Me zgjidhjet e propozuara sigurohen stimuj financiarë për federatat kombëtare sportive, klubet sportive, sportistët aktivë nga sportet olimpike dhe joolimpike dhe persona të tjerë juridikë që kanë aktvendim për ushtrimin e veprimtarisë së sportit, ngritjen e sportit në një nivel më të lartë në vendin tonë dhe arritjen e rezultateve më të mira si brenda shtetit po ashtu edhe në nivel ndërkombëtar. Në mënyrë analoge në ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tatimin mbi fitimin në pjesën e zvogëlimit/nxitjes tatimore, në Ligjin për sport parashikohet nxitje tatimore për subjektet sportive duke futur sistemin e kuponëve sipas të cilit saktë do…
Author: Hamdi Kumanova
Drejtoria e Doganave njofton se ka konfiskuar 50.600 euro në Aeroportin e Shkupit. Të njëjtat janë gjetur të fshehura në valixhen e një udhëtari që po vinte nga Stambolli. “Janë konfiskuar 50.600 euro, të cilat pasagjeri në hyrje të shtetit nuk i ka paraqitur te doganierët në pikën doganore në Aeroportin e Shkupit. Pasagjeri që po udhëtonte nga Stambolli në hyrje vendosi të kalonte përmes “kanalit të gjelbër”, ku kalojnë njerëzit që nuk kanë asgjë për të deklaruar. Doganierët e përzgjodhën për kontrollë dhe në valixhen e tij personal u gjetën valuta në vlerë prej 60.600 euro. Sipas Ligjit për…
Në një prezantim në Samitin Bankar të Shoqatës së Bankave në Serbi, guvernatorja e Bankës Kombëtare, Anita Angelovska Bezhoska, ka theksuar rezistencën dhe aftësinë e sektorit bankar të Maqedonisë për të ofruar mbështetje të vazhdueshme për kompanitë dhe familjet. Pavarësisht sfidave të ndërlikuara të periudhës së kaluar, bankat e maqedonisë kanë treguar elasticitet dhe fortesë të vazhdueshme në mbështetjen e ekonomisë vendase. Angelovska Bezhoska ka theksuar se sektori bankar është ende i aftë të ofrojë mbështetje solide kreditore, me një rritje prej rreth 10% vitin e kaluar dhe 6% këtë vit, duke treguar rezilienca të vazhdueshme pas pandemisë. Bankat e…
Gjatë gjithë këtyre 30 viteve të kaluara, Franca ka qenë shoqëruesja jonë edhe në të mirë edhe në të keqe. Gjatë kësaj rruge, pati ulje dhe ngritje, ekzaltime dhe zhgënjime. Megjithatë, vendosmëria jonë për integrim të plotë në Bashkimin Evropian, përballë të gjitha vështirësive dhe sfidave, ka qenë dhe është konstante, tha sonte presidenti Stevo Pendarovski në shënimin e 30- vjetorit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Francës. “Presim që Franca, si vend i cili ka investuar aq shumë në ndërtimin e shtëpisë së përbashkët evropiane, por edhe në pjesën maqedonase të vizionit të përbashkët për Evropë të…
Në zyren e Avokatit të popullit në Shkup sot do të prezantohen të dhënat për respektimin e parimit të mosdiskriminimit dhe përfaqësimit adekuat dhe të drejtë për vitin 2022. Të dhënat do t’i prezantojë Avokati i popullit, Naser Ziberi.
