Zhvillimet e fundit tragjike me vrasjen e vajzës 14 vjeçare Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit nga Velesi, ngjallin edhe dyshime të tjera për krimet që i dyshuari kryesor për organizimin e krimit Lupço Palevski, i njohur me nofkën Palço të ketë qenë i përfshirë edhe në raste të tjera të montuara në vendin tonë, thonë nga LEN. “Kur Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski deklaron se i dyshuari kryesor që e ka kryer vrasjen e Vanjës si dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë punuar për qendra të fuqishme antiperëndimore, atëherë është e logjikshme që të dyshojmë se organozatori i njëjtë i vrasjes…
Author: Hamdi Kumanova
Në një deklaratë të fundit, ish-kreu i Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska, ka bërë thirrje për të evituar politizimin e rastit të dy vrasjeve në Shkup. Duke theksuar rëndësinë e çështjes, ajo përmendi se një nga viktimat ishte një fëmijë 14-vjeçar. Ruskovska u shpreh para mediave pas ndarjes së çmimit shtetëror “St. Kliment Ohridski” në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. “Mendoj se kolegët në Turqi, pra gjyqtarët që do të shqyrtojnë provat dhe do të vendosin pas ekstradimit, do t’i marrin parasysh të gjitha këto”, tha ajo. Ministria e Drejtësisë ka dërguar kërkesën për…
Kryetar i Kuvendit të Republikës, Talat Xhaferi dhe në emër të deputetëve të Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ju dërgon urim për festën e madhe krishtere të Shën Klimentit të Ohrit gjithë besimtarëve ortodoksë të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit. “Kryepeshkopata e Ohrit, qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, t’ua uroj festën e madhe krishtere Sh. Klimenti i Ohrit, festën e themeluesit të jetës kishtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nxënës i zellshëm i vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi. Fytyra dhe vepra e tij janë shembulli më i mirë i simbiozës ndërmjet…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mbajti një fjalim në manifestimin qendror në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Shkup, duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë së Shën Kliment Ohriski dhe rolin e gjuhës maqedonase në nivel ndërkombëtar. “Gjuha maqedonase, e cila deri më tani është e njohur dhe e pranuar në sferën e letërsisë dhe shkencës, sot është një realitet politik edhe në Evropë dhe në botë. Gjuha maqedonase është e barabartë me gjuhët që përdoren si gjuhë zyrtare në Kombet e Bashkuara, me gjuhët që përdoren si gjuhë zyrtare në NATO, në…
Sot ditë feste për të gjithë shtetin, por jo edhe për pensionistët që shesin prodhimet e tyre në cep të Bit Pazarit në Shkup, shkruan Alsat. Desanka shiste kungull, arra, dhe qepë që vetë i kultivon, e pas shitjes së tyre thotë se do të blejë gjërat të cilat i mungojnë, patate ose fasule. E pensioni që merr thotë se gjysma i shkon vetëm për të paguar faturat e muajit. “Ja çfarë kam sjellë, kungull, arra, dhe qepë, të shes këto dhe çfarë nuk kam prodhuar që mund të blej e me 200 euro çfarë të blej, 6000…
Në një deklaratë nga Lëvizja BESA ka kritikuar Qeverinë aktuale të Maqedonisë së Veriut për prioritetin e saj të dyshimtë ndaj sektorit të kazinove, duke lënë mënjanë investimet e nevojshme në infrastrukturën rrugore shqiptare. Partia akuzon se derisa Maqedonia e Veriut ka lidhje autostradale me vende të tjera, vendbanimet shqiptare mbeten të izoluara nga ky zhvillim. Në veçanti, autostrada Kërçovë–Ohër, e cila është ende e parealizuar, ka shpërfaqur dështimin e vazhdueshëm të investimeve kapitale nga pushteti aktual. Për shkak të vonesave dhe mosrealizimit të kësaj autostrade, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të mbeten pa lidhje efikase me vende…
Masa e Ministrisë së Ekonomisë për vauçerët për mbështetje të turizmit vendor që ishte destinuar për punëtorët me të ardhura të ulëta nga viti i ardhshëm do të jetë e destinuar vetëm për studentët në universitetet shtetërore në vend. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ai i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri kanë zhvilluar sot takim pune me përfaqësues të kuvendeve studentore të disa prej universiteteve shtetërore, të cilëve ua kanë prezantuar këtë masë të re. Qëllimi i takimit ishte që së bashku me përfaqësues të kuvendeve studentore të përcaktohen kriteret sipas të cilave do të jepen vauçerët…
Mbrëmë në zonën e Aerodromit, pranë një shkolle fillore, policët e stacionit policor të Aerodromiti kanë privuar nga liria N.N.(28) nga Shkupi, pasi rreth orës 17:30 në një barnatore, ka kërcënuar punonjësin dhe ka marrë para. “Me të është zhvilluar bisedë zyrtare në stacionin policor dhe i janë gjetur paratë e sekuestruara nga krimi të cilat do t’i kthehet pronarit”, tha MPB. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të bëhet kallëzim penal për veprën penale “grabitje”.
