“Maqedonia po mbetet pa njerëz”, kështu thotë VMRO DPMNE nga ku fajësojnë politikat e pushtetit për ikjen e të rinjve jashtë vendit, përcjell TV21. Vllatko Gjorçev nga kjo parti thotë se në vitin 2023 kemi 16000 mijë foshnja, ndërsa në vitin 2016 kishim 23000. Sipas tij kemi një recesion demografik prej 30%.
“Këtë vit 2023 kemi numrin më të vogël të foshnjave të lindura në historinë e Maqedonisë. Asnjëherë më pak bebe. Kemi vetëm 16 mijë foshnja të lindura, ndërsa në vitin 2016 numri ka qenë 23 mijë foshnja. Prandaj, për shkak të këtyre shifrave të tmerrshme, për shkak të këtyre shifrave të tmerrshme të zhdukjeve që shohim, të shpërnguljeve që janë të përditshme, të padrejtësive, katastrofës, të fiaskove të qeverisë së Dimitar Kovaçevskit dhe Stevo Pendarovskit, ato politika duhet të mposhten. Dhe Maqedonia duhet të hapë një faqe të re dhe perspektiva të reja, sepse ne po bëhemi vend pa popull, po bëhemi një vend i shkretë. Duhet, duhet të bëjmë një kthesë”, theksoi Vllatko Gjorçev – VMRO DPMNE./tv21.tv



