Author: Hamdi Kumanova

Derisa tekniku mjekësor po i jepte terapinë, pacienti 77 vjeçar i shtruar në spitalin 8 Shtatori, e goditi me thikë nga mbrapa duke e lënduar atë, shkruan Alsat. Gjendja e punonjësit shëndetësor është e mirë, njoftoi drejtori i spitalit, Hristijan Kostov. Ai sqaroi se pacienti i cili ka probleme me zemrën, është diagnostikuar me çrregullim mendor që shfaqet në mënyrë akute dhe është i paparashikueshëm. “Psikiatri, i cili e ka kontrolluar pacientin tha se bëhet fjalë për çrregullim mendor për shkak të ndonjë sëmundje fizike. Pacienti me një mjet metali të fortë, e sulmoi teknikun mjekësor që ishte në…

Lexo më Shumë

BDI sulmet fizike ndaj profesionistëve shqiptarë dëshiron t’i paraqesë si patriotizëm, kështu thonë nga partia e Izet Mexhitit, Lëvizja Demokratike. BDI sulmet fizike ndaj profesionistëve shqiptarë dëshiron t’i paraqesë si patriotizëm, kështu thonë nga partia e Izet Mexhitit, Lëvizja Demokratike. “Dhe kjo nuk është hera e parë. Më herët në mënyrën më të ultë, me linçim publik përmes portaleve të Artan Grubit sulmuan kryetaren e Gjykatës Supreme, zonjën Besa Ademi. Vetëm sepse nuk ra nën presionin e BDI për ta kthyer Gruevskin në RMV si hero”, thonë nga Lëvizja Demokratike.

Lexo më Shumë

Dr Shefqet Pollozhani (02.03.1940 – 11.06.2017) Dr.Shefqet Pollozhani, ishte stomatologu i parë shqiptar i diplomuar në Fakultetin e Stomatologjisë në Shkup në vitin 1963. Pas mbarimit të studimeve iu përkushtua profesionit dhe më pas specializoi protetikën për ti shërbyer pacientëve deri në vitin 2014, kur pësoi hemoragji-sulm në tru, duke iu përkushtuar mijëra pacientëve fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Strugës dhe më vonë në ordinancën e tij private. Dr. Shefqet Pollozhani, nuk ishte vetëm mjek-stomatolog, por ishte vazhdimisht në vijën e parë bashkë me intelektual të tjerë për përmirësimin dhe avansimin e pozitës së shqiptarëve në Strugë e…

Lexo më Shumë

Nga MPB njoftojnë se në pikën kufitare “Bllacë” është arrestuar një shtetas i Kosovës i cili po kërkohej nga Interpoli, përcjell TV21. Nga MPB thonë se i njëjti kishte tentuar të futej në Maqedoninë e Veriut me letërnjoftim të një personi tjetër. “Më datë 07.01.2024 në ora 17:00 në pikën kufitare “Bllacë e Poshtme”, në hyrje të vendit, gjatë kontrollit të K.S. (35) nga Republika e Kosovës, i cili ka paraqitur letërnjoftim të Kosovës, është konstatuar se në evidencë ai është me masën “arresto” me kërkesë të Interpolit. Me të është zhvilluar një bisedë zyrtare në të cilën ka deklaruar…

Lexo më Shumë

Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dey persona nga Gostivari pasi të njëjtit dyshohet se kanë vjedhur material ndërtimi nga një objekt në ndërtim e sipër në fshatin Forinë të Gostivarit. “Me datë 07.01.2024, në ora 18:10 në Gostivar, zyrtarë policorë nga SP Gostivar kanë privuar nga liria O.XH.(31) nga Gostivari dhe A.A.(24) nga fshati Forinë i Gostivarit. Ata dyshohen se gjatë ditës kanë marrë material ndërtimor nga një objekt në ndërtim e sipër. Materiali i marrë është gjetur dhe i është kthyer pronarit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave në fjalë do…

Lexo më Shumë

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vlorë gjatë mbrëmjes së djeshme, ku 22-vjeçari Gëzim Sinomati u vra me snajper, sapo doli në ballkonin e banesës së tij. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje, ndërsa i riu sapo ishte kthyer nga Belgjika. Atentorët kanë shtënë nga makina e cila ka qenë parkuar para ballkonit të 22- vjeçarit. Makina tip “BMW” ka qenë parkuar rreth 30 minuta para pallatit dhe kur ka dalë në ballkon shenjestra, është shtënë, pasi një plumb e ka marrë në kokë dhe ka përfunduar në tavanin e shtëpisë.…

