Numri rekord i turistëve ne 2023-shin e vendos Shqipërinë në rrugën e duhur për të rrëmbyer titullin e “Mbretëreshës së Turizmit 2024”, shkruan e përditshmja italiane “La Gazzetta del Mezzogiorno”. Operatorët vendas, thuhet aty, raportuan një rritje prej 35% të kontratave të garantuara për turizmin e organizuar për vitin e ardhshëm. “Në Sarandë, qyteti jugor i Shqipërisë dhe një destinacion i preferuar për bashkatdhetarët tanë, disa objekte tashmë janë plotësisht të rezervuara për gushtin. Edhe në Vlorë, jam i sigurt se në 2-3 muaj do të kemi një pjesë të mirë të akomodimeve të rezervuara”, thuhet në shkrim. Ka shumë…
Author: Hamdi Kumanova
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar të hënën një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke zëvendësuar flamurin e Kosovës me një improvizim të një flamuri me dy yje dhe ku komunat me shumicë serbe theksohen me ngjyrë të bardh në hartën e territorit të vendit. Sipas tyre, kjo dëshmon zhbërjen e pavarësisë së Kosovës me pranimin e draftit të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj para mediave tha se pas pranimit të draftit të Asociacionit zhduket barazia ndërmjet qytetarëve që kanë qenë të shprehura përmes yjeve më simbolet e shtetit. Molliqaj: Drafti…
Njëzet e shtatë vjeçari B.A. nga Tetova, dje (12-nëntor) në orën 14:45 në SPB-Tetovë ka raportuar se 20 minuta më parë në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë është sulmua fizikisht nga një person që njihte. Janë ndërmarrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.Ts
Duhet një qasje edhe më sistematike ndaj gjetjeve të raporteve të revizionit, para së gjithash nga institucionet qeveritare që duhet të heqin dobësitë, por edhe nga autoritetet hetimore lidhur me procedurat kundër abuzimeve të mundshme, transmeton Portalb.mk. Këtë e theksoi prokurori publik Lubomir Joveski në punëtorinë me qëllim promovimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mënyrën e veprimit sipas raporteve të auditimit, ku morën pjesë përfaqësues të prokurorive publike në vend dhe të Entit shtetëror për revizion. “Bashkëpunimi ynë duhet të jetë i fortë, sepse synimet tona janë të përbashkëta. Dhe ato synime të përbashkëta janë – e vërteta dhe lufta kundër…
Në Kuvend sot vazhdon me punë Komisioni anektues për skandalin në ISHP Klinika Universitare e Radioterapisë dhe Onkologjisë. Sipas rregullores, anëtarët e Komisionit kishin 30 ditë për të hetuar dëshimitarët, ndërsa tani fillojnë 30 ditët e parapara për shqyrtimin e dokumentacionit. Do të diskutohet për stenogramët dhe deklaratat, dokumentacionin, materialin arkivor i dorëzuar nga Klinika, Ministria e Shëndetësisë, Fondi për Sigurim Shëndetësor, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe nga Agjencia për Ilaçe dhe pajisje medicinale “Malmed”, deklaroi për MIA-n, Rashella Mizrahi, kryetare e Komisionit anketues. Pas debatit për dokumentacionin, Komisioni duhet të sjellë konkluzione formale. Mbetet, siç…
Sot është një ditë shumë solemne për ne, sepse pikërisht këtu, në Universitetin e Sofjes, 100 vjet më parë, personalitete publike, shkencëtarë, profesorë, mësues themeluan Institutin Shkencor Maqedonas për studimin e historisë, gjeografisë, etnografisë, jetës ekonomike të Maqedonisë. për të mbledhur materiale historike për luftërat çlirimtare të bullgarëve të Maqedonisë, duke përgatitur një histori sistematike dhe të detajuar të këtyre luftimeve, tha nënkryetarja bullgare Iliana Iotova. në fjalimin e saj me rastin e 100 vjetorit të Institutit Shkencor Maqedonas në Sofje. Ajo shtoi se “Jo vetëm patriotizmi, por edhe përmirësimi shkencor, tezat, historia, analizat, idetë, qëndrimet do të…
