Author: Hamdi Kumanova

Mexhiti në promovimin e Kornizës Zhvillimore të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut “Transformimi 28”: Bashkëpunimi me Kryqin e Kuq është i rëndësishëm si partneri ynë për reagim të shpejtë të sistemit shëndetësor në menaxhimin e krizave dhe fatkeqësive Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ishte pjesë e manifestimit për promovimin e kornizës zhvillimore të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, “Transformimi-28”. Në këtë ngjarje u prezantuan angazhimet për ndryshime gjithëpërfshirëse në 24 fusha të fushëveprimit të punës së Kryqit të Kuq, të cilat synojnë forcimin e kapaciteteve të Kryqit të Kuq të RMV-së, promovimin…

Lexo më Shumë

Për më shumë se 20 vite në qytetin e Tetovës, shteti nuk ka ndërtuar banesa sociale, edhe përkundër faktit se ka mbi 150 kërkesa për banesa sociale. Rreth 30 familje në Lagjen e Krasniqëve në Tetovë, në mungesë të kushteve jetojnë si në geto. Banorët ankohen se çmimet e banesave me qira po rritën gjithnjë e më shumë dhe janë bërë të papërballueshme. Ata kërkojnë nga shteti dhe komuna, masa urgjente për ndërtimin e banesave sociale. “Shumë persona jetojnë në varfëri të skajshme, ja këtu e kam një komshi paguan 150 euro qiranë për ushqim nuk iu mbetet asgjë. Shumë…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët nuk konfirmon nëse do t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së opozitës shqiptare për bashkëpunim parazgjedhor, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Nga partia e Arben Taravarit e cila është në pushtet prej në muajin shkurt të këtij viti, nuk dhanë përgjigje as në pyetjen e Alsat se … Pyetje në adresë të ASH-së “Si i përgjigjeni thirrjes së z.Mexhitit ndaj Aleancës për Shqiptarët për një kandidat të përbashkët për zgjedhjet presidenciale?” Kërkesa që Aleanca për Shqiptarët t’i bashkohet frontit opozitar është e përbashkët. Këtë e thonë edhe nga Lëvizja Besa. Nga partia e Bilall Kasamit thonë se…

Lexo më Shumë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës në burgun e Dubravës. Rasti ka ndodhur sot gjatë ditës. “Në vazhdën e luftimit të dukurive negative brenda institucioneve korrektuese, sot rreth ores 10:40 në Qendren Korrektuese të Dubravës është parandaluar futja e kontrabandës. Gjatë kontrollit në zonën ku po punohet në Zonën Sterile, zyrtarët korrektues kanë hasur në dy qese të komofluara në të cilat dyshohet se është fshehur substancë e dyshuar narkotike”, bëhet e ditur në njoftim. Tutje në njoftim thuhet se lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës, të cilët kanë bërë konfiskimin…

Lexo më Shumë

Nëse deri në fund të tetorit nuk ka zgjidhje për repartin e fëmijëve në spitalin e Ohrit, i cili prej dy vitesh punon vetëm si ambulancë e rëndomtë, paralajmërohen protesta. Kështu ka bërë të ditur nisma “Shpëtim për repartin e fëmijëve në Ohër”. “Në këtë periudhë funksionon si shitore apo butik nga ora 08:00 deri në 20:00 çdo ditë nga e hëna deri të premten. Funksionon si shitore, me orar, por kjo duhet të ndryshojë”, deklaroi Vllatko Stojkoski- nisma “Shpëtim për repartin e fëmijëve”. Fëmijët dhe prindërit e tyre udhëtojnë në Strugë në fundjavë, gjatë natës ose kur nevojitet shtrimi…

Lexo më Shumë

Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A. G., 28 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 39 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit…

