Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wood deklaroi se “duhet të ketë përgjegjësi të plotë” në bazë të ligjit për personat e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit në Kosove. “Personat që janë larguar për në një shtet të tretë duhet të ekstradohen dhe ndiqen penalisht”, tha përfaqësuesi i SHBA-së. SHBA-ja tha se po punon nga afër me Bashkimin Evropian dhe partnerët e NATO-s për të ndihmuar që veriu i Kosovës – i banuar me shumicë serbe – të jetë i qetë. Washingtoni u bëri thirrje palëve që të kthehen në dialog, të përgatitur “që të ndërmarrin hapa…
Author: Hamdi Kumanova
Ngjarjet e 24 shtatorit përshkuan pothuajse të gjitha diskutimet në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilat u bë thirrje për vënien e përgjegjësve para drejtësisë. Gjatë kësaj séance mori fjalë është ambasadori rus në OKB, ku kërkoi largimin e Njësisë Speciale të Kosovës dhe marrjen e veriut nën kontroll nga KFOR-i. E për këtë reagoi edhe profesori Enver Bytyçi. Ai në një shkrim në rrjetin social Facebook, tha se kërkesa e ambasadorit rus për largimin e forcave speciale është fjalë për fjalë e ngjashme me atë të Edi Ramës. “E tmerrshme! se…
Në Gjykatën Penale të Shkupit, sot pritet të mbahet seancë gjyqësore për procesin ku ish sekretari i Qeverisë, Muhamed Zekiri akuzohet se ka lidhur kontrata për shërbime konsulente për analizimin e situatave në postë dhe hekurudha, pa procedurë për prokurim publik dhe me këtë, sipas Prokurorisë, e ka “keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar”, njofton Portalb.mk. Sipas paralajmërimeve paraprake, sot pritet të dëshmojnë Goran Anastasieviq dhe Bisera Zekiri, të cilët janë propozuar nga mbrojtja. Prokuroria e akuzon Zekirin se në periudhën nga prilli i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, pa…
Komuna e Shtërpcës, paguan punëtorë për spitalin që nuk u funksionalizua asnjëherë. Madje kjo komunë, pas një dekade prej ndërtimit, ka vendosur ta rinovojë objektin që nuk ishte vënë në punë, meqë i njëjti është demoluar. Banorët e kësaj ane thonë se institucionet e Kosovës, duhet të reagojnë sepse tash e shumë vite, punëtorët paguhen pa punuar fare. Qindra mijëra euro për pagat e 120 punëtorëve në shëndetësinë sekondare, ka planifikuar komuna e Shtërpcës në propozim buxhetin për vitin 2024-2026. Në tabelën që i përket shëndetësisë sekondare, për këtë vit, për punëtorët e këtij sektori ishin planifikuar rreth 166…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Sipas njoftimit të kryeministrisë, Kurti e falënderoi Minxhozin për punën, angazhimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë gjithë mandatit të tij , si dhe për kontributin e tij të çmueshëm në ruajtjen dhe përparimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme. “Ambasadori falënderoi kryeministrin për mikpritjen, komunikimin e rregullt dhe bashkëpunimin e afërt”. “U vlerësua angazhimi i përbashkët me qëllim përmirësimin në jetën e qytetarëve dhe bizneseve, si dhe lehtësimin e problematikave të mbartura ndër vite, në fushat e sigurisë, tregtisë, drejtësisë, arsimit e kulturës. U…
Kryetari i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, do të hapë Konferencën vjetore për sigurinë kibernetike/TIK, e cila mbahet në Shkup në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, transmeton Portalb.mk. Siguria kibernetike/TIK dhe rritja e ndërgjegjësimit për t’u mbrojtur nga kërcënimet në rritje të sulmeve kibernetike janë pjesë e prioriteteve në agjendën e Kryesimit të OSBE-së në vitin 2023. Konferenca e sivjetme e sigurisë kibernetike/TIK, e titulluar “Njerëzit, besimi, qëndrueshmëria: Ndërtimi i sigurisë kibernetike për të gjithë”, synon të forcojë sigurinë kibernetike dhe të ndërtojë një qasje kohezive politike midis aktorëve shtetërorë dhe palëve…
