Një ditë pas të shtënave me armë zjarri në zonën e “Don Bosko” në Tiranë, policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe e ka shpallur në kërkim. Sipas policisë, autori i dyshuar është Andrea Bregasi 32 vjeç banues në Tiranë. Policia e Tiranës ka vendosur në dispozicion 5000 Euro shpërblim për çdo qytetar që ofron informacione rreth vendndodhjes së tij. Një ditë më parë, ai qëlloi me armë në drejtim të makinës së Rudolf Zefit. Ishte ky i fundit që denoncoi në polici se ndaj ishte qëlluar me armë. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar. Zefi i tha…
Author: Hamdi Kumanova
Projeksionet për popullsinë e Maqedonisë së Veriut tregojnë se ka rënie të popullsisë, bëri të ditur Enti Shtetëror për Statistika, shkruan TV21. Sipas këtij institucioni, nëse mbeten parametrat e vitit 2022 dhe nuk ndryshon asgjë, parashikimet janë se popullsia në vendin tonë do të ulet në 1.3 milionë banorë deri në vitin 2070, nga 2,022,547 që janë tani, respektivisht 1.8 milionë rezidentë. Projeksionet janë nën supozimin se nuk do të ketë luftëra në vend dhe rajon, do të ketë një situatë normale dhe të qëndrueshme politike të brendshme, në gjysmën e parë të viteve 2030 do të përfundojë procesi i…
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Z. Murati dhe Drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë, Z. Maslichenko nënshkruan sot një marrëveshje me vlerë 20 milionë euro. Përmes kësaj marrëveshje parashihet ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Rajonin e Ferizajt përmes së cilit parandalohet shkarkimi i ujërave të zeza në lumenj. Nga ky projekt përfitojnë rreth 90 mijë qytetarë duke ndikuar në ruajtjen e burimeve lokale të ujërave. Gjithashtu, vlen të theksohet se projekti është në linjë me Strategjinë Nacionale të Ujërave për Kosovë (2023 -2027). Në ceremoninë e nënshkrimit, Ministri Murati theksoi…
Ministria e Drejtësisë ka urdhëruar vendosjen në regjimin e posaçëm “41 bis” të një tjetër të dënuari, Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”. Ende nuk dihet rregulli që ka thyer i dënuari në burgun e Peqinit, por ai do të vuajë dënimin e përjetshëm në regjimin “41 biss” Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur se do të zbatojë me rigorozitet ligjin për vendosjen në regjimin e posaçëm (41/b) për të gjithë ata të paraburgosur dhe të dënuar që cenojnë rendin dhe sigurinë, apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal…
Të shtatë projeksionet për popullsinë në Republikën e Maqedonisë së Veriut deri në vitin 2070 nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH) tregojnë për ulje të numrit të përgjithshëm të popullsisë në vend. Vëzhguar sipas varianteve të projeksionit, popullsia e vendit, nga 1.832.000 fillestare në vitin 2022, në fund të periudhës së projeksionit do të shkonte nga 501.200 (variant konstant) në 1.485.700 (variant pa imigrime). Nëse nuk ndryshon asgjë dhe mbeten parametrat nga viti 2022, popullsia totale do të ulet në 1.3 milionë banorë deri në vitin 2070. Projeksionet bazohen në supozimin se nuk do të ketë luftëra në vend dhe…
Përgatituni në 2024. Po vijnë një numër i madh ditësh jo pune, por edhe shumë fundjavë të zgjatura. Për të planifikuar më mirë kohën e pushimeve ose për të organizuar aktivitetet tuaja të biznesit, publikojmë listën e ditëve jo pune për vitin 2024. Programi për ditë jopune për vitin 2024 Në pajtim me Ligjin për Festat e Republikës së Maqedonisë (Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 21/98 dhe 18/07) në vitin 2024 ditë jo pune janë: Për të gjithë qytetarët e RMV-së • 01 Janari (e Hënë), Viti i Ri, • 07 Janari (e diel), Krishtlindjet, dita e parë e Krishtlindjes…
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimin tanimë të njohur të tij, se për tu faktorizuar sa më shumë shqiptarët – duhet të ketë vetëm se dy parti politike, pozitë dhe opozitë. “Ne s’kemi nevojë për më shumë se dy parti politike, e treta është e dëmshme, tani edhe më vjen turp gjashtë apo shtatë shqiptar që ulen aty dhe vetëm dy maqedonas, vazhdojnë shqiptarët me arsyetimin – kombi madh jemi, thuaj që ne kinezët jemi. Sa më të organizuar që të jemi, sa më shumë mandate të bëhen të rëndësishëm. Mandati të…
Policia prej një jave është në kërkim të njëzet e nëntë vjeçarit nga Strumica, Marko Davçev, i cili ishte shpallur i zhdukur. “Me datë 09.12.2023 në Stacionin Policor Strumicë T.D.(64) nga Strumica ka raportuar se djali i tij M.D është larguar nga shtëpia e tyre. (29), i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit”, njofton MPB.
