Besimi: Me politika konsistente drejt mjeteve të favorshme për financimin e rritjes, qasje edhe në 200 milionë euro nga programi PLL Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut zhvillon politika konsistente në drejtim të vendosjes së trendit të financave dhe bazave të qëndrueshme për rritje në periudhë afatmesme, ndërsa politikat e tilla i ofrojnë vendit dhe Qeverisë mundësinë për të zgjedhur instrumentet për financimin e politikave me mjete më të favorshme, në vend të mjeteve të kushtueshme në tregjet financiare ndërkombëtare. Kjo u identifikua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar vitin e kaluar dhe i mundësoi vendit qasje në mjete të favorshme…
Author: Hamdi Kumanova
Arkeologët kanë hasur në një gjetje shumë të çuditshme në një varr të lashtë në Egjipt – një dhëmb në legenin e një gruaje të re që vdiq disa mijëra vjet më parë. Në fillim, mbikëqyrësi i zonës, arkeologia Melinda King Wetzel, mendoi se ishte një fetus nga koha e faraonëve egjiptianë, por më vonë doli të ishte një zbulim edhe më i rrallë. Domethënë, duket se është zbuluar dëshmia më e vjetër e një teratome të pjekur ovarian ose tumor të qelizave germinale. Masa e gjetur duket si një masë e kalcifikuar e indit të çorganizuar dhe të formuar…
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se ka dilema nëse ASH duhet të jetë pjesë e Qeverisë, transmeton TV21. “Megjithatë, kemi dilema nëse do të vazhdojmë tutje. Ne deri në në fund të nëntorit ndoshta do të duhet të mbajmë seancë të Kryesisë Qendrore, për të analizuar të gjitha mundësitë dhe nuk përjashtohet mundësia për të shkuar në opozitë. Kjo është një kohë turbulente kur nuk dihet se kush për kë punon. Na duhen edhe udhëzime nga ata që ne i quajmë miqtë tanë dhe të dimë se cilën rrugë ta ndjekim”, tha Taravari.
Nga java që vjen, 13 fëmijët shqiptarë të Idrizovës që akoma nuk kanë nisur vitin shkollor do të mësojnë në një nga shkollat e Komunës së Çairit deri në hapjen e paraleles shqipe për klasën e gjashtë në shkollën fillore “Njegosh” të komunës Gazi Babë. Këtë vendim e bëri të ditur ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri pas takimit me prindërit dhe nxënësit e Idrizovës madje duke shtuar se ka nisur procedurën e marrjes së kompetencave për shkollën “Njegosh”. “Unë marr kompetencat për shkollën konkrete plotësisht. Edhe nga arsyet e emërimit të drejtorit edhe në arsyet e transferit të pagave dhe…
Vendimi i fundit i kryesisë së partisë politike Aleanca për Shqiptarët (ASH) është të kandidojë i pavarur në zgjedhjet e ardhshme. Kështu deklaroi sot lideri i ASH-së, Arben Taravari, në pyetjen e një gazetari për ofertën e Ali Ahmetit që Aleanca dhe BDI të dalin me lista të përbashkëta në zgjedhjet e ardhshme. “Tani për tani, vendimi i fundit i kryesisë së partisë është të shkojmë në zgjedhje në mënyrë të pavarur. Por, ky vendim duhet të kalojë edhe në kuvendin qendror që do të mbahet deri në fund të këtij viti, diku në dhjetor. Definitivisht, Aleanca për Shqiptarët nuk…
Kjo ishte gjendja sot me autobusët e qytetit te Shkupit. Qytetarë të moshuar, shtatzëna, të sëmurë dhe nxënës që ishin vonuar për në shkollë, të gjithë pritnin të gjejnë një vend në autobusët e stërmbushur dhe të arrijnë në destinacionet e tyre. E përderisa qytetaret shtyheshin të gjejnë një vend në autobusët e rrallë, disa tjerë mbeten në pritje për autobusin e radhës. E në pritje ishte edhe votimi i buxhetit subvencionues të NQP-së e që ishte caktuar në seancë të jashtëzakonshme. Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska menjëherë rikujtoi për premtimet këshilltarët e VMRO DPMNE-së. “Si doni…
