Author: Hamdi Kumanova

Rreth pesëdhjetë banorë nga fshati Banjica e Poshtme dhe Banjica e Epërme kanë bllokuar rrugën rajonale që kalon nëpër fshatrat e tyre dhe nuk kanë lejuar të kalojnë automjetet për tre orë në shenjë revolte ndaj mënyrës se si bëhet shpronësimi për nevojat e Korridorit 8. Nga protesta, ata njoftuan se nga java e ardhshme ata do të ndalojnë veprat e kompanisë Bechtel dhe Enka. Në protestë, banorët e zonës u shprehën edhe një herë të revoltuar ndaj qëndrimit injorant, siç thanë, të pushtetit dhe institucioneve të tjera në zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe, siç thanë ata, askush nuk i…

Lexo më Shumë

Hyrja e paligjshme e 11 emigrantëvr nga Siria, Pakistani, Kameruni dhe Kongo është parandaluar në tre raste të veçanta në pikën kufitare “Bogorodicë” gjatë kësaj dhe javës së kaluar. Siç transmeton portali lideri.mk, dy raste u zbuluan nga një ekip i lëvizshëm i Departamentit të Kontrollit dhe Hetimeve pasi kontrolluan dy automjete mallrash me targa polake në hyrje të vendit te vendkalimi “Bogorodicë” më 4 janar në orët e vona të mbrëmjes dhe më 5 janar në orën 4 të mëngjesit. “Në të dyja rastet, migrantët u zbuluan në hapësirën e paletave të gjysmërimorkiove gjatë kontrollit me skaner mobil.…

Lexo më Shumë

Levizja BESA thekson se sa më shumë që BDI dëshiron të shitet si parti “pro Evropiane” aq më shumë dëshmohet se është pro krimit dhe korrupsionit. “Për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin, janë në gjendje që të shkatërrojnë edhe institucionet të cilat mbrojnë sigurinë ajrore ndërkombëtare, siç është rasti me sulmin në Kullën e Kontrollit të Aviacionit Civil. Në vend që BDI urgjentisht të largojë nga partia dhe nga çdo funksion Bekim Nezirin, ajo vetëm distancohet nga veprimi i tij, duke u përpjekur ta mbrojë. Në vend që BDI të veprojë për shkarkimin e të gjithë drejtorëve në M-NAV…

Lexo më Shumë

Memedali Jusufi Procesi i integrimit , hyrja në grupe të caktuara, kërkon edhe ndërtimin e vlerave të reja identitare. Kur ne e shtrojmë pyetjen mbi pozitën tonë në shoqëri, e shtrojmë në fakt, pyetjen se cili është identiteti ynë? Sa është i theksuar dhe sa është i respektueshëm, është i dallueshëm apo nuk është i dallueshëm. Krijohen identitete të reja edhe brenda një njeriu, personi, individiumi, dhe ndërthuren shumë mikroidentitete. Me nenshkrimin e mareveshjes se Prespes shume kushe pandehu se ne do ta humbim identitetin pergjithmone. Maqedonasit nuk humben asgje, vetem se , ne si shtet u inkuadruam ne…

Lexo më Shumë

Me datë 05.01.2024 në ora 17:05 në Ohër, zyrtarë policorë nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve në SPB Ohër kanë ndaluar Gj.J. (53) nga Ohri. Gjatë bastisjes në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, u gjetën dhe sekuestruan marijuanë dhe sende me mbetje marihuane. Me të është zhvilluar një intervistë zyrtare në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Dr. Fatmir Mexhiti ka njoftuar sot se ndërtimi i Poliklinikës Saraj në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup po përfundon dhe pritet të vihet në përdorim në ditët në vijim. ” E re, e bukur, e pastër dhe e rregulluar! Ndërtimi i Poliklinikës së Sarajit është në fazën përfundimtare dhe për pak ditë do ta vëmë në përdorim! Jam krenar që në periudhën e kaluar kemi bërë fuqizim serioz të shëndetësisë publike duke investuar në infrastrukturë, duke blerë pajisje të reja mjekësore, ilaçe të reja dhe duke investuar në kapitalin njerëzor si një nga hallkat më të rëndësishme…

Lexo më Shumë

Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup mbrëmë vonë ua ka caktuar masën e kujdesit katër personave të dyshuar për rrezikim të sigurisë së komunikacionit ajror, lidhur me sulmin në M-NAV dhe jo paraburgim, siç kërkoi Prokuroria Publike. Në mesin e këtyre personave është edhe Bekim Neziri, ish-ministër, këshilltar aktual i drejtorit të M-NAV-së dhe kryetar i BDI-së në Çair. Prokurori kompetent paralajmëroi ankimim të rastit. Gjykata Penale në Shkup nuk ka pranuar propozimin e Prokurorisë Publike për personat e dyshuar për sulmin në M-NAV. Megjithëse Prokuroria Themelore Publike kishte kërkuar masë paraburgimi për të katër të…

Lexo më Shumë

Me rastin e festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, bilborde të partisë politike VMRO-Partia Popullore u shfaqën në disa lokacione rreth Shkupit. Por në billborde nuk ka asnjë ofertë politike, një lloj slogani të ri, por ka thirrje për të dëgjuar muzikë maqedonase. “Dëgjo muzikë maqedonase! Mbroni identitetin maqedonas!”, është mesazhi në billbordet e VMRO-Popullore, themelues dhe president nderi i së cilës është ish-kryeministri dhe ish-lideri i VMRO-DPMNE-së, Ljubço Georgievski, shkruan INA, përcjell Flaka Media.

Lexo më Shumë

Lëvizja Demokratike thotë se banorët e Komunës së Likovës, përkatësisht të fshatrave Llojan e Vaksincë janë në prag të një katastrofe ekologjike me përmasa të papara, dhe për këtë akuzon BDI-në. Sipas LD-së burimet e ujit të pijshëm, ajri dhe tokat janë të mbushura me sasi të larta të arsenit dhe të metaleve të tjera të rënda që po përhapen nga miniera lokale dhe nga deponia. Sipas kësaj partie banorët e Llojanit dhe Vaksincës janë të rrezikuar nga ndotja masive, ndërsa më të prekur janë fëmijët të cilët mësojnë në shkollën lokale që gjendet vetëm 100 metra larg deponisë. “Banorët…

Lexo më Shumë

Sot Shkupi është në vendin e nëntë në botë për nga ndotja e ajrit në listën e platformës IQAir (World Air Quality Index). Sipas përqendrimit të grimcave PM në ajër, i matur në orën 11:00 me orën lokale, ajri në Shkup është “i pashëndetshëm” dhe ekspozimi në ajër të hapur nuk rekomandohet për njerëzit me shëndet të ndjeshëm, përcjell INA. Qytetet më të ndotura në botë këtë mëngjes janë Nju Delhi në Indi, Lahore në Pakistan, Kalkuta në Indi, Shangai në Kinë, Katmandu në Nepal, Mumbai në Indi, Karaçi në Pakistan dhe qyteti kinez Hangzhou. Për shkak…

Lexo më Shumë

Dy shtetas të Kosovës kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë që raportohet se ka ndodhur në Hungari. Për rastin e vdekjes së dy të rinjve nga Kosova ka njoftuar familjari i tyre Bashkim Hoxha. Ai në një postim në Facebook shkruan se në këtë aksident ka ndërruar jetë djali i vëllait të tij dhe dhëndri i tyre. Lexoni të plotë postimin: “Një ditë të gjithë do të kthehemi te krijuesi ynë ! Të dashur familjarë, farefis e ju miq të nderuar. Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta…

Lexo më Shumë