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ambasadori çek Jarosllav Ludva sot në Ministri nënshkruan Marrëveshje kornizë me të cilën për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut në mënyrë sistematike zgjidhen sfidat me furnizim me kohë të pjesëve rezervë, korrigjim të pjesëve dhe furnizim me material shpenzues për nevojat e helikopterëve transportues Mi-8/17, helikopterët Bel 206 dhe aeroplanët Zlin 242L. Nga MM njoftuan se Marrëveshja kornizë është në vlerë prej pesë milionë euro, ndërsa marrëveshja është aktive gjatë pesë viteve të ardhshme, gjegjësisht deri në vendosjen në përdorim të platformave të reja të helikopterëve të cilat janë planifikuar…
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva, kanë vizituar sot Poliklinikën Zhelezara me rastin e blerjes së pajisjeve të reja mjekësore – mamografisë digjitale me stereotaksi dhe aparatit ECHO ultrazë me dy sonda, të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë. Në deklaratën për media, Ministri Mexhiti informoi se ky mamograf digjital paraqet pajisjen më të sofistikuar që përdoret në të gjitha objektet shëndetësore në mbarë botën dhe konsiderohet si një metodë moderne për detektimin e kancerit të gjirit në një fazë të hershme. Me blerjen e aparatit do të ngrihet dhe përshpejtohet cilësia e kujdesit shëndetësor…
Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski thotë se vendimi për fillimin e negociatave të Ukrainës dhe Moldavisë me BE-në nuk është marrë pa konsensus, sepse largimi i Hungarisë nga seanca nuk do të thotë votë kundër, përcjell Telegrafi Maqedoni. Me këtë është e qartë, theksoi Kryeministri, se në BE ka marrëveshje për fillimin e negociatave me këto dy vende. “Ekziston edhe një tezë tjetër se Ukraina kishte një mosmarrëveshje dypalëshe. Vendi nuk është në një mosmarrëveshje të tillë me Rusinë, por Moska ka sulmuar në mënyrë të pajustifikueshme Kievin dhe vendi nuk është anëtar i BE-së. Çdo paralele mes atij rasti…
Qeveria teknike dhe pjesëmarrja e VMRO-DPMNE-së do jetë temë e takimit midis kryeministrit Dimitar Kovaçevskit dhe kreut të VMRO-së, Hristijan Mickoski. Kovaçevski theksoi sot se qeveria teknike është obligim ligjor për të gjitha partitë politike dhe se pret nga partitë që të emërojnë përfaqësuesit e tyre sipas ligjit. “Gjithsesi se do të kemi takim me kryetarin e VMRO-DPMNE-së sepse mendoj se ky është komunikim më se normal, në të cilin do të fliten këto tema, megjithatë sërish nuk bëhet fjalë për diçka që mund të ketë interpretim të lirë, bëhet fjalë për dispozitë ligjore rreth resorëve dhe pozitave për secilën…

