Author: Hamdi Kumanova

Aleanca për Shqiptarët ende nuk ka thirrur kuvendin në mënyrë që të marrë vendim final se si do të pozicionohet para zgjedhjeve. Anëtari i kryesisë së ASH-së Argjent Gura në intervistë për Alsat tha se anëtarësia dëshiron ta shohë BDI-në në opozitë. Por Gura thotë se nëse partia përfundimisht vendos të shkojë e vetme në zgjedhje rrezikon që BDI-ja të dalë partia e parë te shqiptarët. “Në situatën në të cilën ndodhemi, pushteti 20 vjeçar, klientelizmi, administrata e politizuar, shteti i kapur, prokuroria e dirigjuar nga partia në pushtet dhe sistemi zgjedhor i Dontit i cili favorizon më të fortin…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka ngritur zërin kundër bllokimit të rrugës së Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se arsyeja kryesore është niveli i lartë i korrupsionit dhe krimit në qeverinë vendore. Në një deklaratë të fuqishme, VMRO-DPMNE shprehet se, për dallim nga vendet e tjera si Ukraina dhe Moldavia që po fillojnë negociatat me BE-në, Maqedonia mbetet në një pozitë të bllokuar. Grupimi politik akuzon qeverinë LSDM-BDI për politikën e dobët ndërkombëtare dhe përfshirjen e tyre me lidhje të forta ndërkombëtare, duke nxitur pyetjen se pse nuk arritën të marrin mbështetje në negociatat për anëtarësim. “Goja e pushtetarëve, LSDM-së dhe BDI-së, është…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme ka njoftuar se në funksion janë protokollet për kontrollin dhe sigurinë nëpër shkolla dhe menjëherë ndërmerren masa adekuate nëse ka denoncime për vendosje të mjeteve shpërthyese. Një reagim I këtillë I MPB-së vjen, siç njofton Klan M pas riaktivizimit të denoncimeve për vendosjen e “bombave” nëpër shkolla. Denoncimi kishte mbërritur në adresën elektronike të pushtetit lokal në qytetin e Koçanës. Pas masave të ndërmarrë dhe kontrollit në terren MPB-ja ka konstatuar se bëhet fjalë për denoncime të rreme, kurse u bën thirrje prindërve që të mos shqetësohen pasi shkollat janë të sigurta dhe janë të obliguar që…

Lexo më Shumë

Mbrëmë (16-dhjetor) rreth orës 02:00 në SPB- Tetovë është raportuar se në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar një veturë ka goditur 19-vjeçaren K.S.(këmbësore) dhe është larguar nga vendi. aksidentit. Në aksident K.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”. Në vendin e aksidentit, në koordinim me prokurorin publik, një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit ka kryer inspektimin.TS

Lexo më Shumë

SHARE Më 15.12.2023, Njësiti për Trafikim të Paligjshëm të Drogës nga SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër L.V. (59) nga Republika e Polonisë, me vendbanim në Shkup. Kallëzimi penal është bërë pas hetimit nga organet kompetente ku janë siguruar prova materiale se shtetasi polak, pas mbërritjes në Shkup, gjatë muajit nëntor 2023, në mënyrë të kundërligjshme ka prokuruar substanca dhe materiale për të cilat ka ditur se janë të destinuara për prodhimin e substancave psikotrope dhe prekursorëve, përkatësisht 88.350 tableta. Në bazë të urdhrit për ekspertizë të prokurorit publik nga Prokuroria Publike Shkup nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin…

Lexo më Shumë

Memedli Jusufi Muzika shoqerohet shpesh me poezine ne horizntet e diturise, emision kulturor ne Radio Shkup. Shoqerimi i tekstit letrare me muzike ka futur simbolizem ne levizjen ritmike, ne forcen dhe dobsine e tonit, sa qe sot ne besojme se ajo i flet drejteperdrejte qenies sone te brendshmedhe del nga kjo brendesi . Muzika dramatike eshte e mundur vetem kur arti i tingujve ka fituar nje fushe mjetesh simbolike, permes kenges , asaj klasike dhe qindra perpjekjeve te piktures muzikore. “Muzika absolute” eshte poashtu nje forme e paster , ne gjendjen e pagdhendur te muzikes , ku tingulli me ritme…