“Ballkani i hapur” është një projekt i vdekur që synon hegjemoninë e Serbisë ndaj vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Bashkimi Evropian e sheh Serbinë si një fëmijë të llastuar që është gjithmonë i pakënaqur dhe dëshiron që t’i jepet diçka. Korridori 8 është strategjik për Evropën, tani kemi kapacitetet e nevojshme financiare dhe teknike për të përfunduar njëherë e përgjithmonë këtë projekt. Kështu ka deklaruar në një intervistë për BGNES, analisti politik nga Maqedonia e Veriut, Visar Ademi. Ai është një konsulent menaxhimi dhe zhvillimi i biznesit me njohuri të thella të konkurrencës dhe menaxhimit strategjik. Ai është president…
Viti i ri po vjen dalëngadalë, që do të thotë se është koha për periudhën e preferuar të festave të vitit, por edhe për maratonën tradicionale të filmave. Këtë dhjetor, SkyShowtime ka përzgjedhur disa filma për ju që me siguri do t’ju vendosin në humorin e duhur festiv përpara vitit 2024 të shumëpritur. “Nata e dhunshme” – Një klasik modern i Krishtlindjeve Një kthesë unike për Krishtlindje për abonentët e kësaj platforme transmetimi, të cilët do të kenë mundësinë të shikojnë një film të mrekullueshëm me Santa Claus, të portretizuar nga David Harbour. Në “Nata e dhunshme”, filmi merr një…
Komiteti i Kombeve të Bashkuara për parandalimin e torturës i ka rekomanduar Qeverisë së Danimarkës të anulojë marrëveshjen me Kosovën për transferimin e të burgosurve. Në raportin e publikuar, shtetit danez i kërkohet një gjë e tillë me arsyetimin se mund të shkelen të drejtat e njeriut, pasi të dënuarit mund të kufizohen ndër të tjera edhe nga vizitat familjare. Megjithatë, për rekomandimet e Komitetit, Ministria e Drejtësisë thotë se nuk është në dijeni. MD-ja në një përgjigje për ATV, thotë se sipas marrëveshjes, e cila ende nuk është ratifikuar në Kuvend, në burgun e Gjilanit nuk do të vendosen…
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nesër, e enjte, do të mbajë mbledhjen e Kryesisë për të diskutuar për versionin zyrtar të draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pranuar nga Bashkimi Evropian. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lidhja Demokratike dhe Partia Dmeokratike kanë konfirmuar javën e kaluar për Gazetën Online Reporeti.net se zyrtarisht kanë pranuar nga Bashkimi Evropian një kopje në gjuhën angleze të draft-statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka pranuar versionin zyrtar të draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Të njëjtin ua kemi shpërndarë antarëve të Kryesisë,…
Kompania McDonald’s do të prezantojë një markë të re restorantesh Cosmek (CosMc) në SHBA. Një ndërtesë tashmë është ndërtuar në Bolingbrook, Illinois, ku do të vendoset një nga restorantet. Në objekt është shfaqur logoja e restorantit të ardhshëm CosMc’s, ndërsa përballë saj shihet një menu pa çmime, e cila përfshin çajë të ftohtë, frape, limonada dhe kafe, transmeton Fox Business. Oferta përfshin edhe specialitete të tilla si pije nga seksioni “Signature Galactic Boost”. CEO i McDonald’s, Chris Kempczynski njoftoi në korrik se koncepti i restorantit me format të vogël CosMc’s “do të ketë ADN-në e McDonald’s, por edhe identitetin e…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka nënshkruar kërkesën për ekstradim të Ljupço Palevskit-Palço, i cili mbrëmjen e djeshme u arrestuar në Balikesir të Turqisë. Kujtojmë se Palço është i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi. “Ministri i Drejtësisë, Krenar Loga ka nënshkruar kërkesën për ekstradim të Ljupço Palevskit dhe pasi të përkthehet në gjuhën turke, menjëherë do t’u dërgohet autoriteteve turke, gjegjësisht Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Turqisë. Presim bashkëpunim me autoritetet gjyqësore të Republikës së Turqisë dhe veprim nga ana e tyre në një kohë sa më të…
Policia njoftoi se mbrëmë në ora 21:40 në SPB Shkup është raportuar se në Bulevardin “Kuzman Josifovski-Pitu” në Shkup, një automjet ka goditur një trotinet, i drejtuar nga E.M.(32) nga Berova, me çka ka ikur nga vendi. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar E.M., të konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit”. Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.