Deputeti i Partisë Socialiste Denis Deliu i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për dosjen ‘Partizani’ dhe akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Deliu u shpreh i rezervuar në lidhje me komentet e tij për çështjen “Partizani”, ku ndër të tjera tha se është proces gjyqësor. Po ashtu ai tha se duhet të mësohemi që të shohim njerëzit e pushtetshëm në procese gjyqësore, ndërsa shtoi se SPAK dhe drejtësia e re po punojnë. “Ky është një proces gjyqësor. Ne duhet të mësohemi që të shohim njerëzit e pushtetshëm në procese gjyqësore. Ka ardhur momenti që është pak t’u përgëzuar drejtësia…
Në prag të ndeshjes PSG-Milan, Javier Pastore, ka zbuluar një histori të rëndësishme në lidhje me klubin kuqezi. Ish-futbollisti i Palermos dhe Romës, thotë se Milani e kishte kërkuar, por në fund ai zgjodhi projektin e PSG-së. Pastore e zbulon se Milani është klubi që i pëlqentë më së shumti në Itali. “Më kishin kërkuar, por në fund me Zamparinin zgjodhëm projektin e PSG-së”, ka thënë Pastore për mediet italiane, raporton RTKLive. ” Ndeshjet kundër Milanit gjithmonë ishin të veçanta sepse ishte skuadra që në Itali më pëlqente më së shumti. Kishte lojtarë si Kaka, Pirlo dhe Gattuso me…
Policia e Shkupit, Njësia për tregti të jashtëligjshme me drogë dhe armë gjatë një aksioni të përbashkët në rajonin e Shkupit, në bazë të hetimeve paraprakisht të zbatuara dhe me urdhër të Gjykatës Themelore Penale – Shkup, kanë kryer bastisje në katër lokacione në rajonin e Shkupit, përcjellë KlanM, ku janë privuar nga liria katër persona, kurse është gjetur një laborator i jashtëligjshëm për prodhimin e marijuanës, drogë e ndryshme dhe armë. Policia njofton se bastisje janë kryer në Shkup, në Vllae dhe në Draçevë, kurse kundër kryerësve do të ngriten procedura përkatëse./KlanMacedonia
Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka shfrytëzuar ditën e luftës revolucionare maqedonase, për të përsëritur kërkesën e tij për zgjedhje parlamentare, përcjellë KlanM, në mënyrë që shteti të dalë nga situata aktuale. Sipas tij, nuk janë sfiduese vetëm goditjet ndaj identitetit, por edhe ato ndaj xhepit të popullit. Ai propozon që të mbahet njëkohësisht zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare, në cilëndo datë në mes të dy festave fetare pranverën e ardhshme. “Kjo Qeveri, përmes shmangies së dakordimit të datës së zgjedhjeve shkon drejt shkaktimit të vetëdijshëm të krizës kushtetuese dhe politike. Është turp që përmes mediave…
Zv. kryeministri Fatmir Bytyqi thotë se ndarjet brenda shoqërisë në vend janë pengesa më e madhe për përparimin e vendit. “Bashkimi është mesazhi kyç që na ka lënë si trashëgimi lufta revolucionare maqedonase. Mesazhi i bashkimit është theksuar veçanërisht në manifestin e Krushevës. Aty, me thirrjen fqinjëve dhe miqve pa dallim besimi, bindjeje dhe kombësie, në fakt inkorporohet vizioni për Maqedoninë. Ai mesazh me dëshirën për një jetë më të mirë është një udhërrëfyes i shenjtë nga i cili udhëhiqemi deri më sot”, tha zv. kryeministri Fatmir Bytyqi, me rastin e 23 tetorit, Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase. Bytyqi kërkon…
Çmimet e larta të produkteve dhe të ardhurat e ulëta të qytetarëve çdo ditë e më shumë ndikojnë në uljen e fuqisë blerëse në tregun e Bit Pazarit, shkruan Alsat. Qytetarët kanë interesim, por nuk mund të furnizohen me të gjitha produktet e nevojshme. Thonë se dita ditës shkurtojnë listën e blerjeve. “Çfarë të blejmë, pa para nuk i japin këto shitësit… Çmimet viran, me 12 mijë denarë sim und të jetojmë në kohën e sotme. Çfarë me bërë turshi, 60-80 denarë, nuk kemi bërë as turshi.. Çfarë të bësh, ja 150 denarë preshi, as një pite nuk mund ta…