Lexo më Shumë

Në rrugët Dvorishtë – Strumicë dhe Kriva Pallankë, ka ndalim për qarkullim të automjeteve të rënda. Kujdes dhe respektimi i kësaj kufizimi janë të rëndësishme për sigurinë rrugore. Qarkullimi në rrugët zhvillohet në kushte dimërore dhe me lagështirë. Reshje të dobëta bore raportohen në disa qytete, duke përfshirë Manastir, Resnjë, Kërçovë, Makedonski Brod, Bukovë, Prilep, Ohër, dhe Krushevë. Zonat e Kodrës së Diellit, Pletvar dhe Berovë kanë reshje më të dendura bore. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Nuk ka vonesa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë. Lajmërojë se nga data 15.11.2023, është detyrueshëm posedimi…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë, në përputhje me programet kombëtare, ka edhe program parandalues për zbulimin dhe skriningur e sëmundjeve malinje. Ky program, përveç skriningur të hershëm dhe skriningur të kancerit të gjirit, mbulon edhe skriningun e kancerit të qafës së mitrës dhe nga viti 2024 shpresojmë të fillojmë edhe skriningun e kancerit të zorrës së trashë, falë të gjitha aktiviteteve përgatitore të Ministrisë së Shëndetësisë, përkushtimit të Ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe Zëvendës Ministres, Maja Manoleva, si dhe entuziazmit t mjekëve sepse një proces skriningu është shumë kompleks. Skriningu i kancerit të zorrës së trashë do të bëhet ekskluzivisht në…

Lexo më Shumë

Një aksident është regjistruar në rrugën nacionale Drama-Eksoxi në Greqi, me pasoja fatale për dy persona. Ngjarja ndodhi 30 minuta pas mesnate. Mediat greke raportojnë se në aksident është përfshirë një automjet që drejtohej nga një 41-vjeçar grek me një mjet që drejtohej nga nj 61-vjeçar shqiptar. Raportohet se përplasja ka qenë fatale, ndërkohë që dy shoferët kanë ndërruar jetë. Sakaq, raportohet se një 53-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë. (BalkanWeb)

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ende është në hamendje nëse do t’i bashkangjitet Qeverisë teknike më 28 janar. Nënkryetari i partisë Aleksandar Nikolloskit thotë se për këtë çështje duhet të mendojnë mirë, sepse siç shton, detyra e kësaj qeverie është organizimi i zgjedhjeve. Konsideron se nuk është propozim i mirë Talat Xhaferi për kryeministër. “-Ende nuk kemi vendosur. Javët në vijim organet e partisë do të diskutojnë. Ka argumente për, ka argumente kundër. Thelbi i asaj qeverie teknike është të mbrohet procesi zgjedhor. Në këtë drejtim duhet mirë të mendojmë si parti politike. Çfarë mendoni për propozimin e BDI-së që Talat Xhaferi të jetë…

Lexo më Shumë

Specat, janë perimet më të kultivuara në vend. Prodhuesit thonë se kanë shumë shpenzime, kurse tregtarët që i blejnë nga bujqit me 30 denarë për kilogram, në pazare i shesin nga 100 denarë. Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski tha se asnjë bujk nuk ankohet për çmimet e blerjeve me shumicë nga tregtarët, për prodhimet e tyre bujqësore. Madje ai thekson se eksporti i tyre është rritur për 30% dhe qëllimi i autoriteteve është që të rrisin prodhimin vendor duke ulur sa më shumë varësinë e importit. “Prodhuesit të kulturave bujqësore si fruta dhe perime, unë nuk kam dëgjuar vitin e…

Lexo më Shumë

Një ditë pas të shtënave me armë zjarri në zonën e “Don Bosko” në Tiranë, policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe e ka shpallur në kërkim. Sipas policisë, autori i dyshuar është Andrea Bregasi 32 vjeç banues në Tiranë. Policia e Tiranës ka vendosur në dispozicion 5000 Euro shpërblim për çdo qytetar që ofron informacione rreth vendndodhjes së tij. Një ditë më parë, ai qëlloi me armë në drejtim të makinës së Rudolf Zefit. Ishte ky i fundit që denoncoi në polici se ndaj ishte qëlluar me armë. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar. Zefi i tha…

Lexo më Shumë