“Duhet ta ndërtojmë besimin, duhet ta kundërshtojmë gjuhën e urrejtjes dhe garanci për këtë është respektimi i të drejtave të bashkësisë etnike bullgare”, shtoi Zheljaskov. Derisa kryetari i Kuvendit bullgar përcolli në Shkup mesazhe për nxitjen e dialogut, zëvendëspresidentja e Bullgarisë, Iliana Jotova, nga Sofja i dërgoi Shkupit një sërë kritikash të ashpra për siç ka thënë “mungesë të vullnetit për bashkëpunim dhe përmbushjen e kritereve për vazhdimin e integrimit evropian”. “Politikanët në Shkup nuk tregojnë as dëshirë e as konsensus për bashkëpunim. Maqedonia e Veriut nuk tregon asnjë shenjë për të ndaluar gjuhën e urrejtjes ndaj Bullgarisë”, tha Jotova…
Buxhet zhvillimor që siguron baza solide për perspektivën e ekonomisë dhe standard më të mirë të qytetarëve – ishte vlerësimi i përbashkët I Kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe Ministrit për Financa, Fatmir Besimi, gjatë prezantimit të Buxhetit për vitin 2024. Buxheti për vitin 2024 është projektuar në 343.6 miliardë denarë ose 5.5 miliardë euro, kurse deficiti është zvogëluar dhe propozohet niveli prej 545 milion euro. Vitin e ardhshëm pritet rritje e përshpejtuar ekonomike prej 3.4%, të shoqëruar me investime më të mëdha dhe rimëkëmbja ekonomike. “Kontribut më të madh pritet të kenë vruto-investimet e vendit. Mbështetje për rritjen do…
Një grua është hedhur nga tarraca e Qendrës Tregtare të qytetit mëngjesin e sotëm. Dëshmitarët okularë thonë se gruaja ka qëndruar në tarracë dhe dukej se ka ndryshuar mendje, por në një moment është hedhur nga tarraca. Një djalë që ndodhej aty pranë u përpoq ta kapte para se ajo të hidhej por nuk ia doli. Ngjarja ka ndodhur në Qendrën Tregtare të Qytetit në qendër, në anën e sheshit Maqedoni. Menjëherë është lajmëruar ambulanca dhe sipas informacioneve gruaja është ende gjallë, por me shumë gjasa me lëndime të rënda. Ministria e Brendshme e ka konfirmuar rastin dhe thotë se…
Më datë 13.11.2023 në ora 15:00 në Veles, zyrtarët policorë nga SPB Veles e kanë privuar nga liria O.G.(43) nga Velesi. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, iu gjet dhe sekuestrua marijuanë, një peshore dixhitale dhe para në prerje të ndryshme. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.
Bashkimi Evropian nuk do të arrijë synimin për të furnizuar Ukrainën me 1 milion predha artilerie dhe raketa deri në mars të vitit të ardhshëm, tha të martën ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Derisa ka mbërritur në takimin e ministrave të mbrojtjes së BE-së në Bruksel, ai gjithashtu kritikoi vendosjen e këtij synimi në mars të këtij viti në një afat prej 12 muajsh. Këto komente paraqesin pranimin e parë publik nga një ministër i lartë në Bashkimin e Evropian se synimi nuk do të përmbushej, megjithëse rreth këtij synimi diplomatët dhe zyrtarët kanë shprehur skepticizëm privatisht për muaj…
Në Qendrën e Diabetit në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës janë rreth 8000 pacientë me diagnozë të diabetit që vijnë për ekzaminime. Prej tyre 3600 janë në terapi me insulinë, mbi 4300 pacientë janë të tipit 2 dhe 128 me diabet tip 1. Mjekët thonë se është veçanërisht shqetësues fakti që diabeti po diagnostikohet gjithnjë e më shumë tek fëmijët e moshës 9 deri në 10 vjeç. “Është një numër i madh i pacientëve që kalojnë nëpër qendrën tonë, por ka një grup që trajtohen në kujdesin parësor shëndetësor ose nga mjekë internistë privatë, kështu që numri është shumë më…

