Kufoma e një të moshuari është gjetur mëngjesin e sotëm në ujërat e lumit Vardar. Sipas njoftimit të policisë trupi i pajetë u gjet pranë urës për këmbësorë pranë një objekti shëndetësor në komunën e Karposhit. Pas veprimeve të ndërmarra, u konstatua se trupi i pajetë është shtetasi me inicialet J.Sh.(88), i cili u raportua se ishte larguar nga shtëpia më datë 15.10.2023. Nga MPB-ja informojnë se rasti në SPB Shkup është lajmëruar nga një kalimtar i rastit në ora 09:25 të mëngjesit të sotëm. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.
Author: Hamdi Kumanova
Shumë është folur dhe flitet për masonët. Fshehtësia e kësaj vëllazërie shkakton gjithmonë debate dhe teori të shumta konspiracioni. Masonët apo Masoneria e Lirë janë një grup njerëzish me qëllime të përbashkëta për të bërë botën më të mirë, dhe që veprojnë sipas disa rregullave të përcaktuara. Të mbështjellë me vellon e misterit shkaktojnë jo pak kërshëri tek publiku. Kompasi tregues i moralit, kuadri, Dielli, dhe emblema të tjera të lidhura me masonët i gjejmë të gdhendura kudo tek këta mjeshtra të mëdhenj të cilat janë mbledhur për herë të parë në Shqipëri në Asamblenë e madhe vjetore të Soglia-s.…
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot është bërë ndarja e Çmimit shtetëror “23 Tetori” për arritje shumëvjeçare në sferën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe promovimin e prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore – historike me interes publik. Për arritje në sferën e shkencës dhe arsimit, çmimi iu dorëzua ekipit për transplant të mëlçisë, prof. dr. Zoran Karaxhov, prof. dr. Svetozar Antoviq, doc. dr. Beti Todorovska, pr. dr. Tatjana Spirovska dhe prof. dr. Maja Mojsova Mijovska dhe profesorit universitar Afrim Osmani. Për arritje në fushën e kulturës dhe artit, çmimi shkoi për artistin, prof.…
Pagat për punonjësit në sektorin e kulturës janë rritur prej 43% brenda dy viteve të fundit, nga Marrëveshja e Përgjithshme dhe Kolektive në këtë fushë. Nisur nga fillimi i vitit 2021, këta punonjës kanë parë një rritje graduale të pagave të tyre, dhe kjo ka vijuar deri në shtatorin e vitit 2023. Kjo do të thotë që ata janë paguar tani me 43% më shumë në krahasim me vitin 2021. Ky është një hapa drejt përmirësimit të kushteve të punës dhe të ardhurave për punonjësit në fushën e kulturës. Marrëveshja kolektive nënshkruar më 2019 ka bërë të mundur këtë…
Nga MPB thonë kanë gjetur një sasi më të madhe të parave sesa që është e lejuar tek një veturë me targa të Suedisë, përcjell TV21. Kontrolli i veturës “BMW” është bërë në pikën kufitare “Tabanoc”, ndërsa e njëjta po drejtohej nga 35-vjeçari J.V. nga Radovishi. “Nga bastisja dhe kontrolli i personit dhe automjetit u gjet një sasi parash në vlerë më të madhe sesa u raportua. J.V. i është dorëzuar shërbimeve doganore për veprime të mëtejshme dhe do të përballet me denoncimin përkatës”, thonë mes tjerash nga MPB.
Me datë 23.10.2023, zyrtarët policorë të Drejtorisë për Punësim (DPB) Sveti Nikollë ia kanë privuar nga liria L.B. (34) nga Sveti Nikole. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në Sveti Nikollë, të kryer me urdhër të gjykatës, është gjetur edhe marihuanë dhe një peshore digjitale, njoftojnë nga MPB-ja. Për rastin është njoftuar prokurori publik, i cili pas dokumentimit të plotë të tij, kundër personit do të ngritë kallëzim përkatës penal.
Nga MPB njoftojnë se rreth orës 20:45 kanë realizuar kontrolle në një lokal në Haraçinë, ku është gjetur një pistoletë me karikator, ndërsa është arrestuar pronari i objektit S.XH. (34) nga Haraçina. “Është arrestuar pronari i objektit S.XH.(34) nga Haraçina. Gjatë kontrollit të të pranishmëve në lokal, pronarit iu gjet një pistoletë me karikator të mbushur”, thonë nga MPB.
Kryetari i OBRM-PDUKM -së, Hristijan Mickoski, u ka dërguar qytetarëve urim me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase. “23 tetori është një datë që është gdhendur në kujtesën tonë kolektive si data kur populli maqedonas u organizua për herë të parë në një organizatë për të luftuar për një shtet të lirë dhe të pavarur. Formimi i Organizata revolucionare maqedonase (ORM), e cila më vonë do të rritet dhe do të mbahet mend nga populli si OBRM, është simboli i sfidës maqedonase, i shtyrë nga dëshira për një të nesërme më të mirë”, thekson Mickoski. …
Një 51 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit. Kjo pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Sipas policisë, ai ishte lënë në arrest shtëpiak për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ky shtetas kishte dalë nga banesa e tij në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Elbasanit.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka dërguar urim me rastin e festës kombëtare 23 Tetori – Dita e Luftës Revolucionare të Maqedonisë. “Kjo ditë është një monument i idesë revolucionare që udhëhoqi nëpër beteja në të cilat shumë njerëz dhanë gjënë më të çmuar, jetën e tyre. Sepse ata e dinin se revolucioni është kryqëzimi midis së ardhmes dhe së shkuarës. Ata besuan në një shtet të lirë, të pavarur, unik dhe të përparuar në të cilin të gjithë do të mund të ndërtojnë me krenari dhe dinjitet të ardhmen e tyre dhe të brezave të rinj. Kërkoi…
Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi kundër gripit sezonal fillon këtë javë. Në total në vendin tonë kanë mbërritur 60 mijë doza të katër llojeve të vaksinave kundër gripit sezonal, të destinuara për vaksinim falas. Qytetarët nga grupet e rrezikut që janë regjistruar për vaksinim përmes ueb-faqes vakcinacija.mk do të marrin njoftim për datën, kohën dhe vendin e saktë të vaksinimit në ditët në vijim. Vaksinimi falas do të mbulojë grupet e mëposhtme të rrezikut: – Të moshuarit (mbi 65 vjeç) – Personat me sëmundje kronike – Punonjësit e kujdesit shëndetësor – Gratë shtatzëna – Fëmijët nga 6 muaj deri…
Dy ushtarë ukrainas, me prejardhje shqiptare, janë vrarë në luftë ndaj Rusisë. Lajmin e ka dhënë Pandeli Majko, ministër për Diasporën në Qeverinë e Shqipërisë. Majko ka thënë se konsulli i Shqipërisë në Ukrainë, Omarov Shakhin ia ka kumtuar sot lajmin e hidhur. Dy shtetasit ukrainas, me origjinë shqiptare, të cilët vdiqën në luftë janë: Dermentli Anatoly nga fshati Karakurt i rajonit të Odesës dhe Haydarzhy Danylo nga fshati Georgivka i rajonit të Zaporozhias. Postimi i plotë i Pandeli Majkos: “Konsulli i Shqipërisë në Ukrainë, Omarov Shakhin, sapo më shkruajti për një lajm të hidhur. Ukraina, nga sot, ka edhe…

