Policia në Prilep ka ndaluar dy persona tek të cilët janë gjetur 1700 copë lëndë piroteknike.
“Më datë 14.12.2023 në ora 18:50, në rrugën “Gjorgji Abaxhiev” në Prilep, nga ana e zyrtarëve policorë nga SPB Manastir – SPB Prilep është privuar nga liria S.B, 51 vjeç nga Prilepi, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale nga neni 396 i Kodit Penal. Gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 1620 lëndë piroteknike. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj personit do të bëhet kallëzimi përkatës”, njoftoi MPB.(INA)