Lexo më Shumë

Në pikën kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Dellçevë-Stanke Lisiçkovë pritet mbi dy orë për të hyrë në Bullgari. Është krijuar kolonë mbi 1 kilometra e gjatë. Sipas MIA-s, një nga arsyet është prania e disa autobusëve në këtë pikë kufitare, por edhe mosfunksionimi i sistemit të hyrjes në vendkalimin kufitar Stanke Lisiçkovë. “Kemi rreth dy orë që jemi këtu, janë rreth tetë autobusë atje lart, dhe kolona është e gjatë mbi një kilometër. Kur udhëtojmë për në Bullgari, arsyeja e shpeshtë është mosfunksionimi i sistemit në anën bullgare, gjë që shkakton ngecje edhe në anën e Maqedonisë”,…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në periudhën prej datës 09.01.2024 deri më 13.01.2024 (nga e marta deri të shtunën), SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në Shkup. Regjimi i qarkullimit është për shkak të vizitës zyrtare të një delegacioni të kryesuar nga Abdullah Bin Muhammad AlSheikh, kryetar i Asamblesë së Mbretërisë së Arabisë Saudite – Mexhlisi Al Shura. Me regjimin e veçantë që do ta zbatojë Njësia për siguri në komunikacionin rrugor, do të mbulohen rrugët në zonën e gjerë qendrore të qytetit të Shkupit. Për këto arsye, MPB apelon tek…

Lexo më Shumë

Nga e mërkura gjërat do të bëhen shumë të vështira për shumë udhëtarë në Gjermani. Kjo pasi që protestat pritet të fillojnë në të gjithë vendin. Poashtu pritet të ketë grevë që pritet të zgjasë nga ora 2 e mëngjesit të së mërkurës deri në orën 18:00 të së premtes. Në shumë qytete, fermerët do të dalin në rrugë të hënën për të protestuar kundër shkurtimeve të planifikuara të subvencioneve. Autostrada midis Berlinit dhe Hamburgut do të bllokohet, shkruan Indeksonline. Shoqata Gjermane e Fermerëve po planifikon një javë protestash që do të kulmojnë me një demonstrim në Berlin më 15…

Lexo më Shumë

Zbardhen dëshmitë tronditëse të dy fëmijëve të mëdhenj të Xhemal dhe Bedrie Lokës, ku kjo e fundit në gjendje të rënduar psikologjike i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dosjen hetimore ku jepet dëshmia e djalit dhe e vajzës. Djali i çiftit tha se babai i tij teksa ishte në Greqi një vit më parë e ka kërcënuar nënën duke i thënë se; do ta bënte që të vriste veten. Ndërmjet bashkëshortëve Loka konfirmohet edhe nga deklarimet e fëmijëve të tyre. Në deklarimet e tij të datës 05.01.2024, djali i çiftit Loka…

Lexo më Shumë

Dhuna ndaj 3 shqiptarëve Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi në Herceg Novi të Malit të Zi, mesditën e 6 janarit, dyshohet se zanafillën e ka në momentin që ata po zbrisnin nga trageti. Raportohet se shqiptarët janë konfliktuar me shtetas të tjerë malazez për radhën e zbritjes nga trageti. Konflikti verbal i nisur aty, me sa duket nuk është arritur të mbyllet në moment. Mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për të njëjtët persona që kanë ndjekur makinën e shqiptarëve, apo kanë qenë të tjerë të cilët kanë njoftuar miq të tyre malazez për të goditur shqiptarët. Të…

Lexo më Shumë

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska paralajmëroi se sivjet do të fillojë të rinovohet kinemaja e mëparshme “Partizani” në Manastir, ndërsa qëllimi është shndërrimi i saj në një qendër moderne dhe multifunksionale. Ideja, siç theksoi ministrja, është që objekti i kinemasë së mëparshme “Partizani” të shndërrohet në një qendër moderne, multifunksionale, efikase për punë, një hapësirë ​​komode, e cila do ta pasuronte skenën kulturore në qytetin e Manastirit. “Sivjet po fillojmë ta rinovojmë. Do të jetë një objekt shumëfunksional. Disa herë pata mundësi të takohem me ta kur e zhvillonim projektin, njerëz të rinj që thithin idetë. Së pari…

Lexo më Shumë