Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu përmes një video postimi ka paraqitur pamje nga rruga e re që do ta lidhë fshatin Pallçisht të poshtëm me autostradën, shkruan Top24
Author: Hamdi Kumanova
Anëtarët e Këshillit Gjyqësor, gjyqtarja Loreta Gorgieva dhe Milazim Mustafa, i kanë dorëzuar dorëheqjen ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, dhe e kanë tërhequr nga anëtarësimi në Këshillin e teknologjitë e informacionit dhe komunikimit (TIK), pasi që e konsiderojnë pjesëmarrjen e tyre të mëtutjeshme në këtë organ si e papërshtatshme, raporton Këshilli Gjyqësor. “Këshilli i TIK-ut veproi si ekip me kryetarin e tij Llazar Nanev dhe zëvendësin, Gordana Lazhetiq dhe prandaj konsideroj se nuk ka vend për pjesëmarrjen time të mëtutjeshme”, thuhet në dorëheqjen e gjyqtares Georgieva, të cilën e raporton Këshilli. Në shpjegimin e dorëheqjes së Mustafa, siç shtojnë ata,…
Në Gjykatën Themelore Penale sot ka përfunduar gjykimi për aksidentin e trafikut në të cilin humbi jetën një fëmijë dhjetë vjeçar në bulevardin “Nikola Karev” në pjesën e njohur si rruga e Plastikave, në Shkup 21 vjeçari autor i veprës penale ka pranuar fajin, duke thënë se i vjen keq për aksidentin tragjik. Më 12 tetor në ora 16:40 në bulevardin “Nikola Karev” në Shkup, i akuzuari nuk i ka respektuar rregullat e parapara dhe ka vozitur me shpejtësi 76 kilometra në orë, ndërsa me pjesën e përparme të veturës ka goditur trupin e këmbësorit – 10 vjeçarin, i cili…
Dje (12-nëntor) rreth orës 18:25, në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, pjestarët e policisë të SPB Tetovë kanë arrestuar 42-vjeçarin S.A. nga Falishti i Tetovës, i cili u soll në mënyrë agresive ndaj tyre duke ndërmarrë veprime zyrtare gjatë një aksioni kontrollues në trafik. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë e parashikuar me ligj.TS
Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,06 % në raport me vendimin e datës 10.11.2023. Nga data 14.11.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 80,00 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 82,00 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-E V) 77,50 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 76,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 43,332 (denarë/kilogram) Çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen…
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë sot në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së ku do të diskutohet mbi zhvillimet e fundit dhe për sigurinë në Evropë. Pjesëmarrjen e saj e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter. Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë dëshmon për urgjencën e përballjes me kërcënimet që cenojnë sigurinë. “Për Kosovën dhe rajonin, sulmi paraushtarak i 24 shtatorit nga Serbia ndryshon gjithçka dhe dëshmon urgjencën e përballjes me kërcënimet e mëdha të sigurisë”, ka thënë ajo. Ministrat…
Një i mitur nga Kumanova është gjetur i vdekur dje në shtëpinë e tij, njoftoi sot policia, njofton Klan M. Më datë 12.11.2023 në ora 11:23 në SPB Kumanovë është raportuar se një i mitur nga Kumanova është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Kumanovë, thuhet në njoftimin e Sektorit për Punë të Brendshme. Nga aty shtojnë se mjeku i Urgjencës ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme të dhunës, ndërsa një ekip nga SPB Kumanovë ka bërë kontroll në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.…
Kjo qasje, jo vetëm ekonomike, por edhe politike, mendoj se nëse kultivohet dhe zhvillohet në skenën publike, do të ndërtojë barriera të forta kundër gjahut të palodhshëm nacionalist të “armiqve”, që rrëmbejnë diçka nga dikush, qofshin ato autostrada, hidrocentrale, resurse natyrore ose kulturore. Shkruar nga: Fatmir BYTYQI “Rruga vazhdon më tej Poshtë derës ku filloi. Tani shumë përpara Rruga shkoi, Dhe unë duhet ta ndjek, nëse mundem, Për të qëndruar në të me këmbë të etur, Derisa bashkohet në një rrugë të madhe Aty ku kryqëzohen shumë shtigje dhe pista vrapimi. Dhe ku pastaj? Nuk mund ta them” (Xh.R.R.…
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, vizitoi sot Klinikën për sëmundjet e fëmijëve me rastin e ndarjes së sensorëve falas për matjen e glukozës në gjak tek pacientët më të vegjël. Mexhiti njofton se janë blerë sensorë për 650 pacientë, të destinuar për fëmijë dhe të rinj deri në 18 vjeç me diabet tip 1, shtatzëna me diabet tip 1, personave të verbër, ndërsa pjesa tjetër e sensorëve do t’i ndahet Klinikës Universitare të Endokrinologjisë. “Më vjen mirë që më në fund është bërë furnizimi me sensorë për matjen pa dhimbje të glukozës në gjak. Në vend të shpimeve të…
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe ka reaguar ashpër sot në komisionin parlamentarë pasi deputetët e VMRO dhe Levicës nuk e durojnë gjuhën shqipe, kjo është skandaloze u shpreh Snopçe, shkruan Top24 Video:
Numri rekord i turistëve ne 2023-shin e vendos Shqipërinë në rrugën e duhur për të rrëmbyer titullin e “Mbretëreshës së Turizmit 2024”, shkruan e përditshmja italiane “La Gazzetta del Mezzogiorno”. Operatorët vendas, thuhet aty, raportuan një rritje prej 35% të kontratave të garantuara për turizmin e organizuar për vitin e ardhshëm. “Në Sarandë, qyteti jugor i Shqipërisë dhe një destinacion i preferuar për bashkatdhetarët tanë, disa objekte tashmë janë plotësisht të rezervuara për gushtin. Edhe në Vlorë, jam i sigurt se në 2-3 muaj do të kemi një pjesë të mirë të akomodimeve të rezervuara”, thuhet në shkrim. Ka shumë…
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar të hënën një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke zëvendësuar flamurin e Kosovës me një improvizim të një flamuri me dy yje dhe ku komunat me shumicë serbe theksohen me ngjyrë të bardh në hartën e territorit të vendit. Sipas tyre, kjo dëshmon zhbërjen e pavarësisë së Kosovës me pranimin e draftit të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj para mediave tha se pas pranimit të draftit të Asociacionit zhduket barazia ndërmjet qytetarëve që kanë qenë të shprehura përmes yjeve më simbolet e shtetit. Molliqaj: Drafti…