Prokuroria e Shkupit ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 33-vjeçarit nga Shkupi, i cili në veturën e tij Audi Q5 në mënyrë të paligjshme ka mbajtur armë zjarri, një pistoletë AG-9 dhe dy korniza me gjithsej 30 fishekë. Zyrtarët policorë kanë kontrolluar veturën dhe kanë gjetur armën, pasi më herët atë ditë i dyshuari ia ka drejtuar armën tre personave dhe ka gjuajtur një plumb në ajër para ndërtesës ku ai banon dhe njërin nga viktimat e ka goditur me shuplakë në fytyrë. “Është filluar hetimi për shkak të dyshimit të bazuar se ka…
MPB njofton se më 07.08.12.2023 në Qendrën Sportive në zonën e Karposhit. Zyrtarë policorë të Njësisë për tregti të paligjshme dhe Njësiti për ndërhyrje policore në SPB Shkup kanë ndalur: I.K.(41) nga Shkupi. N.J.(29) nga Probishtip, P.V.(26) nga Manastiri, S.G.(31) nga Shkupi, N.K. nga Kosova, G.G.R.(31) nga Meksika, D.M.(23) nga Shkupi, F.P.(30) nga Shkupi dhe N.I.(22) nga Kumanova, pasi me vete iu është gjetur dhe u sekuestrua lëndë pluhuri e bardhë. Siç bëhet e ditur sot nga MPB-ja, pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
VMRO-DPMNE mëngjesin e sotëm ka deklaruar se struktura politike dhe policore e LSDM-së e ka inkurajuan Palevskin që të përhapë këtë atmosferë toksike dhe të mbjellë urrejtje – për shkak të mosndëshkimit, ka ndodhur vrasja tragjike e dyfishtë. “Strukturat politike dhe policore të LSDM-së mbrojtën dhe mbyllën sytë ndaj sjelljes së Ljupço Palevski-Palços. Nëpërmjet podkasteve dhe emisioneve të tij në portalin e internetit, ai përhapi urrejtje dhe krijoi një atmosferë toksike. Autoritetet e inkurajuan të ofendonte, shpifte, kërcënonte dhe kur Palevski u ndje mjaft i paprekshëm, iu drejtua shantazhit dhe në fund përfundoi me një vrasje të dyfishtë tragjike” thuhet…
LSDM ka kërkuar që Hristijan Mickoski që të pranoj takimin e tij me Palevskin. Ato thanë se fshehja e provave është një akt kriminal dhe kërkojnë nga Mickoski të përgjigjet për marrëdhënien e tij me Palevskin. “Nëse Mickoski ka informacione shtesë në lidhje me rastin e vrasjes së dyfishtë, është detyra e tij që t’i dorëzojë ato në Prokurorinë Publike për hetim të mëtejshëm” thanë nga LSDM. Ato shtuan se Palevski, ka qenë një bashkëpunëtor i ngushtë i regjimit të OBRM-PDUKM-së, ka qenë publikisht në krah të Mickoskit dhe partnerit të tyre të koalicionit e Majta. LSDM thot se me…

