Author: Hamdi Kumanova

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut edhe muajin tetor po e mbyllin me mungesë të teksteve mësimore, me gjithë premtimin e Ministrisë së Arsimit se problemi me librat do të zgjidhet deri në mesin e këtij muaji. Situatë më e vështirë paraqitet në arsimin fillor ku edhe mungesa e teksteve shkollore është më e madhe. Nxënësit e klasave të gjashta që kanë nisur vitin shkollor sipas një programi të ri mësimor, kanë mungesë të shumë teksteve. Ndërsa, klasat e tjera kryesisht mësojnë nga libra të dëmtuar pasi janë përdorur shumë vjet nga gjeneratat e kaluara.Mungesë…

Lexo më Shumë

Me iniciativën e Seksionit të Gazetarëve Sportiv, që është pjesë e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), reagon ashpër ndaj sjelljeve vulgare të disa prej tifozëve të Klubi i hendbollit Eurofarm Pelister të cilët tentuan ta poshtërojnë, me slogan jashtëzakonisht fyes, me kolegun komentues i Televizionit Maqedonas, transmeton SHGM. “Përkatësisht, gjatë gjithë ndeshjes në Manastir ndërmjet Eurofarm Pelisterit dhe Vardarit, një grup tifozësh të papërgjegjshëm në njërën nga tribunat kishin një pankartë të pahijshme që i referohej kolegut Jugosllav Kostovski. Seksioni i gazetarëve sportivë në SHGM shpreh revoltën ndaj tifozëve, por edhe ndaj mikpritësit të në derbin e madh të…

Lexo më Shumë

Një numër i madh shkollave në Maqedoni janë duke kundërshtuar reformat e reja në arsim, përfshirë lëndën mbi edukimin seksual. Këshillat e prindërve në disa shkolla maqedonase dhe shqiptare kanë filluar ta firmosin peticionin për ta kundërshtuar këtë reform, e cila pritet të hyjë në fuqi në vitin 2024. Prindërit janë të shqetësuar se këto reforma që kanë të bëjnë me edukimin gjithëpërfshirës seksual do të dëmtojnë shëndetin e fëmijëve, sepse që në moshë të vogël do të jenë të detyruar, të mësojnë për prezervativin dhe për kontracepsionin oral. Kjo reform përfshinë edhe temat: Gjinia dhe seksi; Shëndeti riprodhues dhe…

Lexo më Shumë

Dy raste të dhunës në familje janë paraqitur dje në polici. Në rastin e parë dje në orën 15:10 në SPB Shkup, një grua 45-vjeçare ka lajmëruar se në shtëpinë e saj në zonën e lagjes “Aerodrom” është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj S.P.I (50) nga Shkupi. Në rastin e dytë, mbrëmë rreth orës 21 në rajonin e Tetovës, nëpunës policor nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin XH.B (46). Ai është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 47-vjeçare. MPB-ja informon se po ndërmerr masa për zbardhjen e rasteve.

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë kontrolleve të djeshme në territorin e Komunës së Çairit në Shkup janë sanksionuar 70 vozitës, prej të cilëve 22 vozisnin pa patentë shoferi dhe tetë pa certifikatë mjekësore gjatë funksionimit të transportit publik. Janë shqiptuar 10 masa për folija te vendosura pa leje (xhama të erësuar), si dhe shtatë sanksione për leje qarkullimi të skaduar… Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresat përkatëse. -Kontrollet në trafik vijojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë vozitësve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë…

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), sipas informacioneve nga Departamenti i për Operacione dhe Koordinim, njofton se gjatë ditës së djeshme ka pasur gjithsej 11 zjarre në ambiente të hapura. Njëra prej tyre është ende aktive, në Komunën e Makedonsk Brodit, mbi fshatin Belicë, nën Solunska Gllava, ku digjet një pyll i rrallë me pisha, bar i thatë dhe shkurre. Zjarri është në një terren shumë të lartë dhe të paarritshëm. Në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar tre zjarrfikës me një fuoristradë nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse (NJTZ) Makedonski Brod, siç njoftojnë nga QMK-ja. 10 të tjerat e shuara, nga gjithsej…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski u ka dërguar urim qytetarëve me rastin e 23 tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare të Maqedonisë. “Në këtë ditë, saktësisht 130 vjet më parë, gjashtë të rinj themeluan organizatën revolucionare maqedonase, e cila arriti të bashkojë njerëzit më të guximshëm dhe më të arsimuar të kohës së tyre rreth një qëllimi të përbashkët – shteti i lirë maqedonas. Ky brez i ri dhe i avancuar arriti të forcojë besimin e popullit maqedonas se vetëm me forcat e veta mund të luftojnë për liri dhe drejtësi”, thuhet në urimin e presidentit Pendarovski. “Edhe pse për shkak të…

Lexo më Shumë

“Në ditën e sotme të luftës revolucionare maqedonase, me krenari përkujtojmë revolucionarët maqedonas dhe përpjekjen, këmbënguljen dhe guximin e tyre të jashtëzakonshëm në luftën për liri, sovranitet, pavarësi dhe shtetësi maqedonase”, ka shkruar kryeministri Dimitar Kovaçevski në rrjetet sociale nderë të festës së 23 tetorit, Ditës së luftës revolucionare maqedonase. “Vazhdimësia e luftës për liri dhe kontributi i revolucionarëve në realizimin e idealit shekullor të shtetit të pavarur maqedonas është motivi i sotëm për krijimin e një shteti evropian dhe të avancuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Të bashkuar, le të vazhdojmë rrugën evropiane me guxim dhe me hap…

Lexo më Shumë

Nga MPB njoftojnë se janë ndaluar dy të mitur nga Tetova pasi të njëjtit nuk kanë ndaluar në shenjë ndalimi të dhënë nga policia dhe me veturën pa targa kanë tentuar që ta godasin policin. “Me datë 20.10.2023 në ora 13:00 në fshatin Zhelinë të Tetovë nga ana e punonjësve policorë nga SPB-Tetovë është ndaluar një i mitur nga fshati Kopaçindoll i Tetovës dhe një i mitur tjetër nga fshati Dobarcë i Tetovës, për shkak se rreth orës 12:00 në Tetovë, me automjetin e pasagjerëve “BMW”, pa targa, i cili drejtohej nga i mituri, nuk janë ndalur në shenjë ndalese…

Lexo më Shumë

Sot rreth orës 14:00, një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar zyrtarja për Informim e Policisë, Flora Ahmeti. Sipas saj, rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë. “Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 54 vjeç. Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Lexo më Shumë

U rrit, dhe u shkollua në vendlindje! Por kjo nuk mjaftoi që të vazhdoj jetën këtu. Në të njëzetat e saj, Dorina Ajdini vendosi të zhvendoset për të jetuar dhe punuar në Gjermani. Ajo tashmë ka rregulluar dokumentet e qëndrimit të përhershëm pasi ka gjetur një punë prestigjioze atje. Dorina po bën gati valixhen për tu nisur drejt aeroportit me biletë një drejtimeshe, duke theksuar se shkaqet kryesore të largimit nuk janë vetëm pagat, por edhe cilësia e jetesës. “Tash më nuk është problemi vetëm te gjendja financiare, të rinjtë nuk ikin për atë se ndoshta më parë ka qenë…

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale në Korçë. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin J. L., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik në lagjen nr. 17, të riut iu gjet një sasi e vogël kanabisi. Po ashtu gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Toyota” që ky shtetas drejtonte, iu gjet një sasi tjetër me lëndë të dyshuar kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Ndërkaq, në…

Lexo më Shumë