Author: Hamdi Kumanova

Nga MPB njoftojnë se policia nga SPB-Kumanovë në afërsi të fshatit Ramanli kanë ndaluar J.S. (26) nga Goshinca të Komunës së Likovës. “Një sasi e madhe dru zjarri ahu është gjetur në kamion “Iveko” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, për të cilin nuk dispononte dokumentacionin përkatës. Njëkohësisht nga kontrollimi i dokumenteve të bashkangjitura është konstatuar se numri në lejen e komunikacionit nuk përputhet me numrin e automjetit, për këtë arsye ekziston dyshimi se ka përdorur dokument të falsifikuar. Personi është ndaluar, ndërsa drunjtë i janë dorëzuar Policisë Pyjore Kumanovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër…

Lexo më Shumë

Procedurat gjyqësore pas padisë për shpifje të dorëzuar nga ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Koço Angjushev, duhet të zhvillohen në mënyrë sa më transparente, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë. “Federata Evropiane e Gazetarëve (FEG) i bashkangjitet Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) në dënimin e vendimit të gjyqkatëses Jovanka Spirovska Paneva, e cila më 13 tetor 2023, e mbylli seancën gjyqësore për rastin kundër IRL për publikun. Gazetarët e pranishëm dhe përfaqësuesit e publikut në këtë seancë gjyqësore, u detyruan të largohen nga salla e gjyqit. Poashtu, FEG mbështet procedurat ligjore të nisura nga…

Lexo më Shumë

MPB njofton se dje policia nga SPB Shkup ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara, me çka janë shqiptuar 252 masa. “Sektori i Punëve të Brendshme-Shkup dje (23.10.2023) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 252 masa, nga të cilat 177 masa për tejkalim të shpejtësisë, 18 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, shtatë automjete automjete nën ndikimin e alkoolit. Janë vendosur katër masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tetë masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, tre masa për kalim sinjali të mbyllur (drita…

Lexo më Shumë

Lufta madeonase është luftë për krijimin e një shteti evropian dhe avancuar, për integrim dhe standard më të mirë të jetës për të gjithë qytetarët, një të ardhme progresive për të rinjtë, rhrkson LSDM. Sipas kësaj partie, lufta maqedonase nuk është për izolim, regres dhe shtangim, që është ofertë e patriotëve të rremë nga PDUKM dhe e Majta. “Patriotizmi i rrejshëm dhe bllokimi i rrugës evropiane çon në një eksod dhe emigrim të ri të të rinjve, në rrezikim të identitetit maqedonas. Prandaj, agjenda anti-evropiane është anti-maqedonase. LSDM së bashku me qytetarët do të sigurojnë të ardhmen evropiane të Maqedonisë”,…

Lexo më Shumë

Ulja e temperaturave, sidomos gjatë mbrëmjes, ka bërë që shumë njerëz tani të kujdesen për mënyrën e ngrohjes, shkruan TV21. Çmimet e drurit për ngrohje lëvizin nga 75 deri në 80 euro për një metër kub, ndërsa një ton peleti kushton nga 240 deri në 330 euro. Qytetarët shprehen të shqetësuar për çmimet e larta të drurit, por edhe për koston e lartë të energjisë elektrike, sepse shumica ngrohen me rrymë. “Me rrymë, është shtrenjtë, kursejmë nga pak pasi që jemi vetë. Nuk është me ekonomike por, është me lehtë për na pleqtë dhe ma pak punë ka.” “Po i…

Lexo më Shumë

Është gjetur i vdekur një person në Istog. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. “Istog / 23.10.2023. Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftim.

Lexo më Shumë

Dy persona janë arrestuar këtë të martë në Gjakovë, pasi dyshohen për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë. Sipas policisë, të njëjtit në rrugën “Gaspër Karaqi” nga depoja e një biznesi kishin vjedhur mallra të ndryshme në vlerë 100 mijë euro. “Me datën 24.10.2023 rreth orës 10:55, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur për të, kishin depërtuar brenda objektit të biznesit të tij në rrugën ‘Gaspër Karaqi’ në Gjakovë, dhe nga depoja e këtij biznesi kishin vjedhur mallra të ndryshëm (veshmbathje, bizhuteri, gjësende të ndryshme shtëpiakë etj.) në vlerë rreth 100 000 (njëqind mijë) euro”,…

Lexo më Shumë

Një 47-vjeçare nga Draçeva e ka denoncuar vëllain e saj në Polici, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj saj, transmeton TV21. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se “sot në ora 04:30 një grua 47-vjeçare ka denoncuar se rreth orës 00:45 në shtëpinë në rajonin e Draçevës është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj Z.N”. Nga Policia thonë se po merren masat për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon sot nga ora 09.30 procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala. Dëshmitari i katërt i Mbrojtjes, Mark Shala, do të vazhdojë dëshminë edhe ditën e sotme, ku pyetjet pritet t’i parashtrojë Zyra e Prokurorit të Specializuar, trupi gjykues dhe mbrojtja e viktimave. Ndryshe dje Mark Shala, ka thënë se gjatë kohës së luftës janë takuar vetëm dy herë me Pjetër Shalën. “Gjatë luftës jam takuar dy herë. Hera e parë ka qenë kur kemi ardhë në Kukës dhe jemi vendos aty. Dhe aty sipas informatave që kam pas ai ka qenë në…

Lexo më Shumë

Për të pestën herë sot do të tentohet të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla. Takimi i deputetëve do të mbahet në ora 13:00, në tentativë për ta krijuar Komisionin hetimor për dyshimet për keqpërdorim me rezervat shtetërore. Ideja për një komision hetimor lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore ka ardhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Por, kundër…

Lexo më Shumë

Kombet e Bashkuara është Organizata Ndërkombëtare më e madhe dhe më e rëndësishme sot në botë, veprimtaria e të cilës daton që nga viti 1945. Qëllimi kryesor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet kombeve, zhvillimi ekonomik, dhe ruajtja e sigurisë dhe e paqes në botë. Ajo është vazhduese e Lidhjes së Kombeve, por me një strukturë, organizim dhe anëtarësi shumë më të gjerë dhe më të plotë. Iniciatorët te krijimit të saj u bënë fuqitë e mëdha të koalicionit antifashist, SHBA dhe Britania e Madhe të cilët në pikën e 11 të Kartës së…

Lexo më Shumë