Lexo më Shumë

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, i shoqëruar nga Dekani i Fakultetit të Administrimit të Biznesit, Prof. Dr. Llokman Ebibi, Prof. Dr. Jahi Jahiu, përgjegjësja e Zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar, Doc. Dr. Hatibe Deari-Zeqiri, realizuan vizitë pune në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u pritën nga sekretari i përgjithshëm, Mr. Metodija Dimovski dhe shefja e Kabinetit, Ljubica Lilikj-Todorovska. Në këtë takim, Universiteti i Tetovës, përkatësisht Fakulteti i Administrimit të Biznesit, programi studimor Administratë Publike – Kumanovë dhe Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan memorandum…

Lexo më Shumë

Rastet e dhunës në familje në Strugë dhe rrethinë po rriten. Pothuajse çdo ditë paraqiten raste të tilla në raportet e policisë, ku viktima më së shpeshti është grua. Shkaktarët e dhunës emocionale dhe fizike në familje, kryesisht ndaj grave janë statusi social, alkoolizmi, bixhozi dhe droga. Nga Qendra për Punë dhe Politikë Sociale në Strugë thonë se edhe pse rastet raportohen më shumë në krahasim me vitet e kaluara, viktimat shpesh i tërheqin denoncimet dhe vazhdojnë lidhjet martesore. “Të gjitha këto raste nuk kanë epilog gjyqësor, për arsye se viktimat nuk dëshirojnë të iniciojnë procedurë juridike nga Qendra për…

Lexo më Shumë

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk thotë se prodhuesi i makinave nuk do të nxitojë të rrisë prodhimin e automjeteve të tij elektrike për shkak të frikës së pasigurive ekonomike dhe ndikimit të normave të larta të interesit. Ndërsa fliste me analistët dhe investitorët për rezultatet financiare të tremujorit të tretë të Tesla-s, Musk shprehu shqetësime për normat e larta të interesit që mund t’i bëjnë makinat e reja të papërballueshme për konsumatorët, shkruajnë mediat e huaja. Ai shtoi se Tesla po vazhdon “me kujdes” punën për fabrikën e saj të planifikuar në Meksikë, duke vënë në dukje se nuk…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurve E.B., B.V., B.V., Xh.A. dhe V.P, për veprat penale “mashtrimi” dhe “shpëlarja e parave”. Të pandehurit E.B., V.B., dhe B.V., kanë kryer veprën penale “mashtrimi”, pasi të njëjtit i kanë shtyrë disa persona që të nënshkruajnë parakontrata me premtimin e ndërtimit dhe dorëzimit të banesave. Ata dyshohet se veprën e mashtrimit e kanë kryer nga data 2 shtator 2009 deri më 15 maj 2014, “kur dhe janë arrestuar (përveç B.V) pasi që e pandehura E. B. e ka regjistruar kompaninë e biznesit NSHN ‘E.’ (me 29 korrik 2009) […]…

Lexo më Shumë

Forumi Rinor i Lëvizjes BESA: Pse Konvikti i Tetovës ende jofunksional, a mos përgatitet për kazino? Ja konferenca e plotë: Pushteti shkatërrimtar BDI – LSDM janë të gatshëm të investojnë në gjithçka që është anti qytetare, në dëm të rinisë dhe popullit shqiptarë. Në arsimin fillor dhe të mesëm, po përfundon gjysmë vjetori i parë dhe fëmijët ende nuk kanë libra, zero investime në shkolla dhe në kabinete profesionale, si dhe kushte mizore. Edhe më e keqe është gjendja në arsimin e lartë, sidomos në universitetet shqiptare. Si çdo projekt tjetër, edhe Konvikti studentor në Tetovë po premtohet me dekada.…

Lexo më Shumë

Naim Tërnava është rizgjedhur për të pestën herë kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur për Klankosova.tv sekretari i përgjithshëm i BIK-ut, Ahmet Sadriu, i cili tha se Tërnava është rizgjedhur edhe për një mandatë pesëvjeçar. Sadriu tutje bëri të ditur se vendimi për rizgjedhjen e Tërnavës është marrë në mbledhjen të cilën e kanë mbajtur sot.

Lexo më Shumë