Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski thotë se vendimi për fillimin e negociatave të Ukrainës dhe Moldavisë me BE-në nuk është marrë pa konsensus, sepse largimi i Hungarisë nga seanca nuk do të thotë votë kundër, përcjell Telegrafi Maqedoni. Me këtë është e qartë, theksoi Kryeministri, se në BE ka marrëveshje për fillimin e negociatave me këto dy vende. “Ekziston edhe një tezë tjetër se Ukraina kishte një mosmarrëveshje dypalëshe. Vendi nuk është në një mosmarrëveshje të tillë me Rusinë, por Moska ka sulmuar në mënyrë të pajustifikueshme Kievin dhe vendi nuk është anëtar i BE-së. Çdo paralele mes atij rasti…

Lexo më Shumë

Qeveria teknike dhe pjesëmarrja e VMRO-DPMNE-së do jetë temë e takimit midis kryeministrit Dimitar Kovaçevskit dhe kreut të VMRO-së, Hristijan Mickoski. Kovaçevski theksoi sot se qeveria teknike është obligim ligjor për të gjitha partitë politike dhe se pret nga partitë që të emërojnë përfaqësuesit e tyre sipas ligjit. “Gjithsesi se do të kemi takim me kryetarin e VMRO-DPMNE-së sepse mendoj se ky është komunikim më se normal, në të cilin do të fliten këto tema, megjithatë sërish nuk bëhet fjalë për diçka që mund të ketë interpretim të lirë, bëhet fjalë për dispozitë ligjore rreth resorëve dhe pozitave për secilën…

Lexo më Shumë

VMRO-Partia Popullore është e shqetësuar për situatën e re në Evropë dhe fqinjësi lidhur me rastet e reja me Covid, por edhe e shqetësuar për mungesën e informacionit për situatën me Covid në Maqedoninë e Veriut. “Të rejat e fundit nga Austria thonë se në periudhën e fundit ka më shumë të sëmurë sesa kur ishte kulmi para disa viteve, në Bullgari ditën dhe natën e fundit janë shtruar rreth 50 persona, ndërsa Serbia raporton rritje të numrit të të sëmurëve dhe të shtruarve në spital, por në Maqedoninë e Veriut ka një errësirë ​​informative në lidhje me këtë duket…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski, sot morën pjesë dhe mbajtën fjalim me rastin e dhënies së kontratave për bujqit të cilët u mbështetën me masën e re “Plani i Biznesit në Bujqësi”. Në këtë ngjarje, Kryeministri Kovaçevski, ministri Nikollovski, drejtori dhe zëvendësdrejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikica Baçovski dhe Remzi Abdullahi, si dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Rexhep Ismaili, u dhanë kontrata bujqve të cilët do të shfrytëzojnë…

Lexo më Shumë

I akuzuari i parë në rastin “Lidhja ndërkombëtare”, Bojan Jovanovski – Boki 13, sot është paraqitur në Gjykatën e Apelit në Shkup në seancën e caktuar në lidhje me rastin për të cilin Gjykata penale e akuzoi me nënte vjet burg. Jovanovski aktualisht mbrohet nga liria, pasi Gjykata Themelore Penale e Shkupit së fundi mori vendim për ndërprerjen e dënimit me burg për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore. Para Gjykatës së Apelit në Shkup, ai sot deklaroi se i është konstatuar “metaplazia intestinale” në lukth dhe një pjesë të zorrëve të holla. “Me këtë gjendje shëndetësore nuk kam qenë…

Lexo më Shumë

Më datë 14.12.2023 në ora 20:10 në bulevardin “Turistiçka” në Ohër, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, punonjësit policorë nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogave në kuadër të SPB Ohër kanë ndaluar L.Z.(40) dhe ZH.R.(33), të dy nga Ohri. Ata janë kanë kapur në afërsi të banesës së tyre duke përdorur drogë, ndërsa gjatë kontrollit të tyre, tek L.Z. janë gjetur dhe konfiskuar disa pako me lëndë pluhuri të bardhë, ndërsa tek ZH.R. u gjet dhe u konfiskua një sasi e madhe parash. Më pas, gjatë kontrollit të banesës, të kryer me vendim gjykate, një qese me disa…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara zbuluan epidemi të korrupsionit në Maqedoni. Kovaçevskit, Qeverisë dhe institucioneve kompetente nuk ju trembet syri. Nëse do të ishin qeveri evropiane dhe po t’i ruanin vlerat evropiane, menjëherë do të jepnin dorëheqje nga pozitat e tyre, sepse në çdo dikaster të Qeverisë i vjen erë korrupsioni dhe gjithçka është e kalbur, akuzojnë sot nga VMRO-DPMNE. “Dhe këtë nuk u thotë vetëm SHBA-të, por edhe në raportin evropian. Me këtë qeveri të kriminalizuar nuk ka të ardhme evropiane, nuk ka standarde evropiane. E vetmja gjë që di të bëjë kjo qeveri është të mbushë kompanitë e saj të…

Lexo më Shumë

4 persona janë arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin lëndë narkotike në ambientet e një lokali në Kashar. Sekuestrohen qindra doza kokaine, dhjetëra doza kanabisi, 1 armë zjarri pistoletë, 1 peshore elektronike, 5 maska, 4 shkopinj bejsbolli, celularë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë e paligjshme. Njoftimi i policisë Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe rastet e armëmbajtjes pa leje. Finalizohet…

Lexo më Shumë

Një person në Gjakovë është arrestuar për dhunë në familje. Policia në raportin 24-orësh, bëri të ditur se i njëjti derisa ishte në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Derisa pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ndryshe, dhuna në Kosovë ndaj grave po vazhdon të rritet.

Lexo më Shumë

Italia, Japonia dhe Britania kanë bashkuar forcat duke hedhur firmat në letër për një projekt që konsiston në projektimin dhe prodhimin e një avioni luftarak të gjeneratës së ardhshme. Kodi i programit të mbrojtjes së të tre vendeve është “Programi Global Combat Air”. Ministrat e Mbrojtjes të të tre vendeve ranë dakord të enjten që programi “Global Combat Air” të ecër përpara për ndërtimin e avionit luftarak të avancuar, i cili bashkon dizajnin e luftëtarit japonez FX që zëvendësoi avionët F-2 të Forcave Ajrore Japoneze me atë të luftëtarit britanik Tempest. Avioni parashikohet të jetë gati për të fluturuar në…

Lexo më Shumë

Policia në Prilep ka ndaluar dy persona tek të cilët janë gjetur 1700 copë lëndë piroteknike. “Më datë 14.12.2023 në ora 18:50, në rrugën “Gjorgji Abaxhiev” në Prilep, nga ana e zyrtarëve policorë nga SPB Manastir – SPB Prilep është privuar nga liria S.B, 51 vjeç nga Prilepi, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale nga neni 396 i Kodit Penal. Gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 1620 lëndë piroteknike. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj personit do të bëhet kallëzimi përkatës”, njoftoi MPB.(INA)

Lexo më Shumë