Ndërmarrja Publike për Rrugë njofton se sot, më datë 13.11.2023, për regjimin e përkohshëm në rrugën Nikolla Karev nga ura e Belasicës deri në kryqëzimin me bulevardin Kuzman Josifovski Pitu. Në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 14:00, qarkullimi në këtë segment të rrugës do të nënshtrohet një regjim të veçantë për shkak të aktiviteteve të asfaltimit. Nga ora 6 e pasdites deri në përfundimin e aktiviteteve ndërtimore, do të vazhdohet me asfaltimin e kryqëzimit me Bulevardin Kuzman Josifovski Pitu. Për të siguruar qarkullimin e sigurtë dhe efikas në këtë periudhë të ndryshme, do të vendoset sinjalistikë e trafikut…
Blloku opozitar shqiptar i njohur ndryshe si Lidhja Evropiane për Ndryshim që përbëhet nga tre partitë: Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike dhe Alternativa, sot pritet të formalizojë bashkëpunimin edhe në shtëpinë ligjvënëse duke formuar grup parlamentar, transmeton Portalb.mk. Këtë lajm e ka konfirmuar për Alsat, kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami i cili ka thënë se të hënën do të publikohet grupi parlamentar në Kuvend. “Presim që me këtë të ecim edhe një hap më shumë dhe më përpara drejt homogjenizimit të opozitës, drejt faktorizimit të votës opozitare, drejt ngritjes dhe përforcimit të zërit opozitar në Kuvend, me çka vlerësojmë që…
Situata politike në Maqedoninë e Veriut edhe këtë vit ishte e polarizuar, gjë që ndikoi në mosfunksionimin e institucioneve demokratike. Korniza ligjore edhe pse mbetet e favorshme për organizimin e zgjedhjeve demokratike, nuk është bërë asnjë përparim gjatë periudhës së raportimit për të adresuar dhe zbatuar rekomandimet e pazgjidhura të OSBE-ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias. Ashtu si në raportet e mëparshme, legjislacioni zgjedhor duhet të rishikohet në mënyrë gjithëpërfshirëse për të adresuar mospërputhjet në kohën e duhur, gjithëpërfshirëse dhe transparente, nënvizon raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut në pjesën ku vlerëson legjislacionin zgjedhor, transmeton Portalb.mk. Në raport…
Nga LSDM thuhet se Hristijan Mickoski ose nuk ka njohuri ose me vetëdije është duke thënë të pavërteta për Çebrenin dhe flet për disa skandale. “Është skandal që Qeveria e Nikolla Gruevskit dhe VMRO -ja në vitin 2013 ia kanë dhënë Tikvesh investitorit privat saktësisht 3 muaj pas marrjes së aprovimit për ndërtimin i hidrocentrali “Vrutok” Çebren. Ndërsa LSDM-ja me një ndërhyrje në Vendimin për fillimin e procedurës për dhënien e koncesionit, 3 muaj pas vënies në punë të hidrocentrali të Çebrenit e fut Tikveshin në kompani të përbashkët.” Është një ndryshim thelbësor dhe i madh. Domethënë, ishte…
Personi i parë i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi, në një intervistë në emisionin “Kod” të TV Telma tha nuk ka gjasa të përfundojnë punimet në autostradën Kërçovë-Ohër. Sipas tij, urat janë përfunduar, por rrëshqitjet e dherave kanë krijuar probleme të mëdha dhe gjëja tjetër që duhet bërë është gjetja e një zgjidhjeje për rehabilitimin e gjendjes në këtë terren. Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore (NJPDP), Ejup Rustemi, thotë se me projektimin e parë të rrugës ka pasur probleme, gjegjësisht ka pasur problem me pjerrësitë që nuk janë projektuar siç duhet, kështu që në…
MPB lajmëron se sot (13.11.2023) në fshatin Orashec të Kumanovës, zyrtarë policorë nga Njësia Mobile për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migrim, kanë privuar I.I.(19) nga fshati Sllupçan i Likovës, personi është arrestuar pasi janë gjetur 12 emigant nga Nepali në automjetin “Volkswagen” me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte. “Përkatësisht, rreth orës 02:20 në magjistralen “Prijatelsto”, në pjesën Tabanovcë – Kumanovë, zyrtarët policorë kanë bërë shenjë për ndalimin e veturës, por drejtuesi i automjetit nuk është ndalur dhe ka vazhduar lëvizjen, ka shkëputur rrugën magjistrale në rrugën rajonale Kumanovë – Sveti Nikollë, dhe pasi…

