2023 kemi numrin më të vogël të foshnjave të lindura në historinë e Maqedonisë. Asnjëherë më pak bebe. Kemi vetëm 16 mijë foshnja të lindura, ndërsa në vitin 2016 numri ka qenë 23 mijë foshnja. Prandaj, për shkak të këtyre shifrave të tmerrshme, për shkak të…

Lexo më Shumë

Google ka fuqizuar “chatbot”-in e tij, Bard, me një model të gjeneratës së re të inteligjencës artificiale (IA), të quajtur Gemini, të cilin kompania e cilëson të aftë për të arsyetuar më mirë sesa ChatGPT dhe rivalët e tjerë. Gjiganti prapa motorit të kërkimit më të përdorur në botë synon të garojë në fushën e IA-së gjenerative me krijuesin e ChatGPT-së, OpenAI, teksa kjo kompani po merret me pasojat e një lufte të brendshme që çoi në shkarkimin dhe më pas rikthimin e shefit të saj ekzekutiv, Sam Altman. Google prej vitesh është angazhuar në krijimin e kapaciteteve të IA-së,…

Lexo më Shumë

Shërbimi rus i sigurisë ka kompromentuar bisedat private të politikanëve të profilit të lartë dhe nëpunësve civilë teksa u përpoq të ndërhynte në proceset politike të Mbretërisë së Bashkuar, tha ministri i Ministrisë së Jashtme Leo Docherty. Që atëherë, Ministria e Jashtme ka thirrur ambasadorin rus, ndërsa dy anëtarë të grupit “Star Blizzard”, i cili besohet se kontrollohet nga njësia ‘Centre 18’ e FSB-së (Shërbimit Federal të Sigurimit), duke përfshirë një që mendohet se është oficer i inteligjencës në shërbimin rus të sigurisë, janë sanksionuar. Deputetët, Lordët, nëpunësit civilë, gazetarët dhe të tjerë janë shënjestruar në përpjekjet për të “ndërhyrë…

Lexo më Shumë

Nëna e Vanja Gjorçevskës, e vrarë në atarin e fshatit Brazda. Zorica pas vrasjes së vajzës për herë të parë ka dhënë deklaratë për gazetën serbe “Republika”. “Është e pakuptueshme për mua pse vajza ime e vogël e bukur është në varr. Kam një sëmundje kronike, por po mbahem. Për mua është e rëndësishme vetëm të zbuloj të vërtetën. Vajza tjetër është e sëmurë, të gjithë shpresojmë të jetë mirë. Nuk di asgjë, e gjithë kjo për mua me duket si joreale. Ne ishim të divorcuar prej pesë vitesh dhe nuk e di se çfarë po bënte ai dhe me…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, ka takuar Ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës, Rustem Umerov. Këtë e ka bërë të ditur vetë Zemaj përmes një postimi në X, ku ka theksuar se Republika e Kosovës qëndron me Ukrainën. “Sot në margjinat e Konferencës së Bazës Industriale të Mbrojtjes së Ukrainës të mbajtur në Uashington DC, isha i kënaqur që pata mundësinë të takohesha shkurtimisht me Ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës, Rustem Umerov”, ka shkruar Zemaj. Kurse, sot, në Ditën e Forcave të Armatosura të Ukrainës, qeveria e Shteteve të Bashkuara mbajti ditën e parë të…

Lexo më Shumë

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu, sot kishte “breefing” me gazetarë, ku u diskutua lidhur me zgjidhjet e 5 Propozim-ligjeve nga MSHIA-ja, të cilët u miratuan dje nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e djeshme të 204-të, me propozim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe e Administratës miratoi pesë zgjidhje ligjore për reforma në administratën publike dhe transformimin digjital të shtetit. Me këto vendime ligjore, legjislacioni vendas dhe ai evropian harmonizohet sipas rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe iniciativës së përbashkët të OECD-së dhe BE-së,…

Lexo më Shumë